Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit në Durrës/ Vijojnë hetimet, 40 persona të shoqëruar

Kronika

Atentati ndaj prokurorit në Durrës/ Vijojnë hetimet, 40 persona të shoqëruar

Publikuar

-

Rreth 40 persona janë shoqëruar nga Policia e Durrësit dy ditët e fundit si të dyshuar se kanë qenë në dijeni të atentatit të kryer prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos, i njohur edhe me nofkën “Rrumi” dhe shoferit Andi Maloku.

Pavarësisht se, ende nuk ka asnjë person konkret të ndaluar apo të dyshuar për ngjarjen e rëndë, vijojnë ende kërkimet. Mësohet se, personat e shoqëruar nga policia si të dyshuar janë kryesisht shtetas të skeduar më parë për krime të ndryshme, ose që mund të jenë pjesë e dosjeve të hetuara nga vetë prokurori.

Kujtojmë se, prokurori Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho vijojnë të jenë nën vëzhgimin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës. Ndërsa shoferi i Ndojit, Andi Maloku, vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS përplaset ashpër me Salianjin/ "S'ka marrë dhenë krimi, por ju që s'dini të orjentoheni"

Prokurori Ndoja ka lënë Repartin e Reanimacionit që prej mëngjesit të së shtunës dhe vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve në dhomën personale ku ndodhet i shtruar. Ndërsa Laho, vijon të marrë ende trajtim mjekësor në Repartin e Reanimacionit.

Të të plagosurit e atentatit në mbikalimin e Shkozetit, dy ditë  më parë, mbahen nën vëzhgimin e forcave të rendit, ndërsa janë lejuar vetëm vizitat e familjarëve të tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Publikuar

-

Nga

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma kryetari, fshihet ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në selinë e degës së Partisë Demokratike, në Devoll, mesditen e sotme. Mësohet se kreu i degës së PD-së në Devoll, Arben Miza, është dhunuar nga drejtues dhe militantë që merrnin pjesë në një mbledhje zyrtare.

Burimet nga vend ngjarja i thanë CNA.al se ngjarja ka ndodhur sot gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Mësohet se kreu i degës lokale Arben Miza, është dhunuar fizikisht nga Romeo Hajdërlli, nga fshati Sul i Devollit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS përplaset ashpër me Salianjin/ “S’ka marrë dhenë krimi, por ju që s’dini të orjentoheni”

LEXO EDHE:  Deputeti i PS përplaset ashpër me Salianjin/ "S'ka marrë dhenë krimi, por ju që s'dini të orjentoheni"

Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe pastaj situate ka degraduar në përdorim të forcës. Ndërkohë, të deleguarit Mima dhe Hasa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja duke mos bërë asnjë reagim.

Bëhet me dije se konflikti ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listen garuese në zgjedhjet e vitit 2021.

Nga ana tjetër, “selia blu” nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen duke e mbajtur të fshehur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK shpall moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës/ Rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja e BW, Klodiana Lala bën të ditur se SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.

Operacioni antikanabis u realizua në muajin maj, ndërsa në pranga ranë 19 persona, në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Policia operacion “blic” në Elbasan

LEXO EDHE:  Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Zbardhen detajet, një makinë tjetër “vëzhgoi” nëse vrasja u krye

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë tre shtetasve, përkatësisht një banues në Lushnje dhe dy të tjerë në Kavajë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

LEXO EDHE:  Policia operacion për arrestimin e personave të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj

LEXO EDHE:  Deputeti i PS përplaset ashpër me Salianjin/ "S'ka marrë dhenë krimi, por ju që s'dini të orjentoheni"

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE