Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Zbardhen detajet, një makinë tjetër “vëzhgoi” nëse vrasja u krye

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Zbardhen detajet, një makinë tjetër “vëzhgoi” nëse vrasja u krye

Publikuar

-

Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj  bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoja po drekonte në një restorant në zonën e Plazhit.

Pasi kishte mbyllur orarin zyrtar në organin e akuzës në Durrës, Ndoja kishte shkuar të drekonte në një nga restorantet e zonës së plazhit. Ai përshkoi rrugën për t’u larguar nëpërmjet unazës për të hyrë në autostradë në drejtim të Tiranës, duke mos e ditur se 3 km më tej, atentatorët i kishin ngritur pritë.

Këtu fillon ndjekja si nëpër filma. Autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.

Por autorët nuk u mjaftuar më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tipit Mercedez Benz dhe plumbat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoja. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndryshme si Pëllumb Muharremi me nofkën “Rrumi”.

Dëshmitarët okuluar kanë treguar në polici se pak çaste pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eliminuar.

Grupi hetimor ka mbledhur prova të shumta materiale siç është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos.

E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës-Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngritur një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se, autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët.

Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit, janë nxjerrë edhe autoblindat.

Shumë persona janë shoqëruar por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatit kriminal.

Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqendruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkafandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidona me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguara në laboratorin e policisë shkencore.

Atentati ndaj Arjan Ndojës po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për : “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një antantat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima./Abcnews

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dokumentohen të tjera vepra penale për grupin “Bajri”/ Gjykata cakton 10 masa të reja sigurie

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se janë dokumentuar të tjera vepra penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”, në vijim të operacionit “Oaz”.

Po ashtu mësohet se Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

B. R. alias B. B, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

S. R., 35 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

A. B., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

S. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 18 qershorit/Kandidatët e LSI-së në Shkodër, Durrës, Tiranë, Berat, Lezhë, Dibër dhe Kukës

J. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.

S. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.

Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Departamneti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shtyhet seanca për Dritan Zaganin/ Shkak Ministira e Drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Shtyhet seanca ndaj ish-oficerit të Policisë, Dritan Zagani, në Gjykatën e Apelit të Vlorës i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Seanca drejtohej nga relatorja Margarita Buhala, anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Seanca është shtyrë për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zvicerane.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplaset me motorin

Mësohet se seanca u shty për një afat dymujor pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë dhe do të zhvillohet në janar.

Në seancë është paraqitur babai i Dritan Zaganit, i cili ka ndjekur zhvillimet rreth çështjes së të birit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërkoi lirinë nga arratia/ Apeli rrëzon ankimimin e Agim Kajmakut

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit e cila shqyrtoi kërkesën e Agim Kajmakut i cili apeloi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit.
Kujtojmë se më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë për Kajmakun.

Ndërkohë Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës teksa ndodhej në arrati.
Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në spital një 7-vjeçare

Kajmaku u akuzua fillimisht nga opozita se kishte qenë i ndaluar në Greqi, në Janar të vitit 2003 nën emrin Jorgo Toto.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto./CNA.al

LEXO TE PLOTE