Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ Vijojnë hetimet, Ardi Veliu bën lëvizjen e radhës

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ Vijojnë hetimet, Ardi Veliu bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Vijonë kërkimet e policisë për autorët e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Burime bëjnë me dije se Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbledhur pak minuta më parë strukturat drejtuese të DVP Tiranë dhe grupin hetimor për të marrë më tepër informacione në lidhje me ecurin e deritanishme të punës.

LEXO EDHE:  Video/ Ardi Veliu viziton policët e lënduar në protestë

Mbledhja e sotme nga Veliu është kërkuar për  të kuptuar më tepër ecurinë e hetimeve pas zbardhjes së provave në dy automjetet pas ngjarjes, ndërkohë që po vijon puna  pëer gjetjen e autorëve nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës

Publikuar

-

Nga

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës

Ditën e sotme është pezulluar nga puna Nik Nikolli, shefi i Komisariatit të Lezhës.

Mësohet se Nikolli ishte emëruar në këtë post vetëm pak muaj më parë.

Dyshohet se pezullimi i tij lidhet me hetimet e nisura nga prokuroria e Lezhës në lidhje me një sasi kanabisi të zbuluar në zonën e Ungrejt.

Lidhja e Nikollit ende nuk është konfirmuar nga policia, e cila pritet të japë më shumë informacion për pezullimin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëllohen me armë drejtori dhe shoferi i Voltana Ademit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Qëllohet me armë drejtori i Voltana Ademit në Shkodër

Qëllohet me armë zjarri drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Shkodrës dhe djali i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë Stacionit të Trenit, ndërsa i plagosur, përveç drejtorit të Voltana Ademit,  Mark Molla ka mbetur edhe djali i tij, Kristjano Molla. Të dy janë qëlluar me armë në derën e banesës nga 43-vjeçari Mhill Pllumbaj, dhe sipas burimeve të CNA.al janë qëlluar me automatik nga një distancë prej 30 metrash, ndërsa autori i kapur tashmë po jep dëshminë në Polici.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia  pasi ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes, shkruan se motiv për ngjarjen është është bërë një konflikt i çastit.

Policia thotë:

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

LEXO EDHE:  Video/ Ardi Veliu viziton policët e lënduar në protestë

LEXO EDHE:  Lleshaj dhe Veliu “zbarkojnë” në aksin Elbasan-Tiranë/ Në Janar u pezulluan 1500 patenta

Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Pamje nga vendngjarja

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset pranë banesës, drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Delvinë/ Plagoset një person

Deteja të reja janë zbardhur nga ngjarja e pasdites së sotme në Shkodër ku u raportuan të shtëna me armë.

Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur, Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Mark Molla dhe djali i tij. Bëhet me dije se Molla dhe i biri, është plagosur afër banesës së tyre.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE