Connect with Us

“Askush s’i jep atij të drejtën të fyejë popullin”/ Pas Shqipërisë, Macron zemëron bullgarët

Bota

“Askush s’i jep atij të drejtën të fyejë popullin”/ Pas Shqipërisë, Macron zemëron bullgarët

Publikuar

-

Bullgaria ka reaguar me ashpërsi ndaj një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron për “bandat bullgare”  të shprehur në një intervistë për revistën franceze.

Pas pakënaqësisë që u shkaktua në Ballkan, për “Jo-në” e Francës e qëndrimin pritës të presidentit, Emannuel Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez ka zemëruar edhe bullgarët. Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika. “Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar”, është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatshanov të shtunën në televizionin privat bullgar, bTV në Sofje.

Sipas agjencisë së lajmeve, dpa të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, „Valeurs Actuelles”, presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. „Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, citohet presidenti francez.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman: Opozita po rrezikon negociatat

Sipas kritikëve, përmes këtyre lëvizjeve presidenti Macron po pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze. Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.

Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen. Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjeve në Kosovë nuk po i shihet fundi/ Rikthehet numërimi i votave në 1472 vendvotime

Publikuar

-

Nga

Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende. Deri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë.

Kështu raporton korespondenti i medias gjermane “DW” në Kosovë, sipas të cilit: procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nuk po i shihet fundi, ndonëse KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, por ishte Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ktheu pothuajse gati në fillim procesin e numërimit. Pas ankesave të partive politike për parregullsi në rezultate, një herë mbi 400 vendvotime dhe së fundi mbi 1400 vendvotime, votat duhet të rinumërohen dhe kjo mund ta ndryshojë rezultatin përfundimtar. Ajo nuk mund të ndryshojë renditjen e partisë fituese të zgjedhjeve, por numrin e deputetëve.

LEXO EDHE:  Rekomandimi për çeljen e negociatave/ Rama falënderon qeverinë Berisha

LEXO EDHE:  Rekomandimi për çeljen e negociatave/ Rama falënderon qeverinë Berisha

Procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve, filloi më (13.11), dhe ky proces pritet të zgjatë jo më pak se tre javë. Si pasojë çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zvarritet deri në fillim të dhjetorit. Këtë e thonë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procesin e zgjedhjeve, si KDI.

“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra”, thotë Eugen Cakolli…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Diplomati gjerman Peter Beyer zgjidhet raportues i BE për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njohësve më të mirë gjermanë të zhvillimeve në Ballkan, në përgjithësi, dhe Kosovë, në veçanti, ka fituar garën për raportues të Këshillin e Evropës për Kosovën, me një rezultat të bindshëm.

Sikurse raporton media gjermane “DW”Beyer ka fituar në votimin e sotshëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 vota, ndërsa Kondratyev ka marrë vetëm gjashtë vota. Vendimi i sotëm duhet të kalojë edhe nëpër instanca të tjera të Këshillit, por votimi i sotëm konsiderohet si më i rëndësishmi.

Nominimi nga delegacioni rus i përfaqësuesit të tyre Aleksey Kondratjev, ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në shumë qarqe. Në veçanti kundër janë shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Pacolli dhe mbi 40 organizata të ndryshme shqiptare, për shkak të qëndrimeve të Kondratjev kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kandidati gjerman Peter Beyer, ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë dhe konsiderohet si një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkan. Ai ka kërkuar shpesh arritjen me dialog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Bushati: Në prill Komisioni Europain jep rekomandimin

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Holanda “i shtrin dorën” Shqipërisë

Në garën për raportues të Këshilit të Evropës për Kosovën ishte edhe diplomati rus Aleksey Kondratyev, i cili humbi bindshëm këtë garë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Përmbytjet në Venecia/ Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën e tij historike dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Më shumë se 80 për qind e qytetit, i cili gjenden në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore,është nën ujë si pasojë e përmbytjeve.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, e përshkroi përmbytjen si ‘një goditje në zemrën e vendit tonë’. Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

LEXO EDHE:  Vasili i përvishet Ramës/ Leri rehat pensionistët e BE, Shqipëria mori JO të qartë !

LEXO EDHE:  Berisha godet Ramën/ Publikon videon e mashtrimeve të Kryeministrit

Gjatë ditës se enjte pritet të shpallen masat emergjente që do të ndërmarrë qeveria italiane.  Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit.

Këto nivele të ujit, nuk janë shënuar në më shumë se 50 vjet dhe autoritetet thonë se kjo gjendje do të lerë pasoja të përhershme. Sheshi i Shën Markut, një nga pjesët më të ulëta të qytetit ishte një nga zonat më të goditura./rel

LEXO TE PLOTE