Connect with Us

Alarm në BE/ Gati të shpërthejë situata me refugjatët në Greqi

Bota

Alarm në BE/ Gati të shpërthejë situata me refugjatët në Greqi

Publikuar

-

Situata e refugjatëve në Greqi po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Qeveria e re greke po ndërhyn me ashpërsi, por problemi mbetet. Presioni ndaj BE-së po rritet.

Griechenland | Flüchtlinge am Hafen von Elefsina nahe Athen (Reuters/C. Baltas)

“Nënë Rosa, më prano të lutem sot, sot në darkë, game“, lutet një i ri afgan. Nënë Rosa është gjermanja Rose Hanses, që ndihmon komunitetin e refugjatëve në Selanik. Ajo është e rreptë, kur vjen fjala për oraret e vizitave. Deri në orën gjashtë ajo dhe ekipi mjekësor janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. Që nga viti 2017 qëndron ajo me një ambulancë me targa Hamburgu dhe kujdeset për refugjatët në afërsi të stacionit të trenit. Për të riun afgan sot ajo bën një përjashtim. Sepse me “game” i riu nuk ka parasysh ndonjë lojë. Kjo fjalë anglisht do të thotë se, ata do të përpiqen të kalojnë sot kufirin përmes Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Afgani merr disa ilaçe dhe largohet.

“Selaniku është një qytet tranzit. Askush nuk do të qëndrojë këtu. Kufiri nuk është larg”, thotë Hansen. Zona përreth stacionit të trenit është një pikë grumbullimi e refugjatëve. Më shpesh ajo trajton infektime nga pickimi i mushkonjave apo infektime të tjera. “Në kushte të mungesës së higjinës pickimet e mushkonjave apo flluskat mund të kthehen në problem serioz”, thotë infermierja e diplomuar.

Griechenland Thessaloniki Flüchtlinge | Koordinatorin Rose Hansen (DW/F. Schmitz)Refugjatë në Athinë me Rose Hansen

Qeveri e re, rregulla të forta

Para disa javësh autoritetet filluan të shpërndajnë refugjatët nga kampet e tejmbushura në Samos dhe Lesbos në veriun grek. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, thotë avokati Vasilis Kronopoulos. “Për shkaqe humanitare madje kjo është e nevojshme, por edhe kampet brenda vendit po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.”

Sipas tij, numri i ri i refugjatëve këtë verë në Greqi, praktikisht e ka kthyer vendin në situatën e vitit 2016. Kësaj i shtohet një problem tjetër. “Kushtet në kampe nuk janë të mira. Dhe shtrohet pyetja, nëse ato janë të përshtatshme për dimrin që po vjen.” Sipas tij, situata e refugjatëve është futur në qorrsokak. Ata nuk duan të qëndrojnë në Greqi. Megjithëse sistemi ofron disa shërbime, shumë vetë ndjehen të lënë vetëm.

Për Rose Hansen shtrohet pyetja, nëse këto shërbime mjaftojnë. Që nga korriku qeveris në Athinë qeveria e re konservatore. Kryeministri i ri, Kyriakos Mitsotakis që në fushatë kërkoi të veprohet me ashpërsi. “Që kur ka ardhur në pushtet Mitsotakis, refugjatët nuk marrin më AMKA”, thotë ajo. AMKA – numri i siguracionit shëndetësor në Greqi u siguronte refugjatëve më parë trajtim shëndetësor falas. Edhe një ndryshim tjetër ka vënë re Hansen. “Që nga ardhja e qeverisë së re, kemi pasur më shumë njerëz që janë keqtrajtuar.” Shumë refugjatë raportojnë për dhunë policore, edhe nga pala greke.

LEXO EDHE:  Mblidhet Asambleja e PS-së në Greqi/ Balla sulmon opozitën

Zbarkuar në tokë e të harruar

Aktualisht në Greqi mbërrijnë kryesisht djem të rinj pa familje. Ata vijnë nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria, Afrika e Veriut. Janë pikërisht ata refugjatë, që askush nuk i do më në veriun europian, dhe që në Gjermani shihen edhe si kërcënim. Rose Hansen nuk sheh probleme me ta, edhe pse nëna e dy vajzave i mirëkupton njerëzit që kanë frikë. Me disa fjalë arabisht dhe persisht ajo vendos rregull, kur fillojnë grindjet. Ajo ka krijuar autoritet me një përzierje të mëmësisë dhe kufijve të vendosur qartë.

Të lënë vetëm nuk ndjehen vetëm refugjatët, por edhe grekët. Së fundmi banorët e një fshati, Vrasna Paralia në Greqinë e Veriut vendosën barrikada. Sultana Klick, një greke që jeton prej 40 vitesh në Shtutgart shpjegon pse. “Fshati ynë ka 100 banorë, këtu jetojnë 1500 refugjatë. Tani duan të sjellin autobusë me 2000 refugjatë të tjerë.”

Ajo nuk mendon se situata është shkallëzuar. Shumë vetë kanë marrëdhënie të mira me refugjatët, thotë ajo. “Ne kemi ofruar veshje, ushqim, biçikleta, dhe kemi hapur një supermarket me produkte hallall, por ndërkohë fshatit i janë larguar turistët. “Nuk mund të qëndrojnë të gjithë refugjatët në Greqi”, thotë Sultana Kluck.

Griechenland Syrische Flüchtlinge (Getty Images/AFP/S. Mitrolidis)Athina zyrtare do të shtojë kontrollet e kufirit

Marrëveshja me Turqinë – pa efekt

Këtë mendim ka edhe kryeministri i ri grek, Mitsotakis. Plani i tij – ligji i ri për azilin i cili u miratua së fundmi do të përshpejtojë procedurat e azilit. Një kërkesë do duhej të trajtohej nga disa javë deri brenda gjashtë muajsh. Por shumë refugjatë presin ndërkohë dy vjet për trajtimin e kërkesës. Athina kërkon të forcojë ligjet dhe të kontrollojë më shumë. Ndërkohë në Athinë janë shkëputur nga ëndrra, se marrëveshja me Turqinë për refugjatët do të zgjidhte të gjitha problemet. Sipas avokatit Kronopoulos, “kjo marrëveshje pas tre vjetësh e ka humbur efikasitetin. Refugjatët e dinë tani dhimbjen që ajo shkakton.” Megjithatë ata vijnë. Rose Hansen e konfirmon këtë. Përditë ajo trajton refugjatë para rrugëtimit drejt Europës Perëndimore. Për nëna Rosën, rezultat i pasigurisë. Ende gjendja në Greqi nuk ka shpërthyer. Por presioni ndaj BE po rritet gjithnjë e më shumë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i bosit të mafias/ Publikohen pamjet e atentatit mafioz (video)

LEXO EDHE:  Ligji për Magjistraturën/ Dështojnë pazaret e Qeverisë

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  Ligji për Magjistraturën/ Dështojnë pazaret e Qeverisë

LEXO EDHE:  "Qeveria ka dështuar"/ Vokshi: E shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE