Kronika
Aksident i shumëfisht/ 3 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident i shumëfisht ka ndodhur këtë mesditë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, ku 3 makina janë përplasur me njëra tjetrën duke lënë të plagosur 4 persona.
Një furgon ka përplasur një makinë tip “Audi”, ndërsa kjo e fundit më pas nga forca shtytëse është përplasur me një mikrobus.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Po ashtu bëhet me dije se aksidenti ka bllokuar qarkullimin e lirë të mjeteve, duke bllokuar në këtë mënyrë trafikun.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

Lajme të Rekomanduara:

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e...

“Kjo është ulëritëse”/ Artan Hoxha jep alarmin për situatën kriminale
Gazetari Artan Hoxha ndërsa ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, është shprehur se situata është ulëritëse. Nga studio e ABCNews, gazetari Hoxha tha...