Politikë
“Unifi Holding” e dyshuar për evazion/ Tatimet mbajnë “peng” Prokurorinë

Kompania “Unifi Holding inc-dega Shqipëri”, e regjistruar në SHBA në emër të Ardian Shatkut, por që operon në Shqipëri prej disa vitesh, dyshohet se ka kryer evazion të pastër, duke përdorur skemën e teminimeve të thirrjeve telefonike dhe duke mos dorëzuar bilancet.
Konstatimi vjen nga Autoriteti i Komunikimeve Eletronike dhe Postare, pas një kontrolli që kanë ushtruar në këtë kompani.
Për më tepër Autoriteti i Komunikimeve Eletronike dhe Postare, ka zbuluar se “Unifi Holding inc’, operonte pa u pajisur me licensën përkatëse.
Pra operonte në Shqipëri si kompani fantazëm, ndërkohë që dyshohet se kryetë evazion fiscal me skemat e thirrjeve telefonike.
Sipas AKEP, kontrolli mbi këtë kompani nisi për shkak se ajo nuk ishte kontrolluar për më shumë se tre vjet.
Fillimisht kompania “Unifi Holdings Inc, Dega në Shqipëri” nuk ka dorëzuar të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar nga inspektorët e AKEP sipas afateve kohore të përcaktuara nëAutorizimin e Inspektimit.
Më vonë ajo ka deklaruar bilance, por i ka dërguar të korrigjuara, duke mos dërguar kështu të ardhurat e sakta dhe njëherësh duke ngritur dyshimet për evazion fiskal dhe pastrim parash.
Dhe në këto rrethana me 20.11. 2018, AKEP gjobiti me 50 000 000 lekë kompaninë “Unifi Holding inc-dega Shqipëri”
Ndonëse dyshimet për pastrim parash, sipas të gjeturave të AKEP, janë prezente nga organet e tjera hetuese nuk është ndërmarrë asnjë hap.
AKEP në vendimin Nr.91, datë 20.11.2018, kërkonte kryerjen e hetimeve nga organet kompetente.
“Çështja të referohet për vlerësim të mëtejshëm në organet tatimore, konkretisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim kryerjen e një hetimi më të hollësishëm lidhur me veprimtarinë tregtare dhe financiare të ushtruar nga shoqëria“Unifi Holdings INC” dega Shqipëri për vitet 2014, 2015 dhe 2016.
Çështja të referohet për vlerësim (mbështetur ne nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale) në organin e Prokurorisë Tiranë, pasi ka dyshime të arsyeshme që në veprimtarinë e ushtruar nga subjekti Unifi Holding INC dega Shqipëri për vitet 2014, 2015 dhe 2016 mund të ketë shkelje ligjore që përbëjnë element të veprës penale”, Krimi Ekonomik, po fle në një vjedhje të dyshuar prej disa miliona lekë”, thuhet në vendimin Nr.91, datë 20.11.2018.
CNA.al mëson se Prokuroria pret lëvizjen e organeve tatimore, konstatimet e tyre, për bilancet e korigjuara rrugës, për të vijuar më pas hetimet.
Shkeljet janë gjetur nga AKEP, bilancet e firmosura rrugës janë po në duart e AKEP, e cila e ka gjobitur këtë kompani me gjysëm milioni dollarë, ndërkohë Tatimet mbyllin sytë para këtij skandali.
Është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që ka injoruar gjetjet e AKEP, duke mos kryer veprimet, në lidhje me dyshimet për evazion fiskal./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...