Connect with Us

U plagos në një atentat mafioz/ Zbardhet dëshmia e prokurorit për grupin hetimor

Kronika

U plagos në një atentat mafioz/ Zbardhet dëshmia e prokurorit për grupin hetimor

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku pas një atentati me armë zjarri  mbetën të plagosur prokurori i Durrrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe një person me precedentë të theksuar kriminale Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho.

Mësohet se para atentatit Ndoja ka qenë duke drekuar me 2 persona të tjerë në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë.

Ndërkohë, sot është zbardhur dhe dëshminë e prokurorit Arjan Ndoj, i cili ndodhet në spital.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës”, ka deklaruar Ndoja për grupin hetimor të çështjes, ndërsa ka shtuar se nuk ka mundur të shohë ndonjë prej personave që i qëlloi.

Po ashtu Ndoja ka deklaruar se nuk ishte ai shënjestra e atentatit. “Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, ka deklaruar prokurori.

LEXO EDHE:  Dëshmia se Enca ka rregulluar me photoshop trupin në fotografinë e fundit (FOTO)

Ndërkohë mjeti tip ‘Benz’ i gjetur në Ishëm dhe i dyshuar i përdorur nga autorët pritet që ditën e sotme t’i nënshtrohet një ekspertimi për të zbuluar nëse në të ka shenja gishtat apo faktorë të tjerë që mund të çojnë në identifikimin e tyre./ CNA.al

Atentati mafioz ndaj prokurorit/ Zbardhen të tjera detaje, autorët vrasës me pagesë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  Skandali me vrasjen e avokatit në Elbasan/ Atentatori u kaloi policëve te këmbët

LEXO EDHE:  Ekzekutimi me 6 plumba në Vlorë/Nga u larguan autorët

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Detajet-Tronditet Vlora/Ekzekutohet kreu i OSHEE dhe biznesmeni

LEXO EDHE:  Prishja e pazareve të drogës/ Zbardhet dëshmia e Ervin Matës

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE