LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"PS dështoi"/ Hajdari tregon fajtorët për çështjen Kajmaku

2 Nëntor 2019, 18:12, Politikë CNA
"PS dështoi"/ Hajdari tregon fajtorët për

?Është e qartë që për herë të dytë Partia Socialiste dështoi?, kështu është shprehur nga studio e ?Kjo Javë?, deputetja demokrate, Rudina Hajdari, teksa diskutonte për rastin Kajmaku.

Sipas deputetes Hajdari, përgjegjësia në këtë rast nuk është vetëm e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, por edhe e Partisë Socialiste që ka bërë pjesë të listave persona me rekorde kriminale.

?Është e qartë që për herë të dytë Partia Socialiste dështoi. Pavarësisht se ishin zgjedhje të njëanëshme dhe e pati mundësinë të fitonte, ajo gjithësesi futi në garë përmes listave persona me rekorde kriminale.

Nuk duhet të mbajë përgjegjësi vetëm Kajmaku, por edhe Partia Socialiste, dhe mendoj se ajo do të ndërshkohet me votë për të gjithë këtë?, është shprehur Rudina Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga