LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po trafikonin sirianë drejt Kosovës/ Prangosen “transportuesit”

2 Nëntor 2019, 12:23, Kronika CNA
Po trafikonin sirianë drejt Kosovës/ Prangosen

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona, të cilët janë kapur duke transportuar  5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë si dhe A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has.

H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit do t?i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

?Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për  dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;

– H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë.

-A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has.

Arrestimi i tyre u bë pasi  u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ?Ura e Drinit të Zi? Kukës,  duke transportuar  5 shtetas sirianë  të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit  do ti ndihmonin shtetasit sirianë  që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga