Connect with Us

Nga Spartak Ngjela/ Shtatë pika për konspiracionin antishqiptar

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Shtatë pika për konspiracionin antishqiptar

Publikuar

-

E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dhe me shpërngulje të dhunshme nga trojet e tyre, ka qenë vijimisht një vepër e mirëorganizuar ndërkombtarisht si konspiracion në favor të pushtuesëve serbë dhe grekë.

Tani, në shekullin e ri, konspiracioni ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, për zhdukjen e etnisë shqiptar, është në dekadencë të plotë.

l.
Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në procesin e shpëtimit të madh të shqiptarëve autoktonë në Ballkanin Perëndimor.
SPAK në Tiranë dhe kryeministri Kurti në Kosovë, në qeverinë Kurti-Osmani, janë dy aspektet realë politikë që, siç duket, historia i ka sjellë për të ndaluar shitjen e interesit kombëtar. Kurse, e gjithë situata aktuale kuptohet se ka hyrë në hullinë ku do të kryhet akti përfundimtar kundër konspiracionit 180 vjeçar antishqiptar, të drejtuar nga Stambolli Osman, Patriarkana Ortodokse e Stambollit në fillim, e pastaj, nga Moska, Beogradi, Athina, e Parisi.

Po, politika amerikane e njeh këtë konspiracion shekullor antishqiptar? Sigurisht që e njeh. Dhe, është forca e saj që e ka zbehur e po e çon drejt shuarjes.

Kjo situatë antishqiptare, që ka filluar me dhunë të epërme pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1821, ka vijuar me Kongresin e Berlinit në vitin 1878, dhe pastaj u kurorëzua me humbjen e rreth 70 mijë km2 territor shqiptar në vitin 1913. Por, për vetë rrethanat historike, tani po kuptohet qartë se ky konspiracion i gjatë antishqiptar ka mbërritur drejt fundit të tij.

Shqiptarët kanë qenë etnia më e rrezikuar në Evropë për zhdukjen e saj. Një gënjeshtër e madhe dhe një spekulim tërësor në histori është bërë ne kast kundër shqiptarëve. Duke filluar që nga historia e lashtësie, e transformuar qëllimisht, falsiteti ka qenë substanca e trajtimit të historisë së shqiptarëve si etni ballkanike.

Çfarë nuk u tha në një shekull rresht nga pseudo historianët e paguar nga konspiracioni, kundër prejardhjes së shqiptarëve! Gjithçka kundër historisë së tyre. Kundër Arbërisë dhe gjuhës shqipe. Derisa, më në fund, pas 180 vjetësh spekulim historik, në vitin 1999, ditën kur filloi bombardimi i Beogradit, opinioni publik botëror e dëgjoi më në fund të vërtetën: politika amerikane dhe politika gjermane deklaruan botërisht se “NATO po çliron nga shtypja çnjerëzore e Serbisë një nga popujt më të vjetër të Evropës”.

ll.
Si ka filluar konspiracioni antishqiptar?
Konspiracioni antishqiptar ka nisur fillimisht si vepër e Stambollit Osman dhe Patriarkanës Ortodokse të Stambollit kundër gjuhës shqipe dhe katolicizmit shqiptar. Më pas këtu u rreshtua edhe Principata e vogël serbe si dhunë kundër katolikëve shqiptarë, të cilët, deri në Shekullin e Tetëmbëdhjetë kanë qenë 60 përqind e popullsisë shqiptare.

Po pse u lëshua Porta e Lartë dhe Patriarkana e Stambollit kundër shqiptarëve katolikë që jetonin në Veri, që nga Nishi, Shkupi e deri në Ishëm?
Sepse Patriarkana e Stambollit dhe Kisha greke, pas shpalljes së pavarësisë greke në vitin 1821, mendonin që, ortodoksët shqiptarë, me dhunë do t’i shkruanin grekë me deklarim, dhe gjithçka me anë të forcës së shtetit të dhunshëm grek antishqiptar.
Po katolikët si do të quheshin? Këtu iu ngecte skema. Atëherë, katolikët shqiptarë duheshin kthyer ose në myslimanë, ose në ortodoksë, sepse kështu, nga konspiracioni antishqiptar, myslimanët do të quheshin turq, kurse ortodoksët do të deklaroheshin grekë, serbë apo maqedonë. Gjithçka për të garantuar territoret e pushtuara shqiptare nga grekët, pas themelimit të shtetit grek, dhe pushtimet serbe e bullgare të territoreve shqiptarë në këtë periudhë, e deri në vitin 1913.

Po pse kanë qenë e janë edhe sot grekët kaq të egërsuar kundër shqiptarëve? Sepse, në vitin 1821, popullsia me e madhe atëherë në Greqi ishin arvanitasit, domethënë arbëreshët, domethënë shqiptarët. Pikerisht këtu fillonte që të shpërbëhej historia false e Greqisë, e cila atëherë sapo kish filluar.

Por ndërkohë nuk duhet harruar se e njëjta situatë është dhe sot në Greqi: atje jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë dhe arvanitas autoktonë. Atëherë, pikërisht për këtë, konspiracioni vijon.

lll.
Po, çfarë ka qenë esencialisht konspiracioni antishqiptar?
Ky konspiracion ka pasur si qëllim asimilimi e shqiptarëve, sepse gjuha shqipe provonte autoktoninë shqiptare në të gjithë Ballkannin Perëndimo, kurse, po të shkruhej realisht historia e Shqipërisë, nuk do të kishte me as Greqi, as Serbi dhe, madje, as Perandori’ Osmane.
Pikërisht këtu e ka zanafillën e vet edhe krimi makabër në vrasjen e eruditëve patriotë shqiptarë, të historianëve dhe klerikëve mëmëdhetamarë të Shqipërisë, dhe çdo shqiptari të ditur që shpjegonte historinë e vërtetë të Arbërisë, të gjuhës shqipe dhe të Shqipërisë.

Ky pra ka qenë konspiracioni antishqiptar në 180 vjet, me qëllimin kryesor, asimilimin e shqiptarëve në serbë, maqedonë, grekë dhe në turq, sipas feve: kristianë-ortodoksë dhe myslimanë.
Në fakt, kjo, një betejë antishqiptare, e nisur aty rreth vitit 1830, ka qenë herë-herë e përgjakshme dhe e gjitha kundër gjuhës shqipe. Gjuha shqipe ishte tmerri i konspiracionit antishqiptar, sepse edhe vetë greqishtja e vjetër shpjegohet semantikisht vetëm me anë të gjuhës shqipe.

Në këta 170 vjet, shqiptarët, banorët mijëravjeçarë të Arbërisë, filluan tkurrjen nëpër male dhe kohën e mbijetesës së tyre, duke u rrudhur nepër malësitë jetëdhënëse të Arbërisë.

Si pasojë e kësaj dhune, që deri në vitin 1830 ishte luftë antishqiptare me çdo mjet e osmanëve dhe fiseve serbe, pati kthime masive të shqiptarëve në myslimanë dhe ortodoksë, në të gjithë Arbërinë. Në këtë luftë antishqiptare osmanët dhe fiset serbe kanë qenë gjithmonë bashkë.

Por, që nga viti 1830, filloi të dilte në pah vetë genocidi grek, dhe mallkimi e ndalimi i dhunshëm i gjuhës shqipe në shtetin e ri grek. Kjo luftë , që zgjati deri në vitin 1913, ishte ne dy aspekte: kundër myslimanëve shqiptarë, me shpërngulje masive nga Greqia në Turqi, duke i quajtur shqiptarët turq; dhe dhunë fetare e shtetërore kundër gjuhës shqipe që flisnin arvanitasit, dhe epirotët çame myslimanë e ortodoksë shqiptarë, në shtetin grek. Por, njëherësh, gjuha shqipe u ndalua edhe te të gjithë shqiptarët e Epirit të Jugut. Kurse, pas vitit 1913, kur grekët, me ndihmë të konspiracionit antishqiptar, morën në zotërim të gjithë Epirin e Jugut, nga Janina e deri në Prevezë, genocidi grek u përqëndrua këtu, në këtë zonë: në Epir, me synim të veçantë genocidial kundër popullsinë çame.

Që nga ky moment fillon shpërngulja e shqiptarëve nga Greqia në Turqi. Spastrim etnik ky, i cili përfundoi me genocidin antiçam të vitit 1944. Ky genocid shpërnguli popullësinë shqiptare çame myslimane nga trojet e tyre mijëravjeçare, në mënyrë që në Epir të kishte vetem ortodoksë shqiptarë, të deklaruar grekë me dhunë të pashoqe.

Por, që nga viti 1945, konspiracioni antishqiptar fillon të zbehet, dhe lufta kundër gjuhës shqipe mbeti e egër vetëm në Greqi, sepse Jugosllavia komuniste, me shumë sforcim, e lejoi gjuhën shqipe edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, në zhvillim shkollor. Kjo sigurisht që e ndaloi mundësinë e asimilimit të shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, dhe, deri diku edhe në Mal të Zi
Po sot?
Sot, sigurisht që konspiracioni antishqiptar vijon, por dalja në skenë e politikës amerikane pro frymës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, po e sfumon përditë këtë konspiracion. Gjithsesi, duhet ta pranojmë se ai vijon, edhe pse është në grahmat e fundit.

LEXO EDHE:  Bieber: Perspektivat e reja varen nga krijimi i koalicioneve në Kosovë

Sot ka ardhur koha që ky konspiracion duhet denoncuar dhe zbërthyer me analiza faktike, ashtu siç ka qenë në realitet.

lV.
Kjo ka qenë në fakt periudha e egër rreth 180 vjeçare e konspiracionit antishqiptar, e cila, me gjithë vrasjen masive të shqiptarëve, shpërnguljen e tyre për në Turqi, nuk ia arriti dot qëllimit final: zhdukjen e etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe fakti na tregon se skema e tyre ka ecur. Ndërsa tani, në shekullin tonë, gjithçka ka mbetur, dhe konspiracioni po shkon drejt shkatërrimit. Por këtu duhet të theksojmë se, edhe shkatërrimet që vetë shqiptarët kryen gjatë viteve 1991- 1994, kanë qenë brenda skemës se konspiracionit antishqiptar. Por ky do të jetë një aspekt hetimi në Shqipërinë e pasreformës në drejtësi.

Atëherë, çfarë solli realisht në historinë e Shqipërisë konspiracioni antishqiptar?
Katolikët e veriut të Shqipërisë rezistuan ne mënyrë heroike deri në mbijetesë. Prandaj, gjithësej, dhe, me gjithë katolikët e Malit të Zi, në vitin 1945, kishin mbetur rreth 400 mijë si popullsi. Por, duhet theksuar këtu se një popullsi katolike prej 4 milionë shqiptarësh, në rreth 150 vjet, ose u kthyen në ortodoksë sllavë, ose në myslimanë shqiptare.
Për pasojë, sot: 35 përqind e serbëve janë katolikë shqiptarë, kurse, gjithashtu, mbi 60 përqind të malazezëve janë katolikë shqiptarë të konvertuar në ortodoksë, dhe 60 përqind të maqedonasve aktualë janë ortodoksë shqiptarë.

Në këtë luftë të gjatë për jetë a vdekje, veç malësorëve të veriut, spikati me histori të veçantë qëndresa e patriotizmit korçar, në një kohë kur konspiracioni kërkonte ta greqizonte Korçën me çdo mjet. Aty u vranë eruditët e mëdhenj të ortodoksisë shqiptare për gjuhën shipe dhe pavarësinë e kishës ortodokse autoqefale shqiptare.

Ndërsa në Greqi, me gjithë dhunën e hapur të konspiracionit, numurohen sot rreth 5 milionë shqiptarë që quhen arvanitas dhe shqiptarë të Epirit, të cillt janë shkruar grekë. Në Turqi sot janë rreth 9 milionë shqiptarë të dëbuar nga Greqia dhe nga Serbia. Kjo është gjendja reale.

Të gjithë myslimanët e Kosovës kanë qenë katolikë të kthyer me dhunë në myslimanë, por sot kanë fituar lirinë dhe shqiptarizmi aty është patriotizmi më i lartë ndër shqiptarët e Ballkanit Perëndimor. Sepse edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, feja nuk është e njësuar me kombin.

Fetë e ndryshime shqiptare bashkohen në një, përpara kombit. Në fakt, historia antishqiptare e gjatë, dhe konvertimet e dhunshme fetare, kanë sjellë në historinë e shqiptarëve një tolerancë fetare të jashtëzakonshme.

V.
Na duhet të theksojmë se konspiracioni antishqiptar, me dhunë të shfrenuar antishqiptare, me genocid dhe me shpërngulje, dy herë e ka çuar shoqërinë shqiptare drejt zhdukjes.
Hera e parë ishte periudha 1909-1913. I gjithë konspiracioni antishqiptar, grek, serb, rus dhe francez i kishte vënë shpresat te Rusia dhe te Franca.

Kapitullimi i Perandorisë Osmane, i hodhi në sulm forcat ruse, serbe dhe greke për të “larë hesapet” një herë e mirë me shqiptarët. Por, në fakt, Austria dhe Gjermania e shpëtuan gjendjen, dhe, në vitin 1912, krijuan shtetin shqiptar: Shqipërinë me 28 mijë km2. Shqipëria pastaj, u bë si Piemonti shqiptar që, në vitet e parë të shekullit të, ri do të shpëtonte Kosovën dhe Maqedoninë shqiptare në skemë drejt Shqipërisë Etnike.

Vl.
Si paraqitet gjendjal sot?
Konspiracioni vijon, por është në dëshpërim. Tani në sulm është hedhur reaksioni rus dhe serb, por që ndihet se është nën peshën e acarimit dhe dëshpërimit. Të tillë ndihen edhe përkrahësit e tij këtu në Shqipëri. Flasin përçart. “Nuk ka rrezik rus”, thonë analistët. Dhe i shmangen denoncimit të politikës amerikane që flet për Rusinë, se kanë frikë nga Amerika. Komedi e madhe kur i dëgjon nëpër ekrane tekevizionesh. Por, këta, a do ta godasin Amerikën ndonjëherë? Jo, sepse kanë frikë mos iu turren shqiptarët. Dhe kështu do të vijojnë të bëhen qesharakë me frikën e tyre që nuk i lë të artikulohen dot.

Në fakt, konspiracioni gjithmonë ka pasur shitësit e interesit kombëtar shqiptar në Shqipëri. Si rregull, në njëqind vjet, 90 përqind të kryeministrave shqiptarë kanë qenë shitës të interesit kombëtar. Ky është bilanci shqiptar i korrupsionit shtetëror. Por, a do të jetë edhe ky aspekt objekt i hetimit antikorrupsion në Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që do të jetë objekt hetimi.

Vll.
Konspiracioni filloi të ndjejë rënien e tij në kohën e bombardimit të Beogradit nga NATO.
Në fakt, këtu filloi kthesa reale. Por këtu filloi edhe tronditja e politikës greke dhe politikës serbe.
“Arvanitasit kanë filluar të flasin shqip hapur”, ankohej ekstremizmi grek gjatë bombardimeve, por edhe politika korente greke e vitit 1999.
Kurse Kosova u çliruar.
A nuk kishte qenë edhe Kosova pjesë e rëndësishme e konspiracionit ndërkombëtar antishqiorar? Sigurisht që po. Por tani, në këtë çështje kishte hyrë Amerika. Dhe këtu mbyllet gjithçka.

Ky është fundi i konspiracionit ndërkombëtar antishqiptar. Dhe procesi po vazhdon, por tani ky proces ka hyrë në Shqipëri si reformë antikorrupsion.

Kjo reformë mendohet të likuidojë 60 përqind të elitës politike në Shqipëri. Dhe pas kësaj, pa shitësit e interesit kombëtar, procesi sigurisht që do të kalojë në korrigjimin real të padrejtësive shekullore kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Sot, janë politikat e mëdha, politika amerikane dhe ajo gjermane të cilat, duke iu referuar historisë reale si shkencë, kanë deklaruar të vërtetën se etnia shqiptare është etnia më e vjetër në Gadishullin Ballkanik.
Domethënë që koha e sotme flet për shqiptarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Gota gjysmë plot e donacioneve

Publikuar

-

Nga

Shuma prej 1.1 miliardë euro e deklaruar nga Konferenca e Donatorëve si ndihmë për Shqipërinë është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shume shkurt.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye. E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot sepse nuk ka hapësirë fiskale.

Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin.

Arsyeja e dytë është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombetare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar u emetua me interes 3.5 për qind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.

I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa më të ulëta se 3 për qind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm,

Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra para falas. Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve të dhuruara nga Konferenca e Donatorëve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen.

LEXO EDHE:  16 vendet mahnitëse në Europë , Shqipëria kryeson listën

LEXO EDHE:  16 vendet mahnitëse në Europë , Shqipëria kryeson listën

Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi bëhet fjalë për 2-3 për qind e PBB-së. Pra financimi i deficçitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve.

Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës.

Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishëm dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar. Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka më e rëndë për çdo qeveri në glob.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm, sepse Shqipërinë nuk na e lanë vetëm”

Publikuar

-

Nga

(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshëm sa tërmetet)

Sot është një ditë e bekuar për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për Europën shkon përtej slloganeve të stërpërdorura politike për integrimin. Dhe se vetë ai proces nuk ka parasysh një vizë më pak apo më shumë në pasaportat tona.

Por mbi të gjitha për t’u bindur se anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete dhe kurrësesi stacioni i fundit në rrugëtimin politik të shqiptarëve përkrah popujve të tjerë.
Mirënjohje për çdo cent të bujarisë së çdo vendi, që vendosi të ndajë “kafshatën” e vet me Shqipërinë e traumatizuar dhe kërrusur nga tragjedia e tërmetit rrënues të 26 nëntorit. Më shumë se vlera e pabesueshme e ndihmës së mbledhur në Konferencën e Donatorëve, plotësisht e mjaftueshme për rindërtimin e plotë, ka rëndësi shprehja e shkëlqyer e solidaritetit ndërkombëtar për fatkeqësinë tonë!

Gjithçka ishte fantastike! Falë miqve jo vetëm europianë të Shqipërisë, që u përgjigjën sot në Bruksel, ka realisht kuptim deviza e huazuar nga himni i klubit të Liverpulit. Vetëm sot të dëmtuarit nga tërmeti mund të marrrin frymë të lehtësuar. Ata “nuk do të jenë asnjëherë vetëm”, sepse Shqipërinë miqtë nuk e lanë vetëm të vuante hallin e saj.

Sepse në rast se kjo nuk do të ndodhte, fatura e madhe e tërmetit do të ishte një kosto e papërballueshme, që do t’i mbivihej pamëshirshëm mbi shpinë dështimeve të qeverisë. Natyrisht, në dëm të atyre që u prekën nga tërmeti, në radhë të parë, dhe tërthorazi pastaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta dinte as edhe europianisti më i thekur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse shfaqje të tilla pozitiviteti janë po aq të paparashikueshme sa edhe vetë tërmetet.

LEXO EDHE:  Raporti “bombastik” i DASH/Shqipëria qendër e krimit, porta ku kalon droga!

LEXO EDHE:  Olli ka një mesazh për “kapot”/ Mësojeni mirë

Sot është një ditë kur duhet të anashkalohen të gjitha të këqijat, edhe sepse e ka brenda përgjigjen e merituar për “sovranistët” e lodhur të Tiranës, të cilët për interesat meskine dhe llogaritë e tyre të prishura e vënë herë pas here në dyshim raportin tonë me partnerët perëndimorë. Do të mjaftonte ajo që ndodhi sot në Bruksel për t’i refuzuar dhe mëshiruar përgjithmonë ata.

Dhe në fund fare, qeveria do të bënte mirë që të na i kursente krekosjet dhe mburrjet për një meritë që nuk është e saj. Ajo duhet të përveshë mëngët kokëulur dhe të nisë pa humbur kohë rindërtimin, duke shmangur standartet dhe veset e veta famëkeqe me fondet publike, por mbi ta gjitha, duke u fokusuar tek transparenca. Sepse praktikisht është i vetmi kërcënim për ta shkatërruar apo prishur këtë mrekulli, që prodhoi sot Brukseli për Shqipërinë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Dua një puthje për Shën Valentin…

Publikuar

-

Nga

* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe trëndafilash. Eci më këmbë, takoj njerëz, u fal një lule, i puth dhe largohem.

Deri tani kam puthur një grua plakë që mbante rradhën te sporteli ku paguhen dritat, pastaj putha një tropojan të papunë që del çdo ditë të kërkojë punë te ura e Brrylit. Në Bllok putha një vajzë 21 vjeçare që silikoni e kishte rritur 20 vjet më tepër në moshë dhe pas puthjes më kërkoi 180 euro.

I ika vajzës dhe i dola para një qerosi kokëmadh nga Mamurrasi që ngiste një makinë BMW X6 ngjyrë qumshti. Sa hapi xhamin, zgjati pistoletën drejt meje e sapo filloi për të më sharë, e putha dhe ia ngriva fjalët në fyt.

Meqënëse Blloku është afër, shkova te godina e qeverisë. Gardistët vlonjatë nuk më lanë të hyja por i putha dermanët një e nga një, ua bëra pak qejfin siç e duan ata e ua prisha mendjen. U ngjita lart në katin e tretë dhe para më doli Vali Bizhga me Ëngjëll Agaçin. Nuk pret njeri Edi Rama, është pak i zënë-më thanë.

Pa folur fare ua rroka kokat, ua afrova fytyrat te e imja, u përkula pak të arija gjatësinë e Ëngjëllit dhe fillova tu fus llapën të dyve mu aty në koridorin e lartë. Ëngjëlli vinte era Marlboro pa pullë, ndërsa Vali Bishga sapo kishte ngrënë hudhrën e mëngjesit. Një derë u hap pakëz dhe prej boshllëkut dallohej fytyra e skuthtë e Endri Fugës që më kërkonte te puthja edhe atë. Nuk i dhashë as lule e as puthje Fugës e pasi i lashë si krushq të ngrirë dyshen Bizhga-Agaçi nxitova matanë Lanës.

Te zyrat e PD-së kryetari nuk kishte ardhur ende e ndërkohë që Gaz Bardhi justifikohej duke thënë se Lul Basha nuk është gjumash, unë e putha fort Gazin e Kavajës. Sytë iu pushtuan nga lotët dhe pasi vari kokën në supin tim, psherëtiu:

-Kam 3 vjet që s’më puth askush. Për herë të fundit më ka puthur djali i Rexhep Meidanit në korrik të 2017-s kur isha ministër drejtësie. Mezi pres të vi më pushtet ti bie prapë qylit me puthje.

E putha edhe një herë Gazmendin e përvëluar dhe vrapova te shtëpia e doktor Berishës. Sa bëra të trokas në derë dëgjoja klithma dhe zënka. Liri Berisha i ishte turur burrit dhe e i urdhërohej plot maraz:

LEXO EDHE:  Bieber: Perspektivat e reja varen nga krijimi i koalicioneve në Kosovë

LEXO EDHE:  Bieber: Perspektivat e reja varen nga krijimi i koalicioneve në Kosovë

-Nuk ta jap, jo.

-Nuk ta jap, jo se ka 23 vjet që nuk të bën derman as viagra!

Puthja më doli huq te kjo shtëpi dhe pa përtuar u nisa drejt Bashkisë. Më buzëqeshën, më mirëpritën dhe më thanë të pres pak. Më orientuan zyrtarisht, nëse do puthësh Erion Veliajn si fillim do njoftohen 639 policë bashkiakë dhe orkestra frymore e qytetit. Njëkohësisht do urdhërohen të vinë 54 kamerat e 27 televizioneve, 370 gazetarët e 740 portaleve, 44 montazhierë, 1780 vullnetarët komentues të rrjeteve sociale madje do jetë i pranishëm edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.

Sapo u thashë “Po”, brenda 10 minutash gjithçka ishte gati. Lali Eri më priste në zyrë dhe sapo u hap dera kërciti puthja ime e bashkë me të blicet dhe dritat e kamerave. Nuk mi shkulte buzët e tij të thara nga buzët e mia e ndërsa rënkonte nën zë më pëshpëriti te veshi e më tha:

-Ti puth më mirë se babai i Dua Lipës!

Me trëndafilat e pakësuar në duar dola në bulevard dhe i ngrita dorën një taksie.

-Urgjent në Rinas, i dhashë urdhër shoferit dhe makina e verdhë vërdhoi drejt aeroportit.

-Lekë nuk kam por po të jap një puthje dhe një trëndafil, kusurin jepja pronarit tënd-bëra shaka me taksixhiun dhe u futa brenda terminalit të nisjeve.

Bosh, qetësi, altoporlantët nuk njoftonin pasagjerët, edhe sportelet bosh. Një polic dremiste brenda kabinës por e zgjova, i bërtita:

-Ej sheeeef, kuuuu jaaaanë njeeeerëëëzit?

Polici kaploi sytë, vuri kapelen mbi kokën e tij formë Skrapari dhe më ktheu përgjigjen që s’prisja:

Sapo ikën të gjithë në Londër, Boston, Frankfurt, Milano, Paris. Ikën, ikën, ikën, ikëëëën!

Veshët e mi buçitën si Hiroshimë, koka mu var prej gravitetit të turpit, krahët mu lëshuan, trëndafilat mu derdhën në tokë dhe bashkë me lulet e kuqe u plasa edhe unë…

U përmenda 10 minuta para mesnatës. Veten e gjeta në ambulancën e Vorës e teksa kërkoja ujë, përballë meje shikoja veten time nga ekrani i një televizori të vogël. Spikeri lexonte plot dëshpërim:

Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi në mesditë. Trëndafilat e kuq të gazetarit dyshohet se i vodhën 3 persona të maskuar të cilët më pas larguan me një makinë të zezë dhe u fshehën në Fushë-Krujë. Policia u vu në ndjekje të keqbërësve!

LEXO TE PLOTE