Connect with Us

Nga ROLAND QAFOKU/Heronjtë e munguar të drejtësisë

Opinione

Nga ROLAND QAFOKU/Heronjtë e munguar të drejtësisë

Publikuar

-

Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më ka thënë në një intervistë që i mora në vitin 2004 se drejtësia në Shqipëri do të fillojë të funksionojë vetëm atëherë kur krimi tëvrasë gjyqtarë dhe prokurorë. Njeriu që hetoi vrasjen e Giovanni Falcone-s dhe Paolo Borselino-s duke arrestuar 500 persona, (po po e lexuat shumë mirë, arrestoi fiks 500 persona të lidhur me mafian dhe të përfshirë në vrasjet e tyre), më shumë se një herëpërmendi gjatë bisedës se gjyqtarët dhe prokurorët janë në luftëtë ashpër me krimin. “Prokurorët dhe gjyqtarët arrestojnë dhe dënojnë, ndërsa kriminelët dhe mafiozët kërcënojnë, marrin peng dhe vrasin prokurorët dhe gjyqtarët pikërisht pse ata zbatojnë ligjin. Është një betejë e gjatë që ne e kemi marrëparasysh që kur u diplomuam dhe si çdo betejë ka edhe viktimat e veta, por qëllimi për drejtësi në shoqëri është shumë herë më i lartë se sa viktimat që sjell ai” tha heroi gjatë asaj interviste. Duket si parashikim i të keqes por realisht kjo ka brenda një tëvërtetë të madhe. Asnjë drejtësi në botë nuk është vendosur pa viktimat e saj në mes njerëzve të drejtësisë.

Po a është Shqipëria në këtë situatë që përcakton veteraniVigna? A e ka zhvilluar Shqipëria jonë këtë betejë? Nga viti 1990 e deri më sot Shqipëria ka një bilanc jo dhe aq tragjik tënjerëzve të drejtësisë me krimin. Në një vend që në 29 vjet ka gjithsej rreth 7 mijë persona të vrarë me armë dhe vetëm 2 viktima prej tyre janë pjestarë të drejtësisë për shkak të detyrës është treguesi më i qartë se beteja e drejtësisë shqiptare me krimin nuk ka qenë fare e fortë, për të mos thënë nuk ka ekzistuar fare. Kështu, në këto 29 vite kanë mbetur të vrarë nga komuniteti i njerëzve të drejtësisë Skerdilajd Ikonomi, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës dhe Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ndërkohë në po këto 29 vjet kemi tre përfaësues të drejtësisë të plagosur të cilët janë Skënder Damini, gjyqtar i gjykatës së Fierit, Ardian Nuni, gjyqtarë i Gjykatës sëLartë dhe Arjan Ndoji, prokuror i prokurorisë së Durrësit nëngjarjen ne fundit. Kanë ekzistuar pasoja edhe të të afërmit e njerëzve të drejtësisë nga të cilët në një rast ka mbetur i vrarë qëështë Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm dhe vjehrri i prokurores së Korçës Ledina Riza, Agim Gjoka, polic i Gjykatës së Fierit në atentatin ndaj gjyqtares Irena Meneku, Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoji të ndodhur nëngjarjen e fundit. Ndërkohë që numri më i madh ngjarjeve ndaj njerëzve të drejtëisë i takon tentativave, ose më saktëpërpjekjeve për ti frikësuar dhe paralajmëruar ata. Kështu kemi një rast me djegie banese, 3 sulme me armë e municione dhe 11 vendosje eksplozivi në banese, pa pasoja për jetën. E thënë me fjalë të tjera ky bilanc tregon se për drejtësinë shqiptare Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino janë heronj diku nëHënë.

Madje edhe këto pak ngjarje kanë dyshime nëse janë plotësisht si krime ndaj njerëzve të drejtësisë. Ngjarja e djeshme në Durrës kur një prokuror mbeti i plagosur në vend që të përfshihej si pjesë e kësaj beteje të madhe, në fakt është futur në një qerthur tjetër. Është jo pak kompromentus fakti që në makinën e prokurorit ndodhej një person me precedent penal. Pa bërë asnjëaludim derisa të dalin konkluzionet e hetimeve, prezenca e tij nëmakinë hedh në erë çdo dyshim që prokurori të jetë qëlluar për shkak të detyrës. Megjithatë fakti që pak ditë më parë me gojëne tij kryeministri Rama akuzoi rëndë prokurorin Ndoji si tëlidhur me bandat e ndërlikon ngjarjen duke ia shtuar tëpanjohurat.Nga salla e parlamentit më 9 tetor kryeministri Edi Rama tha pa i përmendur emrin:

Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting, por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunësve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“.

Atë që kryeministri Rama nuk e artikuloi me emër e mbiemër e plotësoni zevendësi i tij Erion Braçe në një status në facebook.

“Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë pisllëk zhuli”

Në rastin më të keq atentatorët janë frymëzuar nga kryeministri që masakroi më fjalë Ndojin si një njeri të lidhur me bandat duke shtuar këtu edhe premtimin se shumë shpejt do veprojëligji. Por nga ana tjetër nuk mund të injorohet fakti që Ndoji ka qenë në makinë me persona të inkriminuar. Dëshmia e tij se ai nuk ishte objekt i këtij sulmi dhe nëse donin ta vrisnin mund ta bënin përpara shtëpisë ose në prokurori nuk është shumëbindëse. Krimi dhe organizatat kriminale nuk japin llogari për vendin ku e realizojnë ata sulmin. Ndërkohë, e marim tëmirëqenë faktin që atentatorët janë të frymëzuar nga Rama dhe Braçe. Kësaj  bie që nëse Falcone do kishte në makinën teksa ecte në Kapaci ndonjë mafioz nga ata që hetonte, a do tëcilësohej vrasje në krye të detyrës dhe hero? Përfundimisht ngjarja e mbrëmshme në Durrës shoqërohet me një pyetje qëbëhet përherë sa ndopdh diçka në këtë vend: Kush e bën ligjinnë Shqipëri, shteti apo krimi? Me këtë bilanc që kemi dhe sidomos me ngjarjen e mbrëmshme përgjigja është afërmendsh për të gjithë: Krimi. Eshtë negative për shoqërinë pikërisht edhe për një arsye të madhe: Mungojnë heronjtë e drejtësisë. Edhe kur ata mbeten viktimë, pranë tyre ndodhen njerëz tëinkriminuar.

SULMET NDAJ NJERËZVE TË DREJTËSISË

NËNTOR 1996. Digjet në Pogradec banesa e prokurorit të këtij qyteti Bilbi Mete. Dyshohej se autorë të zjarrvënies ishin persona që kishin lidhje me ata që prokurori Mete i kishtearrestuar. Banesa u shkrumbua e gjitha por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Gjthsesi kjo shkaktoi panik të familja.

MAJ 1996. Shpërthen në Tiranë një sasi e madhe tritoli në hyrje të apartamentin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës Prel Martini. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha material në banesën e gjyqtarit por edhe të komshinjve të tij. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz por impakti dhe frika ishte e lartë.  Mendohej se ky shpërthim lidhej për shkak të detyrës dhe mosmarrëveshjeve të gjyqtarit Martini.

NËNTOR 1997. Sulmohet me armë në Linzë të Tiranës shtëpia e prokurorit të Tiranës Arqile Koçi. Ka qenë ora 02.00 kur persona të panjohur anë qëlluar me armë automatike në drejtim në banesës së pokurorit që ndodhej në gjumë në atë kohë. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe sipas hetimeve mendohese gjithcka ishte bër ënga të afëmr të personave që Koci I kishtye arrestuar.

LEXO EDHE:  Historia e panjohur: Si u vra kundërshtari i egër i Ahmet Zogut dhe “krahu i djathtë” i Fan Nolit

KORRIK 1997. Disa persona të dalë nga burgu që u hapën nëatë kohë në qytetin e Korçës rrethuan në mesnatë dhe sulmuan me armë banesën e prokrurores së këtij qyteti Ledina Riza. Vjehrri I prokurores mbeti i plagosur, ndërkohë që pas disda orësh familja bashkë me prokruoren Riza mundën të largohen nga banesa. Një sulm I tillë u krye për hakmarrje nga ata qëprokruroja Riza I kishte arrestuar.

DHJETOR 1997. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në qytetin e Bajram Currit në hyrje të banesës së prokurorit Besnik Cengu.Banesa e tij dëmtohet rëndë por për fat nuk pati dëme në njerëz. Ndërkohë që ngjarja shkaktoi terror në familjen e tij.

SHKURT 1998. I bëhet atentat me armë në Tiranë kryetarit tëDhomës Kombëtare së Avokatisë Kleanthi Koçi. Ngjarja ndodhi pranë hotel Tiranës në qendër të kryeqytetit kur një person qëlloi me pistoletë avokatin më të rëndësishëm në Shqipëri duke e lënëtë plagosur. Pas 20 ditësh Koçi ndërroi jetë. Dyshohej se autori ishte vrasës me pagesë dhe se ngjarja lidhej me çështjet konkrete që avokati mbulonte.

MARS 1998. Shpërthen në qytetin e Laçit një sasi tritoli nëhyrje të banesës së prokurorit të këtij qyteti Aleksandër Plepi. Si pasojë shkaktohen dëme të mëdha në banesë. Për fat nuk pati dëme në njerëz, ndërkohë që u shkaktua terror në familjen e tij.

NËNTOR 1998. Hidhet një granatë në mesnatë në apartamentin e Drejtorit të Hetimit të Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme Bujar Himçi, në zonën e Tiranës së Re nëkryeqytet. Vetëm fati që granata nuk shpërtheu mënjanoi njëtragjedi në familjen e tij e cila ishte në gjumë në ato moment.Prokurori Himçi ishte duke hetuar dosje sensitive në ato moment që kishin të bënin me ngjarjet e marsit të vitit 1997.

NËNTORT 1998. Rreth orës 20.00 një sasi e madhe tritoli shpërtheu në hyrje të banesës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Shumica e apartamentit të tij u shkatërrua, ndërkohë që dëme të mëdha pësuan edhe apartamentet e fqinjve të tij. Vetëm fakti që nuk ndodheshin nëdhomën pranë derës së jashtme shpëtoi Abdiun dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij. Dyshohej se atentati lidhje me çështje konkrete që Abdiu kishte gjykuar dhe gjykonte.

SHTATOR 2002. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Shkodër në hyrje të banesës së kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti, Besnik Hoxha. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohëqë vetë kryegjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

SHTATOR 2003. Ekzekutohet në makinë në Tiranë Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, teksa nëmakinë ndodheshin bashkëshortja dhe vajza e kryeprokurorit.Zyrtarisht është deklaruar se vrasja  është kryer si paralajmërim për Sollakun për çështje konkrete të hetuara ndaj asaj që njihej si organizata “Hakmarrja për Drejtësi”. Vetë kjo organizatë e ka mohuar këtë akuzë.

JANAR 2006. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Burrel nëhyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Artan Çupi. Si pasojëu shkaktua dëme të mëdha material, ndërkohë që vetë gjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

KORRIK 2006. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Fier nëhyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Pirro Sota. Si pasojëu shkaktua dëme të mëdha material, ndërkohë që vetë gjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

DHJETOR 2006. Një sasi tritoli shpërtheu duke shkatërruar makinën e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka. Gjyqtari Ndoka nuk ndodhej në atë moment në makinë, ndërkohë që dyshohej se ngjarja lidhej me punën e tij.

JANAR 2007. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Fier në hyrje të banesës së prokurorit të këtij qyteti, Shkëlqim Sina. Si pasojëu shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetë prokurori dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

JANAR 2007. Një person i panjohur i bën atentat në ambjentet e gjytaktës së Fierit gjytqtares Irena Meneku. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur polici i gjykatës Agim Gjoka, ndërkohë që vetëgjykatësja nuk pëson dëmtime.

MARS 2007. Plagoset në Fier gjyqtari i këtij qyteti Skënder Damini. Policia arrestoi më pas dy persona sit ë dyshuar për këtëngjarje dhe që lidhej për shkak të detyrës.

JANAR 2008. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Pogradec nëhyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Liradin Lila. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetëgjyqtari dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.

SHTATOR 2008. Qëllohet me armë në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë duke e plagosur me dy plumba anëtarin e Gjykatës sëLartë Ardian Nuni. Për fat Nuni nuk pati rrezik për jetën. Vetë ai e lidhi ngjarjen me dosjet që kishte në hetim, ndërkohë që grupi hetimor ka qenë konfuz për pistat e hetimit.

SHKURT 2011. I vendoset në Tiranë  një sasi tritoli makinës sëavokatit Genc Gjokutaj. Për fat tritoli nuk shpërtheu por ngjarja mund të kishte patur pasoja të rënda nëse atentatorët do kishin arritur të realizonin qëllimin e tyre. Sipas hetimeve ngjarja lidhej me çështje që juristi Gjokutaj kishte në proces.

SHTATOR 2011. Ekzekutohet në Vlorë në makinë duke shpërthyer një sasi e madhe eksplozivi gjyqtari I Gjykatës sëVlorës Skerdilajd Konomi. Cilësohet si një ngjarjet më të rënda të tipit mafioz që kanë ndodhur në Shqipëri ndaj njëpërfaqësuesi të drejtësisë. Akoma më e rëndë bëhet kjokur edhe sot nuk ka asnjë autor.

NËNTOR 2019. Plagoset në Durrës prokurori i këtij qyteti Arjan Ndoji. Perosna të pamnjohur akën hapur zjarr me breshëri ndaj amkinës në të cilën ai lëviste duke e lënë të plagosur atë dhe shoferin Andi Maloku dhe një person me precedent penale Landi Muharremi.

BILANC I SULMEVE NDAJ NJERËZVE TË DREJTËSISË

Të vrarë:

Skerdilajd Ikonomi, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës

Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Të plagosur:

Skënder Damini, gjyqtar i gjykatës së Fierit

Ardian Nuni, gjyqtarë i Gjykatës së Lartë

Arjan Ndoji, prokuror i prokurorisë së Durrësit

Pasoja të të afërmve të njerzve të drejtësisë

Të vrarë

Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm

Të plagosur

Vjehrri i prokrurores së Korçës Ledina Riza

Agim Gjoka, polic i Gjykatës së Fierit në atentatin ndaj gjyqtares Irena Meneku.

Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoji

Tentativa

1 djegie banese

3 sulme me armë e municione në banesat e njerëzve të drejtësisë

11 vendosje eksplozivi në banesë pa pasoja për jetën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Gota gjysmë plot e donacioneve

Publikuar

-

Nga

Shuma prej 1.1 miliardë euro e deklaruar nga Konferenca e Donatorëve si ndihmë për Shqipërinë është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shume shkurt.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye. E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot sepse nuk ka hapësirë fiskale.

Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin.

Arsyeja e dytë është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombetare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar u emetua me interes 3.5 për qind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.

I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa më të ulëta se 3 për qind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm,

Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra para falas. Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve të dhuruara nga Konferenca e Donatorëve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen.

LEXO EDHE:  Kur nobelisti Pablo Neruda i shkruante Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  VIDEO/ Sherr në emisionin e Roland Qafokut

Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi bëhet fjalë për 2-3 për qind e PBB-së. Pra financimi i deficçitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve.

Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës.

Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishëm dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar. Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka më e rëndë për çdo qeveri në glob.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm, sepse Shqipërinë nuk na e lanë vetëm”

Publikuar

-

Nga

(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshëm sa tërmetet)

Sot është një ditë e bekuar për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për Europën shkon përtej slloganeve të stërpërdorura politike për integrimin. Dhe se vetë ai proces nuk ka parasysh një vizë më pak apo më shumë në pasaportat tona.

Por mbi të gjitha për t’u bindur se anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete dhe kurrësesi stacioni i fundit në rrugëtimin politik të shqiptarëve përkrah popujve të tjerë.
Mirënjohje për çdo cent të bujarisë së çdo vendi, që vendosi të ndajë “kafshatën” e vet me Shqipërinë e traumatizuar dhe kërrusur nga tragjedia e tërmetit rrënues të 26 nëntorit. Më shumë se vlera e pabesueshme e ndihmës së mbledhur në Konferencën e Donatorëve, plotësisht e mjaftueshme për rindërtimin e plotë, ka rëndësi shprehja e shkëlqyer e solidaritetit ndërkombëtar për fatkeqësinë tonë!

Gjithçka ishte fantastike! Falë miqve jo vetëm europianë të Shqipërisë, që u përgjigjën sot në Bruksel, ka realisht kuptim deviza e huazuar nga himni i klubit të Liverpulit. Vetëm sot të dëmtuarit nga tërmeti mund të marrrin frymë të lehtësuar. Ata “nuk do të jenë asnjëherë vetëm”, sepse Shqipërinë miqtë nuk e lanë vetëm të vuante hallin e saj.

Sepse në rast se kjo nuk do të ndodhte, fatura e madhe e tërmetit do të ishte një kosto e papërballueshme, që do t’i mbivihej pamëshirshëm mbi shpinë dështimeve të qeverisë. Natyrisht, në dëm të atyre që u prekën nga tërmeti, në radhë të parë, dhe tërthorazi pastaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta dinte as edhe europianisti më i thekur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse shfaqje të tilla pozitiviteti janë po aq të paparashikueshme sa edhe vetë tërmetet.

LEXO EDHE:  Detaje të panjohura nga vrasja Esat Pashës/ Ishte krim pasioni

LEXO EDHE:  Kur nobelisti Pablo Neruda i shkruante Enver Hoxhës

Sot është një ditë kur duhet të anashkalohen të gjitha të këqijat, edhe sepse e ka brenda përgjigjen e merituar për “sovranistët” e lodhur të Tiranës, të cilët për interesat meskine dhe llogaritë e tyre të prishura e vënë herë pas here në dyshim raportin tonë me partnerët perëndimorë. Do të mjaftonte ajo që ndodhi sot në Bruksel për t’i refuzuar dhe mëshiruar përgjithmonë ata.

Dhe në fund fare, qeveria do të bënte mirë që të na i kursente krekosjet dhe mburrjet për një meritë që nuk është e saj. Ajo duhet të përveshë mëngët kokëulur dhe të nisë pa humbur kohë rindërtimin, duke shmangur standartet dhe veset e veta famëkeqe me fondet publike, por mbi ta gjitha, duke u fokusuar tek transparenca. Sepse praktikisht është i vetmi kërcënim për ta shkatërruar apo prishur këtë mrekulli, që prodhoi sot Brukseli për Shqipërinë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Dua një puthje për Shën Valentin…

Publikuar

-

Nga

* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe trëndafilash. Eci më këmbë, takoj njerëz, u fal një lule, i puth dhe largohem.

Deri tani kam puthur një grua plakë që mbante rradhën te sporteli ku paguhen dritat, pastaj putha një tropojan të papunë që del çdo ditë të kërkojë punë te ura e Brrylit. Në Bllok putha një vajzë 21 vjeçare që silikoni e kishte rritur 20 vjet më tepër në moshë dhe pas puthjes më kërkoi 180 euro.

I ika vajzës dhe i dola para një qerosi kokëmadh nga Mamurrasi që ngiste një makinë BMW X6 ngjyrë qumshti. Sa hapi xhamin, zgjati pistoletën drejt meje e sapo filloi për të më sharë, e putha dhe ia ngriva fjalët në fyt.

Meqënëse Blloku është afër, shkova te godina e qeverisë. Gardistët vlonjatë nuk më lanë të hyja por i putha dermanët një e nga një, ua bëra pak qejfin siç e duan ata e ua prisha mendjen. U ngjita lart në katin e tretë dhe para më doli Vali Bizhga me Ëngjëll Agaçin. Nuk pret njeri Edi Rama, është pak i zënë-më thanë.

Pa folur fare ua rroka kokat, ua afrova fytyrat te e imja, u përkula pak të arija gjatësinë e Ëngjëllit dhe fillova tu fus llapën të dyve mu aty në koridorin e lartë. Ëngjëlli vinte era Marlboro pa pullë, ndërsa Vali Bishga sapo kishte ngrënë hudhrën e mëngjesit. Një derë u hap pakëz dhe prej boshllëkut dallohej fytyra e skuthtë e Endri Fugës që më kërkonte te puthja edhe atë. Nuk i dhashë as lule e as puthje Fugës e pasi i lashë si krushq të ngrirë dyshen Bizhga-Agaçi nxitova matanë Lanës.

Te zyrat e PD-së kryetari nuk kishte ardhur ende e ndërkohë që Gaz Bardhi justifikohej duke thënë se Lul Basha nuk është gjumash, unë e putha fort Gazin e Kavajës. Sytë iu pushtuan nga lotët dhe pasi vari kokën në supin tim, psherëtiu:

-Kam 3 vjet që s’më puth askush. Për herë të fundit më ka puthur djali i Rexhep Meidanit në korrik të 2017-s kur isha ministër drejtësie. Mezi pres të vi më pushtet ti bie prapë qylit me puthje.

E putha edhe një herë Gazmendin e përvëluar dhe vrapova te shtëpia e doktor Berishës. Sa bëra të trokas në derë dëgjoja klithma dhe zënka. Liri Berisha i ishte turur burrit dhe e i urdhërohej plot maraz:

LEXO EDHE:  Kur nobelisti Pablo Neruda i shkruante Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Ju që shani Alketën, pini uthull!

-Nuk ta jap, jo.

-Nuk ta jap, jo se ka 23 vjet që nuk të bën derman as viagra!

Puthja më doli huq te kjo shtëpi dhe pa përtuar u nisa drejt Bashkisë. Më buzëqeshën, më mirëpritën dhe më thanë të pres pak. Më orientuan zyrtarisht, nëse do puthësh Erion Veliajn si fillim do njoftohen 639 policë bashkiakë dhe orkestra frymore e qytetit. Njëkohësisht do urdhërohen të vinë 54 kamerat e 27 televizioneve, 370 gazetarët e 740 portaleve, 44 montazhierë, 1780 vullnetarët komentues të rrjeteve sociale madje do jetë i pranishëm edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.

Sapo u thashë “Po”, brenda 10 minutash gjithçka ishte gati. Lali Eri më priste në zyrë dhe sapo u hap dera kërciti puthja ime e bashkë me të blicet dhe dritat e kamerave. Nuk mi shkulte buzët e tij të thara nga buzët e mia e ndërsa rënkonte nën zë më pëshpëriti te veshi e më tha:

-Ti puth më mirë se babai i Dua Lipës!

Me trëndafilat e pakësuar në duar dola në bulevard dhe i ngrita dorën një taksie.

-Urgjent në Rinas, i dhashë urdhër shoferit dhe makina e verdhë vërdhoi drejt aeroportit.

-Lekë nuk kam por po të jap një puthje dhe një trëndafil, kusurin jepja pronarit tënd-bëra shaka me taksixhiun dhe u futa brenda terminalit të nisjeve.

Bosh, qetësi, altoporlantët nuk njoftonin pasagjerët, edhe sportelet bosh. Një polic dremiste brenda kabinës por e zgjova, i bërtita:

-Ej sheeeef, kuuuu jaaaanë njeeeerëëëzit?

Polici kaploi sytë, vuri kapelen mbi kokën e tij formë Skrapari dhe më ktheu përgjigjen që s’prisja:

Sapo ikën të gjithë në Londër, Boston, Frankfurt, Milano, Paris. Ikën, ikën, ikën, ikëëëën!

Veshët e mi buçitën si Hiroshimë, koka mu var prej gravitetit të turpit, krahët mu lëshuan, trëndafilat mu derdhën në tokë dhe bashkë me lulet e kuqe u plasa edhe unë…

U përmenda 10 minuta para mesnatës. Veten e gjeta në ambulancën e Vorës e teksa kërkoja ujë, përballë meje shikoja veten time nga ekrani i një televizori të vogël. Spikeri lexonte plot dëshpërim:

Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi në mesditë. Trëndafilat e kuq të gazetarit dyshohet se i vodhën 3 persona të maskuar të cilët më pas larguan me një makinë të zezë dhe u fshehën në Fushë-Krujë. Policia u vu në ndjekje të keqbërësve!

LEXO TE PLOTE