Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

Opinione

Nga Andi Bushati/ Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

Publikuar

-

analisti dhe gazetari andi bushati

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyrime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe zëvndësi i tij, tre javë më parë. Në çdo vend normal të botës, breshëria e kallashnikovit ndaj një njeriu të ligjit, për të cilin shefi i qeverisë ka bërë thirrje për ndëshkim, e ka etiketuar si të paguar nga bandat, e ka bërë si tabelë qitje disa herë me radhë, nuk do të kalonte pa skandal.

Aq më tepër në një vend si ky yni, kur lidhjet e politikës me krimin nuk kanë nevojë për fakte, aq më tepër në Durrës kur mpleksja e interesave elektorale me ato mafioze ka arritur kulmin, aq më tepër në sfondin e allishverisheve dhe fallcifikimeve në të cilat është implikuar rilindja në këtë zonë, një ngjarje e tillë, e tmerrshme, do të linte shumë vend për dyshime.

Pandehmat e zeza do të bëheshin edhe më të mëdha po ti riktheheshim memories së qevisjes Rama. Raste si ato të goditjes së Dritan Zaganit, vetëm se denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, si ato të linçimit të policit që ngriti zërin për përdhunimin e një vajze nga djali i një deputeti të PS, dëshmojnë se përpara se të marrë anën e punonjësve të tij, shteti i ndëshkon ata ose i lë në dorë të krimit.

Askush nuk mund ta thotë (÷shtë tepër shpejt) se ngjarja e Shkozetit ka ngashmri me këto të mësipërmet. Por pasi ka d÷gjuar për to, askujt nuk mund ti heiqet e drejta të ngrejë dyshime.

A janë atentatorët që plagosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë, të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vrasësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

A janë thirrjet e skandaloze të qeveritarëve të lartë, në mos një bashkëpunim, një frymëzim për krimin?

Këto pandehma të errëta janë normale në një situatë si kjo. Kushdo që nuk do ti thoshte do të ishte ose një shërbëtor i qeverisë, ose më keq akoma, një shërbëtor i krimit.

Po nga kjo e deri tek të vënit e gishtit mbi Edi Ramën si udhëruesi i drejtëpërdrejtë i atentatit, ka një diferencë të madhe.

Vetëm pak minuta pasi u mor vesh masakra e Shkozetit përfaqësuesit e PD dhe LSI-së nxituan të bëjnë pikërisht këtë. Ata e shpallën kryeministrin të përfshirë në krim, e vizatuan atentatin si të paralajmëruar, madje shpallën edhe fazën e re të Vettingut: atë me plumba.

Natyrisht, po aq sa janë legjitime dyshimet mbi kreun e qeverisë, për atë që ka ndodhur sot, po aq të pabazuara janë edhe “të vërtetat” e etiketimit të tij si vrasës.

Në këtë pikë, opozita nxitoi të bëjë të njëjtin gabim si Rama tre javë më parë, duke u vetëshpallur në pozicionin e atij që ka monopolin e së vërtetës. Dhe kjo është ndihma më e mirë që mund ti japësh dikujt që është në hall: ta akuzosh pa prova për një gjë më të madhe sesa ajo për të cilën ai është kapur me presh në duar.

Pikërisht këtë gafë bënë sot PD dhe LSI me akuzat e tyre të drejtpërdrejta. Ato bënë çmos për të krijuar fabulën se ishte Rama ai që e urdhëroi atentatin, duke anashkaluar atë që është e prekshme dhe reale: se sot u godit me kallashnikov mbi një njeri, të cilin pavarësisht nga aktet e tij,  shteti e kish shpallur publikisht si fajtor pa gjyq./ Lapsi

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Jo si Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

– Dje në Shkup në një Forum të ministrave nga vendet e Ballkanit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kundërshtoi hapur sugjerimin europian për një reformë në drejtësi. Megjithëse ky qe një sugjerim me modelin shqiptar, ai e refuzoi atë po me modelin shqiptar madje duke e cilësuar disa herë si një katastrofë. Po sipas tij sot Shqipëria është në një krizë të thellë politike pikërisht nga mungesa e organeve gjyqësore, një defiçit i të ashtuquajturës reformës në drejtësi. Zoran Zaevi e tha disa herë se kemi gjithsej kaq e aq juristë dhe se një sitim i tyre a një kalim në veting do e fironte thellë këtë shifër dhe se
Maqedonia nuk ka kontingjent të ri për ta rikuperuar menjëherë.

Krahasimi me Shqipërinë është një brutalitet kohor, një dhuratë që do na mbaj gjatë në kalendat e kohës. Ndofta në letër mund të dukej si një model i përsosur, por realiteti po tregon se jemi bërë gazi i botës. Në një farë mënyre sipas Zoran Zaevit i bie që shoqëria maqedone të bashkëjetojë me të korruptuarit se sa të mbetet pa institucione si rasti i Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese.

Duket si diçka e pamoralshme në raport me ne, ose më saktë e pa pranueshme për shijet tona ”reformatore”, pasi po na tall edhe Maqedonia etj., por ja që qenkemi bërë. Jemi bërë derisa njerëzit nuk dinë se kush ka të drejtë përshembull Presidenti apo Kuvendi? Njerëzit nuk dinë kujt t’i besojnë Presidentit apo Taulant Ballës që del menjëherë pas numrit një të shtetit dhe e quan të çmendur që do pushuar nga puna. Thotë ka shkelur Kushtetutën nga që nuk di ta lexoj. Kujt t’i besojnë? Vërtetë Presidenti i tyre nuk di të lexoj? Si ka mundësi që Taulanti me Edi Ramën u dha për president një analfabet? Kujt t’i besojnë një zonje që shkon e betohet tek noteri apo asaj tek Presidenti?

Ka një boshllëk social plot mëdyshje sa me të drejtë Zorani na tregon me gisht. Se sa do ta pranojë Europa këtë, pra bashkëjetesën e Zoranit a Maqedonisë me të ”korruptuarit” mbetet për tu parë në muajt në vijim. Megjithatë kësaj strategjie prej Zorani, kjo Europë,  pra kalo kë të mundesh dhe mbyll sytë kur të mundesh se në fund të fundit hoqëm një pjesë të mirë të të korruptuarve etj., por jo korrupsionin, iu rikthye vet së fundmi në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Tmerri në Kamëz/ Zbardhen të tjera detaje, ngjarja në sy të fëmijës 6 vjeç

Mirëpo a kuptojnë shqiptarët se ky nuk është shpëtimi përfundimtar nga të korruptuarit dhe se nuk mund ta quajmë më reformë në drejtësi? Të paktën Zorani në
Maqedoninë e Veriut e ka kuptuar, e bëri publike, na mori si shembull krahasues. Absolutisht që shqiptarët nuk e kanë kuptuar. Janë të gjithë të sugjestionuar në luftën e ashpër mes Presidentit dhe qeverisë, mes asaj filozofie hip se të vrava, zbrit se të vrava.
Ndërkohë që një ministre financash deklaron ngrirjen e fondeve ose zero para investime  për vitin 2020, që në një farë mënyre ka një shpjegim, mbartje faturash të pa paguara nga 2019 ose zero efiçensë nga partneriteti publik privat dhe përqindjet në xhepat e firmëtarëve. Që domethënë këta firmëtarët ia kanë lëruar nënën deri në skutat e fundit pusit të buxhetit dhe me të drejtë, se, kush do i gjykoj. Shkon zëvendës kryeministri vet,
prezent i gjallë në sallën e gjyqit.

Megjithatë ka akoma që besojnë në një reformë në  drejtësi dhe tek partneriteti ndërkombëtar pa e kuptuar asnjëherë ulërimën e Zoran Zaevit
nga Shkupi, Jo si Shqipëria. Ka akoma disa kategori, njëra palë verbane pas mjekrës së Edi Ramës dhe tjetra pas xhelit dhe hekurosjes së Lul Bashës, ky ka më priore njoftimin e partive popullore për gjendjen alarmante se sa gjendjen vet. Kjo është me e bërë politikën nga lart për poshtë dhe jo e kundërta. Por po shoh në internet që më rastin e 28 nëntorit do ketë një asfeksion pakënaqësie sociale deri mbarë kombëtare.

Nga ana tjetër një ridalje  sutendore për të drejtat e tyre në lidhje me kushtet ekonomike dhe integrimin e diplomave në tregun social, qofshin lajme të vërteta se boll më me parë e dëgjuar Edi Ramën e Taulant Ballën. Boll me reformat që kthehen në sherr, zhurmë, çreforma etj.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Rama tradhëtari dhe gomerët që e sulmojnë

Publikuar

-

Nga

andi bushati opinion

Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u shfrytëzua si një rast i mirë për të sulmuar edhe njëherë Edi Ramën. Disa nxituan ta shpallin sërisht tradhëtar, të tjerë bënë thirrje që të izolohet si “non grata”, konspiracionistët panë një lëvizje të re për të realizuar plane të vjetra me Vuçiçin, ndërsa patriotët e thekur një provokim për të bërë të pranueshëm mini Shengenin ballkanik.

Duhet thënë se e gjithë kjo rokopujë ishte e pavend dhe e ekzagjeruar. Ajo u nxit nga një detaj i thjeshtë. Mes qindra postimeve që bën në ditë, kryeministri që qeveris përmes Facebook dhe Twitter, kishte bërë një gafë të rëndë. Duke u përpjekur të shpjegonte politikat e rilindjes për furnizimin e popullësisë me ujë, ai botoi edhe një hartë skandaloze ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Ky ishte “krimi”, natyrisht flagrant dhe i pa pranueshëm për çdo kabinet kryeministror serioz, kudo në botë. Për të cilin, gjithkush, më pak arrogant, do të kishte përunjësinë të kërkonte ndjesë dhe nuk do mjaftohej vetëm me një korrigjim të videos në Facebook.

Por nga këtu, ta shohesh këtë gafë me një mendësi konspirative, ta shesësh si një vazhdim të aventurës së korigjimit të kufijve, ta paraqesësh si një provokim që do të përgatisë terrenin për mini Shengenin dhe ti bësh të gjitha këto bashkë për të shpallur gafaxhiun tradhëtar, është vërtet një hiperbolë e madhe.

Pra thënë këtë, duket se kemi qëmtuar një tjetër rast, për të ilustruar tezën që vetë Rama artikuloi në mbrojtje të Thaçit, që kush të akuzon si tradhëtar, s’është gjë tjetër veçse një gomar.

Po a jemi këtu përpara një rasti të tillë? A është thjeshtë kryeministri një gafaxhi dhe ata që e akuzojnë një tufë budallenjsh qëllimkëqij?

Jo në fakt, sepse, as historia nuk është kaq e thjeshtë dhe as Rama nuk ështe hera e parë që lë dyshime përreth vetes.

A nuk qe ai edhe protagonisti që e sulmoi Vuçiçin në folenë e tij në Beograd duke u shndërruar më pas në mik të darkave ku këndonte Daçiçi dhe ku vizatoheshin harta?

LEXO EDHE:  Bushati “masakron” Bashën/ “Po bën lojën e Ramës, është bajat”

A nuk qe ai, që një herë fiste për bashkim kombëtar në kuadër të BE dhe njëherë tjetër e përdorte këtë temë si shantazh kundër saj?

A nuk qe ai që shqiptarëve u thoshte se taksa qe një klithmë që duhej ruajtur dhe Hardinajt i bënte presion përpara Makronit për ta hequr atë?

A nuk qe ai që goditi Mekelin duke thënë se është kryeministër që mbron interesat e shqiptarëve dhe jo të gjermanëve ndërsa pastaj e mohoi të ketë qenë ndonjëherë për ndryshim kufijsh.

A nuk është ai që po mbron me Shengenin ballkanik zgjidhjen e mrekullueshme të një rajoni pa mure, vetëm pasi ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufinjve që predikonte mure të reja etnike?

Pra thënë këto, e kupton qartë se Edi Rama, nuk ka pasur kurrë një vizion, as për Kosovën, as për bashkimin, por, ai i ka përdorur këto tema si një tregëtar cinik, vetëm për të fituar momentalisht për vete.

Prandaj të gjithë ata që kanë ndjekur këtë trajektore kanë të drejtë të dyshojnë.

Ne njerëzit “normalë”, mund të kemi të drëjtën ti gjykojmë apo ti quajmë gomerë akuzuesit e tij. Ne mund ta përqeshim paranojën apo konspirativizmin e tyre. Por ato, si të gjitha patologjitë, nuk kanë lindur nga hiçi. Ato kanë pasur shkaqe dhe kanë gjetur terren në sjelljen e çekuilibruar, të paparimtë dhe kundërthënëse të kryeministrit shqiptar.

Edi Rama ka shërbyer si toka më pjellore e mundshme për të lulëzuar budallenjtë që e akuzojnë atë si tradhëtar.

Prandaj dhe në këtë rast, shërbeu një gafë me harta për të nisur një stuhi të re. Një fortunë, ku gomerët nuk janë vetëm në anën e fanatikëve të mbrojtjes së kufijve, por edhe në anën e atyre që bëjnë lodra me ta./ Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Ekzekutoi ish-të dashurën/ Si përfundoi disa herë në komisariat autori

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE