LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta flet për Çimin dhe Besin/ Zbulon edhe “dashurinë” e tij të fundit

2 Nëntor 2019, 10:59, Politikë CNA
Meta flet për Çimin dhe Besin/ Zbulon edhe

Në një intervistë të dhënë së fundi për gazetën MAPO, presidenti Ilir Meta ka folur edhe në lidhje me miqësinë me Çim Pekën dhe Bes Kallakun, dy persona nën shoqërinë e të cilëve është parë shpesh kohët e fundit.

I pyetur për çmenduritë e verës, kur nuk kishte ditë të mos postonte ndonjë foto me qen, mace, vetë ai lakuriq, apo me Çim Pekën e Bes Kallakun, Meta tha se ?Asnjëherë mos prisni nga unë që në sezonin e plazhit të shëtis buzë detit me kostum e kollare, për t?u dukur si shtetar.

Në jetën e përditshme dhe në kohën e lirë jam i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sjelljen prej shtetari e tregoj përmes detyrës që kryej.

Kënaqësi për mua që në kohën e lirë të shoqërohem me aktorë humori dhe artistë, gazetarë dhe sportistë, por dhe njerëz të thjeshtë kudo në bregdet dhe sidomos në malet e Shqipërisë.

Megjithatë kam qenë modest në postimet e mia pasi po të shikoni postimet e shumë figurave të tjera dhe Presidentëve të ndryshëm të botës, do ju binte të fikët?.

I pyetur nëse këshilltarët e tij janë dakort me këto dhe a ndikojnë tek ai, Meta shprehet se ?Kam këshilltarë dhe njerëz të afërt të cilëve u marr mendime për çështje të ndryshme në raport me punën dhe përgjegjësitë që ka institucioni i presidentit të Republikës, por pa u lejuar të më ndërhyjnë në raportet e mia me macen time të dashur Sasha apo në ?dashurinë? time më të fundit Celtic FC?.

Lajmet e fundit nga