Connect with Us

Kosovës i mungon një marrëveshje e normalizimit me Serbinë

Kosova & Rajoni

Kosovës i mungon një marrëveshje e normalizimit me Serbinë

Publikuar

-

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer tha në Prishtinë, se SHBA e inkurajon Kosovën që t’i qaset seriozisht dialogut për një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë.

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit që njëherësh është edhe i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha në Prishtinë, se SHBA presin që qeveria e re e Kosovës t’i vazhdojë negociatat me Serbinë, duke bërë të ditur se ky është edhe prioritet strategjik i SHBA-së. Këtë deklaratë Palmer e bëri gjatë një vizite që po realizon në Kosovë, ku takoi Presidentin e Kosovës dhe përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërinë civile.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ofron mundësi më të mëdha ekonomike, sepse në këtë situatë që jeni bizneset ngurrojnë të investojnë këtu, sepse ekziston një perceptim se këtu është vend i rrezikshëm dhe ka një konflikt. Kur bizneset mund të lëvizin lirshëm në atë vend, atëherë ka prosperitet”, tha Mathew Palmer, duke aluduar në heqjen e taksës ndaj produketeve serbe, por, njëkohësisht duke ritheksuar, se edhe Serbia nga ana e saj, duhet të ndalojë siç tha “stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata”.

Palmer: Zgjedhjet treguan demokracinë në Kosovë

“Nganjëherë ka pasur mungesë të transparencës në dialog. Shqetësimi dhe dëshira e disave është që SHBA-të të përpiqen të ofrojnë një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe nxitjen e serbëve të Kosovës. Jemi të gatshëm për të punuar me udhëheqësit e të dy vendeve”, tha Mathew Palmer.

Kosovo l stellvertretender US-Außenminister Palmer trifft Präsident Thaci (Office of the President of Kosovo)

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, që njëherësh është edhe i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, foli edhe për zgjedhjet e 6 tetorit që nxorrën fituese dy partitë më të mëdha opozitare, lëvizjen Vetëvendosja dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës LDK. Palmer tha se zgjedhjet e 6 tetorit treguan demokracinë në Kosovë.

“Opinioni publik votoi për ndryshim dhe edhe SHBA-të e përqafojnë këtë. Sytë e botës do të shikojnë se çfarë mund të bëjë qeveria e re e Kosovës. Kosovës i duhet një koalicion që përfaqëson popullin e Kosovës. SHBA-të kanë qenë të qarta, shpresojmë që do të shohim adresim të çështjeve të rëndësishme. Qeveria e re kur të formohet mundet dhe duhet të ngjallë negociatat. Nuk mund të ketë asnjë integrim, nëse nuk ka dialog me Serbinë”, tha amerikani Mathew Palmer, duke siguruar qytetarët se “shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme”.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Palmer “kryqëzon” Ramën: “Nuk mund të luajmë rolin e arbitrit”

“Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se partneritet me SHBA-të, ju e meritoni botën, BE-në dhe OKB-në. Jo të qëndroni prapa SHBA-së, por krahë për krah dhe kjo mund të arrihet me dialog. Serbët e Kosovës prej vitit 2013 kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës me ligje të po këtij vendi”, tha Mathew Palmer.

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në Prishtinë erdhi pas një vizite që kishte në Maqedoninë e Veriut. Në Prishtinë ai takoi të gjithë udhëheqëisit e partive politike parlamentare dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, pas takimit tha se “Kosova nuk mund të mbetet e izoluar”.

Sfida e parë: Përballja me dialogun

“Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Presidenti Hashim Thaçi.

Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në nëntorin e vitit të shkuar, kur qeveria e Kosovës vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe si shenjë pakënaqësie ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës. Kosova në këtë fazë ndodhet para krijimit të instucioneve të reja që do ta dalin nga rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sfida e parë që e pret qeverinë e re të Kosovës është përballja në dialog me Serbinë që me ngulm po kërkohet nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë nga SHBA. Albin Kurti, që pritet të jetë kryeministër i Kosovës, gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka deklaruar se ai si kryeministër,  do ta udhëheqë dialogun me Serbinë dhe jo Presidenti i Kosovës, dhe ka paralajmëruar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash në dialogun Kosovë-Serbi./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Besa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Nga

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

LEXO EDHE:  “Argatët e Serbisë së madhe”/ Berisha zbulon planin për ndarjen e Kosovës

LEXO EDHE:  Kosova kërkon asistencë intelektuale nga disapora

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qëndrim i pandryshuar/ Gjermania, kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi  

Publikuar

-

Nga

Thaci vucic marreveshja

 Ndërsa ka deklaruar se me miliardat e ndihmës që jep dhe infstrumentat e shumtë këshillues BE është donatori më i madh në Rajonin e Ballanit Perëndimor dhe se përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilionëshe edhe në bashkëpunimin bilateral, ministri i Jashtëm i Gjermanisë i ka thenë medias gjermane “Dojçe Welle” se qëndrimi i shtetit që ai përfaqëson lidhur me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi mbetet i pandryshuar.

“Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në Rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

LEXO EDHE:  “Argatët e Serbisë së madhe”/ Berisha zbulon planin për ndarjen e Kosovës

LEXO EDHE:  Presidenti serb: Jemi gati për lëshime dhe kompromis në çështjen e Kosovës

Ne dëshirojmë një bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjesh. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshtim me antarësimin në BE”, ka vlerësuar ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ministri gjerman: Do t’ja dalim të gjejmë një zgjidhje për integrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gjatë një prononcimi për “Dojçe Welle”, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, është pyetur lidhur me “momentin e hidhur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE” dhe mesazhin që ai do të përcjell Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së tij në Shkup, si përfaqësues i  Gjermanisë vëndit të angazhuar fort nëpërmjet Procesit të Berlinit. Në përgjigjen e dhenë z.Maas ka përfshirë dhe fatin e mbrapshtë të integrimit të Shqipërisë, duke pohuar se  Gjermania është duke punuar për të arritur unanimitetin brenda BE-së.

“Për Gjermaninë është e qartë: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE, e mbështesin fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është edhe në interesin tonë strategjik. Por për këtë çështje na duhet unanimiteti brenda BE-së, dhe për të arritur këtë jemi duke punuar. Gjermania është duke luftuar me të gjitha forcat, për të arritur një qëndrim të përbashkët në BE, që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë shpejt. Unë dua edhe një herë ta bëj këtë gjë të qartë në Shkup”.

“Nuk duket që Franca, presidenti Macron, dhe kundërshtarët e tjerë të zgjerimit të kenë ndër mend të ndryshojnë mendimin. Cila është strategjia juaj për Ballkanin Perëndimor nëse BE vazhdon ta bllokojë zgjerimin? Çfarë do të bëjë Gjermania?” ka qenë një tjetër pyetje e DW të cilës z.Maas i është përgjigjur:

LEXO EDHE:  “Qeveria Mustafa më jotransparentja që ka pasur Kosova”

LEXO EDHE:  "Argatët e Serbisë së madhe"/ Berisha zbulon planin për ndarjen e Kosovës

“Forca e Bashkimit Europian ekziston në faktin se në fund ne gjithnjë gjejmë një zgjidhje, edhe kur temat janë të vështira. Unë jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe kësaj herë. Presidenti Macron, ka shpjeguar se krah vazhdimit të reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm është edhe reformimi i procesit të zgjerimit në BE. Për këtë ne do të zhvillojmë javën e ardhshme bisedime intensive në BE.

Por, njëkohësisht edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë pa ndalur procesin e reformave, në mënyrë që të arrijnë suksese të tjera. Sidomos tani duhet që nëpërmjet sukseseve të binden edhe ata skeptikë që kanë mbetur. Gjermania do të angazhohet që të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE… Unë dua t’u jap zemër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si edhe vendeve të tjera të Rajonit që të vazhdojnë me konseguencë kursin reformues edhe për një arsye tjetër: Reformat nuk shërbejnë vetëm për afrimin me BE, ato janë të rëndësishme sepse janë në dobi të njerëzve. Forcimi i shtetit të së drejtës, luftimi me vendosmëri i korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë detyrat kryesore të çdo qeverie, që do të ardhmen e vendit të vet. Edhe opozita mban përgjegjësi. Konkurenca politike dhe idetë konkuruese, që janë të zakonshme dhe të domosdoshme në demokraci nuk duhet ta paralizojnë zhvillimin e vendit”.

 

LEXO TE PLOTE