Connect with Us

Kokainë dhe mijëra euro/ Pranga dy shqiptarëve në Athinë

Kronika

Kokainë dhe mijëra euro/ Pranga dy shqiptarëve në Athinë

Publikuar

-

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë dy shtetasit 35 dhe 42 vjeç, ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije.

Në cilësinë e provës material, policia ka sekuestruar 1.1 kg kokainë, 17 mijë euro, 7 celularë si dhe disa automjet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rrëshqitje gurësh në aksin Librazhd-Elbasan/ Bllokohet rruga

Publikuar

-

Nga

Rënia e gurëve ka bërë që aksi rrugor Librazhd-Elbasan, të ketë probleme me qarkullimin mëngjesin e sotëm.

Sipas BW, një masiv dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit”, por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

KJo ka bërë që qarkullimi të  bëhet i vështirë dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

LEXO EDHE:  Detroit/ Arrestohen tre hajdutë të rrezikshëm shqiptarë

LEXO EDHE:  U ikën policisë/ Arrestohen në Athinë dy shqiptarët e arratisur

Moti i keq i ditës së mërkurë ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ Aksidentohen në punë, humbin jetën dy emigrantë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Dy emigrantë shqiptarë, kanë humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u aksidentuan në vendet përkatëse të punës.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Gjon Lekaj, mësohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, teksa po çmontonte skelat duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

38 vjeçari Lekaj, , jetonte në Porta Mortara së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

LEXO EDHE:  EUROSTAT/ 183 mijë shqiptarë aplikojnë për azil

LEXO EDHE:  Detroit/ Arrestohen tre hajdutë të rrezikshëm shqiptarë

Ndërkaq, viktima tjetër, i identifikuar si Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e shkuar, por nuk ka mundur ti mbejtojë plagëve të marrë, duke humbur jetën sot në spital. Ismailaj punonte në sektorin e kopshtarisë në Bari, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij, mbeten ende të paqarta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Si e qëlloi me armë pronari i lokalit të riun në pallatin e Marsida Qatjas

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja nga vrasja e të riut në Kavajë.

Sipas “News 24” ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banon Marsida Qatja dhe 29-vjeçari M.Ismailaj, u qëllua me armë gjahu nga pronari i lokalit. 60-vjeçari Xhevdet Leçini është konfliktuar me të riun për shkaqe ende të paditura, ndërsa ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë në vend.

Të dy personat raportohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa  trupi i pajetë i Ismailajt është transportuar drejt Spitalit të Durrësit. 29-vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm.

LEXO EDHE:  Detroit/ Arrestohen tre hajdutë të rrezikshëm shqiptarë

LEXO EDHE:  Arrestohet në Shkup kosovari, dy shqiptarë prangosen në Ohër

Sakaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.

“Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE