Connect with Us

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do të jetë moti  

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do të jetë moti  

Publikuar

-

Vlerat e larta të presionit atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme kanë sjellë mëngjesin e ditës së sotme mot të kthjellët, por edhe vranësira deri të dendura në relievet malore.

Temperaturat në vlerat minimale u regjistruan nga 6ºC në relievet malore deri në 14ºC në zonat bregdetare (respektivisht Kukës dhe Sarandë).

Nëse jeni duke udhëtuar do të vëreni gjithashtu se ka shikim të reduktuar në zonat luginore për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës.

Era sot do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje relativisht e qetë dhe shpejtësi 1-10m/s.
Temperaturat e mesditës pritet të kapin vlerat nga 17ºC në relievet malore deri në 25ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO EDHE:  Moti-Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Pranvera ende nuk ka trokitur

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për nesër pritet që të kemi një “ditë gri”, pra mot i vranët në të gjithë territorin. Në zonën e qendrës dhe relievet malore pritet të ketë pika shiu, ndryshe nga zona e jugperëndimit dhe veriperëndimit (Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër) ku reshjet do të jenë me intensitet deri edhe mesatar në formën e shtrëngatave.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti i keq “paralizon” Llogaranë/ Policia apel shoferëve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të shmangin aksin e Llogarasë pasi është i pakalueshëm.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Përplasje, gaz lotsjellës dhe persona të lënduar/ Policia blindon Astirin, IKMT vijon shembjen e objekteve

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit” për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Madhe.

Edhe pse orët e para të mëngjesit ka pasur përplasje të forta mes banorëve dhe policisë, IKMT ka vazhduar aksionin.
Fadromat kanë filluar punën për shembjen e objekteve që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm

LEXO EDHE:  Moti/ Jugu nën “pushtetin” e borës, në veri nisin reshjet e shiut

LEXO EDHE:  Moti-Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Pranvera ende nuk ka trokitur

Ndërkohë banorët kanë kundërshtuar me forcë shembjen e banesave të tyre, e për pasojë janë plagosur 12 persona mes tyre 5 efektivë policie.
Një numër i madh policësh kanë rrethuar zonën, ndërsa fadromat vazhdojnë punën.
Në fotot e shkrepura së fundmi tek “Astiri” shihen qartë gërmadhat e mbetura nga shembja e objekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Era e fortë rrezon shtyllat e tensionit të lartë/ Rruga e Llogarasë e pakalueshme

Publikuar

-

Nga

Për shkak të motit të keq rruga e Llogorasë është e pakalueshme.

Si pasojë erës së fortë janë rrëzuar shtylla tensioni të lartë si dhe pemë.

Prefekti i Qarkut bën apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE