LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kërkuar për terrorizëm në Itali/ Flet Hoxha: Akuzat mi kanë bërë në Shqipëri, e njoh personin

2 Nëntor 2019, 16:09, Kronika CNA
I kërkuar për terrorizëm në Itali/ Flet Hoxha: Akuzat mi

Të dhënat për një sulm terrorist, të ngjashëm me atë në Bataclan në Francë kanë alarmuar policinë italiane, ndërkohë që mediat fqinje raportojnë si të dyshuar dy shqiptarë, Bujar Hysën, 45 vjeç, dhe Bardhyl Hoxhën, 46 vjeç, të shumë të kërkuar që mendohet se janë të strehuar në Itali.

Në një lidhje telefonike për Ora News, një nga të dyshuarit, Bardhyl Hoxha është shprehur se akuzat ndaj tij nuk janë aspak të vërteta dhe se janë inskenuar nga dikush në Shqipëri.

Më tej, Hoxha ka deklaruar se ka dijeni edhe se kush mund të jetë personi që ka ngritur akuza ndaj tij dhe se emrin e tij do t?ia thotë vetëm drejtësisë.

?Jetoj në Francë prej 18 vitesh. Këto akuza mi ka bërë dikush nga Shqipëria. Me akuzat jam njohur para një ore duke parë lajmet. Kam qenë në Itali, jam paraqitur vetë në policinë Franceze, më ekstraduan në Itali më lanë me 3 muaj burg për trafik droge, në gjyq dola i pastër?, ka thënë ai.

Referuar të akuzuarit tjetër, Bujar Hysa, Hoxha është shprehur se nuk e njeh dhe se rrjedhimisht s?ia ka idenë se kush mund të jetë ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga