LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabiten 300 mijë lekë nën kërcënimin e armës/ Arrestohen dy të rinj, në kërkim dy të tjerë

2 Nëntor 2019, 09:11, Kronika CNA
Grabiten 300 mijë lekë nën kërcënimin e armës/

Policia e Dibrës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në një banesë  në fshatin Grykë Nokë, kue nën kërcënimin e armës disa persona kishin grabitur një shumë parash.

Policia bën të ditur se pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën  rrethim  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve: M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës,  kanë mundur të largohen duke marrë  me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim  dhe vijon puna për kapjen  e tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar  “Shumbati ”

Zbardhet në kohë rekord vjedhja me armë e një shume parash në një banesë.

Pas disa orë ndjekjeje dhe mbajtje nën rrethim, bien në prangat e Policisë  dy  nga autorët kryesorë.

Shpallen në kërkim dy autorë  të tjerë të ngjarjes.

Policia e Dibrës pas marrjes së informacionit se disa persona , nën kërcënimin e armës ishin futur në një banesë  në fshatin Grykë Nokë  dhe nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë parash , menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe janë  vënë në ndjekje të autorëve.

Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga  policia  kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat.

Shërbimet e Komisariatit  të Policisë Dibër në bashkëpunim dhe me agjentët e Hetimit të Krimit në DVP,kanë rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijur ndjekjen dhe krehjen e zonës  për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën  rrethim  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve  :

M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës,  kanë mundur të largohen duke marrë  me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim  dhe vijon puna për kapjen  e tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H,  shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip ‘Opel’.

Vijon krehja e zonës për kapjen e dy personave  të shpallur në kërkim dhe  të gjetjes së armës  që dyshohet se autorët e kanë hedhur  porsa kanë parë që ndiqeshin nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.

 

Lajmet e fundit nga