Connect with Us

Deklarata “bombë” e gazetarit/ Prokurorët në rrezik për jetën

Kronika

Deklarata “bombë” e gazetarit/ Prokurorët në rrezik për jetën

Publikuar

-

Gazetari Elton Qyno, ka komentuar sot ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme, ku prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja si dhe dy personat që e shoqëronin mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri.

Nga studio e Report Tv, Qyno theksoi se ngjarjen e bën ende edhe më të rëndë fakti se sulmi ka ndodhur pikërisht ndaj një personi të sistemit të drejtësisë.

Sipas tij ky është mesazh mjaft negativ për sa i përket njerëzve të drejtësisë dhe është tregues i sistemit të kalbur.

LEXO EDHE:  Aplikimi për SPAK/ Zyrtari i BE-së, thirrje prokurorëve

“Kur sulme të tilla ndodhin ndaj njerëzve të drejtësisë është ende më e rëndë. Nëse u bëhet presion nga politika dhe tashmë edhe nga krimi, një prokuror i thotë vetes “pse po hetoj unë tani, që të më vënë tritolin në shtëpi”. Atëherë bëjnë sikur hetojnë. Ky është një tregues i sistemit të kalbur”-tha ndër të tjera Qyno.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Jar Hasa

    2 Nentor, 2019 at 6:24 pm

    Elton Qyno, po pse nuk ve ne dukje faktin qe prokurori rri me kontigjent kriminal, dhe se ankesat e drejtorit te hipotekes perputhen me cfare u pa ne ngjarje. Arjan Ndoja te zgjedh, o prokuror o gangsterr . Rruge te mesme nuk ka. Se kur i perzien te dyja, plas kallashnikovi.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë i riu

Publikuar

-

Nga

Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte shpallur i zhdukur para tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.

Sipas mediave kosovare, trupi i të riut është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që trupi i të tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre bosi shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një megaoperacion i policisë italiane, ka çuar në arrestimin e 20 personave. Ata akuzohen për trafik droge, vjedhje dhe armë mbajtje pa leje, ndërkohë që kapoja ishtë një shqiptar.

Hetimet lidhur me këto arrestime kishin nisur që në dhjetor 2015 kundër një organizate kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme.

LEXO EDHE:  Prokurorët e BE në Tiranë/ Hetim i imtësishëm i dosjes “Balili”

LEXO EDHE:  "Videoja intime në duart e Metës dhe SHISH"/ Gazetari zbulon detaje nga skandali diplomatik

Krahas sekuestrimit të 5.3 tonë marijuana që vinin nga Shqipëria, hetimet zbuluan dhe një arsenal të madh armësh, ekzistenca e të cilave datonte që nga lufta.

U sekuestruan gjithashtu 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikovm shkruajnë mediat italiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në Gjykatën Administrative 

Publikuar

-

Nga

Policia bën të ditur se është goditur një tjetër rast i krimit ekonomik, ku është bërë i mundur ndalimi ish-sekretares gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë,  Edlira Shehu.

Sipas uniformave blu, përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur 43-vjeçarja Edlira Shehu, ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: Mbledhja tregoi se kush guxon të hetojë qeverinë do ta hajë

LEXO EDHE:  “Ky lakror ka shumë petë”/ Gazetari bën paralajmërimin e fortë, pas antentatit ndaj prokurorit

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE