LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani mbron Lulin nga Grida

1 Nëntor 2019, 09:20, Politikë CNA
Ylli Manjani mbron Lulin nga Grida

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani nuk ka ditë që të mos reagojë apo komentojë çdo gjë që ndodh në Shqipëri.

I gjithëdituri Manjani, i përzënë me ?shqelma? nga politika, tani jep mend për çdo gjë, nëpërmjet rrjeteve sociale.

E ndërsa kohët e fundit ish-deputetja Grida Duma po tenton të shitet në media, si një zë kritik ndaj Bashës, madje bën edhe thirrje për protesta, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Manjanit.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, ka tentuar të mbrojë Lulin nga Grida.

?Protestoni edhe kundër Lulit madje, por bëjeni dhe mos u ankoni! Nëse nuk e doni Lulin tregojini se jeni më shumë se ai duke protestuar dhe jo duke u ankuar për të në FB!

Çdo ankesë ndaj Tij, qoftë dhe me vend, vetëm e forcon dhe njëkohësisht ndihmon kalbësirat që qeverisin.

Prandaj nëse keni dëshirë, dilni e protestoni! Lërini ankesat!?-shkruan ndër të tjera Manjani.

Por, vetë Ylli Manjani që jep mend për protesta, vetë ku po proteston. Apo në ndonjë resort luksoz në jug të Shqipërisë, duke shijuar inatin e tij ndaj Ramës dhe dhe dashurinë ndaj lulit si ish-ministër i Ramës që u çuan në prokurori nga Gaz Bardhi bashkë me Petrit Vasilin.Inatin ndaj rames dhe dashurine ndaj lulit si ish minister i rames qe u cuan ne prokurori nga Gaz Bardhi bashke me Petrit Vasilin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga