Connect with Us

U kap me 90 mijë euro në çantë/ Arrestohet në tren shqiptari në Itali

Kronika

U kap me 90 mijë euro në çantë/ Arrestohet në tren shqiptari në Itali

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në provincën e Materas, në Rimini pasi mbante 90 mijë euro të pajustifikuar në çantën e shpinës.

Arrestimi u krye në trenin që shkonte drejt jugut, pas kontrollit të policisë.
Pasi rezultoi se shqiptari ishte person i dyshuar për shpërndarjen e drogës, efektivët e policisë i kontrolluan çantën e shpinës, ku gjetën 88 850 euro kesh, kartëmonedha të prerjeve 50, 100 dhe 200 euro.

LEXO EDHE:  Video-I “nxorën bojën” Ministrisë së Brendshme/ Policia tenton ty arrestojë anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u dërgua në stacionin e policisë së Riminit, ku do t’i nënshtrohet një hetimi më të thelluar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr në një lokal në Korçë/ Plagoset me sende të forta në kokë një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri në një lokal në qytetin e Korçës.

Mësohet se një i ri është goditur me sende të forta e për pasojë ka përfunduar në spotal.
I plagosuri në gjendje të dehur është transportuar me urgjence në spital, pasi ka marrë plagë të renda në kokë.

LEXO EDHE:  I vuri flakën Range Roverit në Sarandë/ Prangoset 25 vjeçari

LEXO EDHE:  Video-I “nxorën bojën” Ministrisë së Brendshme/ Policia tenton ty arrestojë anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të përfshirë në ngjarje dhe shkaqet e plagosjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Rruga është për makinat dhe jo avionët”/ Polica rrugore bën “namin” me heqjen e patentave

Publikuar

-

Nga

Policia rrugore vijon kontrollin për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë vrastare të përdoruesve të rrugës.

Policia i bën thirrje shoferëve të mos shpejtojnë pasi rruga është për të qarkulluar makinat jo avionet.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë 11 orëve të fundit janë konstatuar dhe pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 158 km/h – 204 km/h

“Mos shpejtoni, radari dhe polici rrugor janë në detyrë.
Vijon kontrolli për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë vrastare të përdoruesve të rrugës.
Rruga është për të qarkulluar makinat dhe jo avionët dhe është e të gjithëve. Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Rregulli vlen njësoj për të gjithë.

LEXO EDHE:  Tërmeti/ Ambasadorët shqiptarë në Turqi dhe Greqi japin informacione mbi situatën

LEXO EDHE:  Arrestohen dy gra / Zhvillonin prostitucion në banesën e tyre

Drejtues mjetesh: Shpejtësia, alkooli dhe garat të presin rrugëtimin e jetës.
158 km/h – 204 km/h në aksin Sauk – Teg, Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas prej orës 10:00 të mëngjesit e deri në këto momente, në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar.
Si rezultat i kontrollit me matësin e shpejtësisë , gjatë 11 orëve janë konstatuar dhe pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 158 km/h – 204 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Drejtues mjetesh: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Familja ka nevojë për TY , mos u bëj statistikë rrugore”, thuhet në njoftmin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë në Kukës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Bresheri automatiku ne vlore dy te plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kukës.

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë në fshatin Kalis.

Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije ndërkohë që policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e krimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE