Connect with Us

“Tërheqja e qeverisë, s’është zgjidhje e krizës”/ Arta Dade zbulon kush ‘fshihet’ pas qetësisë së opozitës

Politikë

“Tërheqja e qeverisë, s’është zgjidhje e krizës”/ Arta Dade zbulon kush ‘fshihet’ pas qetësisë së opozitës

Publikuar

-

“Mazhoranca ka përgjegjësi përballë popullit për të stabilizuar gjendjen e politikës”, kështu është shprehur ish Ministrja e Jashtme, Arta Dade, e pyetur nëse tërheqja e qeverisë do të ishte një zgjidhje e krizës.

Teksa ka deklaruar se PS-ja është bërë shtrat i ngrohtë për personat me element kriminal, Dade po ashtu është shprehur se edhe opozita nuk është e hapur në qëndrimin e saj me qytetarët. Sipas ish ministres së Jashtme, arsye për ndërprerjen e protestave dhe sjelljen e tanishme të opozitës mund të jetë një lloj garancie  që i është dhënë asaj nga faktori ndërkombëtar.

“Mazhoranca ka përgjegjësi përballë popullit për të stabilizuar gjendjen e politikës. Nuk është zgjidhje tërheqja e qeverisë. Opozita u vetëvra që me dorëheqjen nga mandatet, pavarësisht se më pas pati një lloj pendimi dhe u kërkua të  gjendeshin disa artifica për tu kthyer brenda. Liderët e opozitës nuk janë të hapur me opinionin publik. Janë të fshehtë dhe lënë të kuptosh sikur kanë marrë një garanci nga sistemi ndërkombëtar për të hequr dorë nga protestat.

Nga takimet që kanë pasur me ndërkombëtarët ato mund të kenë marrë një garanci se mund t’i fitojnë këto zgjedhje marrë shkas nga braktisja që i bëri elektorati Ramës në zgjedhjet e shkuara, si dhe, po ashtu, nëse bëjnë Reformën Zgjedhore.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Çfarë do të ndodhë me bojkotin e opozitës

Arsyeja se pse faktori ndërkombëtar mund t’ua ketë garantuar një gjë të tillë është sepse PS-ja është bërë një shtrat i ngrohtë  për element me të shkuar kriminale, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e saj. Ata janë hedhur për të dëmtuar PS nga ana e PD-së më herët kur ne kemi qenë pjesë drejtuese e PS-së, dhe asnjëherë nuk kanë qenë bërë pjesë e strukturave të larta të demokratëve, mirëpo tashmë janë bërë pjesë e PS”, është shprehur Dade./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Foto/ Rama “thumbon opozitën”: Përtej llafeve e shpifjeve…

LEXO EDHE:  Pranimi i mandateve/ Spaho: Mësim për opozitën

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Qeveria hije në PD/ Basha jep përgjigjen epike

LEXO EDHE:  “Mori 74 mandate me Dakon e Tahirin”/ Lefter Maliqi: “Rama ka frikë nga opozita e bashkuar”

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

LEXO EDHE:  Tradhëtia e radhës/ Zbulohet fakti i dytë që Basha u ul në tryezë me Ramën

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE