Connect with Us

Tentoi të trafikonte një automjet me kanabis/ Arrestohet 52-vjeçari

Kronika

Tentoi të trafikonte një automjet me kanabis/ Arrestohet 52-vjeçari

Publikuar

-

Një 52 vjeçar me iniciale R.H. është arrestuar nga policia e Vlorës për trafik narkotikësh. Personi ishte në kërkim si i dyshuar për veprimtari  kriminale, pasi  në datën 17 gusht 2019 tentoi të trafikonte një automjet më 55 kg kanabis, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Kapet një tjetër shtetas i kërkuar, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka realizuar kapjen e të kërkuarit R. H, 52 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

LEXO EDHE:  Dogji qëllimisht 5 dynym tokë/ Prangoset shkodrani, emri

52-vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Më datë 17.08.2019, shtetasi R. H., dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lënde narkotike prej 55 kg cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kampi-burg i Al Hawl, mbi 80 shqiptarë të bllokuar/ Gazetari zbulon vendndodhjen

Publikuar

-

Nga

Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famëkeq të ISIS ka mësuar se brenda ambienteve të tij strehohen dhe rreth 80 shtetas shqiptarë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh. Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Hawl, në pjesën fundore të tij.

Ekipi i A2, nën drejtimin e gazetarit Jul Kasapi do të mundohet të krijojë kontakte me këta njerëz të bllokuar në kampin-burg për të mësuar më shumë rreth tyre, identitetin, problemet dhe si i kalojnë ditët në pritje të një zgjidhje.

LEXO EDHE:  Vrasja e ish-efektivit në Selitë/ Ndalohet një i dyshuar

LEXO EDHE:  I jepte motorit në gjendje të dehur/ Arrestohet 35-vjeçari

Ndërkohë, i ftuar në A2, Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, tha se autoritet shqiptare duhet të ndërhyjnë, e për këtë sipas tij ka argumente ligjore dhe humanitare.

“Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”, tha Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM./A2

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon, ndërkaq bëhet me dije se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

LEXO EDHE:  Tentoi të vrasë djalin me sopatë/ Arrestohet 63-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Nga Hollanda në Itali/ Arrestohet grupi shqiptar i kokainës

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE