Connect with Us

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vorës/ Vasili i vë “vulën”: Votimet 30 qershorit ishin kriminale

Politikë

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vorës/ Vasili i vë “vulën”: Votimet 30 qershorit ishin kriminale

Publikuar

-

Nën kryetari i LSI, ka reaguar pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.
Sipas Vasilit, largimi i Kajamkut vulos që votimet e 30 qershorit ishin kriminale.

“Edi Rama kandidoi vetëm, votoi vetëm dhe numëroi vetëm dhe në fund prodhoi të inkriminuar. Edi Rama ka rënë përfundimisht politikisht, moralisht dhe psikologjikisht”, shkruan Vasili.

Ai bën thirrje për zgjedhje të parakohshme për të shpëtuar Shjqipërinë.

Postimi i plotë:

Largimi i Kajmakut vulos,qe votimet 30 qershorit ishin kriminale.
Edi Rama per faqe te zeze.
Edi Rama kandidoi vetem,votoi vetem dhe numeroi vetem dhe ne fund prodhoi te inkriminuar.
Edi Rama ka rene perfundimisht politikisht,moralisht dhe psikologjikisht.
S’ka kohe per te humbur.
Zgjedhje me sa pare qe te shpetojme Shqiperine nga gremina!!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në burg apo në Presidencë?/ Avokat Ngjela tregon kush e shpëton Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që në diskutimin e bërë në nisje të emisionit “Real Story”, të mbrëmjes së sotme, Spartak Ngjela, ka vlerësuar me bindje dhe argumenta juridik fatin e keq të presidentit Ilir Meta, më tej ka dhenë dhe alternativën e kundërt. Atë të shpëtimit të tij nga burgosja. Në burg apo në presidencë deri në fund të mandatit? Kjo ka qenë pyetja të cilës Ngjela i është përgjigjur:

“Shpëtimin e Ilir Metës e ka në dorë OMN-ja. Ata që po e bëjnë drejtësinë e re dhe që do shpëtojnë fatin euroatlantik të Shqipërisë do shpëtojnë ose jo dhe Ilir Metën. Kjo varet nga vendimi që ata do të marrin. Do vendosin ta burgosin apo ta lenë jashtë, këtë nuk e dimë, presim ta shohim. Për mua si jurist e përsëris, Presidenti po shkon drejt penalizimit, pra drejt burgut. Do ta lejojnë këtë apo jo ata që po menaxhojnë Reformën në Drejtësi e dinë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Gjekmarkaj: Beteja e Ilir Metës përkon me interesin e publikut

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkaj është pjesë e emisionit “Real Story”, ku temë e diskutimit është presidenti Ilir Meta dhe beteja e tij “në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesave të popullit”.

Ndërkohë që avokat, Spartak Ngjela, e ka vlerësuar të mjerë pozicionin në të cilin e ka futur institucionin e lartë të shtetit Ilir Meta, duke paralajmëruar si fund burgimin e Presidentit, vlerësimi i analistit Gjekmarkaj ka qenë diametralisht i kundërt.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Rama gati të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet

“Beteja që Ilir Meta po bën përkon dhe me interesin e publikut. Interesi i publikut është që të mos kapet drejtësia”, ka artikuluar analisti Gjakmarkaj./CNA.a

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Kadastra “mashtron” qytetarin, i hipotekon pronën në emër të komshiut

Publikuar

-

Nga

Sorollaten për më shumë se 5 vite për regjistrimin e pronës, pasi Kadastra i kishte informuar gabimisht se prona e tyre ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër, komshiut të tyre. Pas interesimit të Fiksit rezulton se Kadastra i kishte mashtruar për vite, sepse prona rezulton e lirë për të vijuar procedurat e regjistrimit. Violeta Xhavara nga Durrësi, për arsye ekonomike në vitin 1993 nuk arriti të regjistronte banesën e saj pas privatizimit në hipotekë.

Me bashkëshortin dhe djalin e sëmurë me probleme të shëndetit mendor, ajo nuk siguroi dot lekët për të paguar aktin noterial për të bërë të vlefshëm aktin privatizimit të banesës. Në vitin 2014 ajo paraqitet pranë hipotekës Durrës për të regjistruar banesën, por në një përgjigje zyrtare me shkrim, hipoteka e informon se kjo banesë, ku ajo jeton me familjen prej më shumë se 50 vjetësh, rezulton e regjistruar në emër të dikujt tjetër, që në realitet ishte komshiu i saj.

Djali i vogël i zonjës u ankua pranë zyrës së Kadastrës Durrës, dhe kërkoi një takim me drejtorin. Gjatë këtij takimi, me kamerën e Fiksit ai vërtetoi që kjo zyrë e kishte sorollatur edhe pse në bazë të dokumentacionit ishte shumë e qartë se prona ishte e tyre. Ish drejtori i Kadastrës Liridon Pula, pasi i sheh dokumentet i thotë “Nga dokumentet që ti disponon vërtetohet se kjo është shtëpia juaj, problemi yt është shumë i thjeshtë, por duhet ta zgjidhesh më gjyq. Nëse mua do më vish për regjistrim unë nuk mund të zhbëj regjistrimin e parë, ndaj duhet t’i drejtohesh gjykatës”.

LEXO EDHE:  Futja e Reformës në Drejtësi në Kuvend/ Vasili: Ishte lapsus, do sqarohet

Qëndrimi i ish- drejtorit ndryshoi kur Fiks Fare u interesua zyrtarisht. Drejtori u interesua më shumë në verifikimin e dokumentacionit dhe u zbulua që faktikisht, prona nuk ishte e regjistruar në emër të dikujt tjetër, dhe se hipoteka i kishte informuar gabim për vite me radhë. Në përgjigjen me shkrim ish drejtori pretendon se qytetari duhet të shkojë pranë Entit Kombëtar të Banesave Durrës për të zyrtarizuar kontratën e shit-blerjes që më pas të vijojë me regjistrimin e pronës.

“Si konkluzion rekomandojmë Znj. Violeta Xhavari t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Durrës, me qëllim realizimin e Kontratës së Privatizimit të banesës së familjes Xhavari, në referim të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, Neni 193, neni 196.” shprehet ish drejtori. Por edhe ky rekomandim nuk ishte i saktë, pasi Enti Banesave në përgjigjen zyrtare për Fiksin thotë që këtë çështje e zgjidh Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë Durrës. Pas më shumë se 5 viteve sorollatje dhe i mashtruar “zyrtarisht” nga hipoteka për gjendjen juridike të pronës, qytetari mori një përgjigje të saktë se ku mund të drejtohet për të zgjidhur problemin e tij.Problem që mori një zgjidhje ligjore, vetëm pasi ai u ankua dhe Fiksi investigoi dhe verfikoi rastin./TCH

LEXO TE PLOTE