Connect with Us

Rilindjes i bien dy “dëshmorë”

Politikë

Rilindjes i bien dy “dëshmorë”

Publikuar

-

Në 30 qershor 2019, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet për pushtetin lokal. Zgjedhje të cilat në shumicën e bashkive kishte vetëm një kandidat, për shkak të një vendimi skandaloz të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili vendosi t’i dhurojë në tavolinë Edi Ramës 61 bashki të vendit.

Por, çfarë ndodhi më pas.

Duket se Ramës po i bien “dëshmorë” kryebashkiakët e zgjedhor.

Si fillim kujtojmë këtu rastin e Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen ende pa bërë betimin si kryebashkiak i Shkodrës.

Pas publikimit të dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia, Valdrin Pjetri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bënte të ditur dorëheqjen e tij nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, por njëkohësisht deklaronte se do të vijonte betejën e tij me drejtësinë.

Por, pas rastit të Valdrin Pjetrit, një tjetër “dëshmor” i  bie Rilindjes.

Bëhet fjalë për Agim Kajmakun, i zgjedhur si kryebashkiak në Vorë.

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto fillimisht u akuzua nga opozita disa kohë më parë se kishte fshehur dënimin e tij në Greqi, dhe se ndaj tij kishte një proçes penal, ç’ka e bënte atë subjekt të ligjit të dekriminalizimit, sepse duhet të hetohej nga prokuroria, pasi kishte fshehur ndalimin nga policia dhe proçedimin penal në Greqi.

LEXO EDHE:  Basha pro Ramës/ Të gjithë kundër studentëve

Në fakt, mediat e majta u përpoqën ta shpallnin si dështim të opozitës, dhe të nxirrnin në pah fitoren e tyre me Kajmakun, duke thënë se ai kishte marrë një vendim gjykate, ku shpallej i pafajshëm.

Por, fakti është se Kajmaku shkeli ligjin e Dekriminalizimit, i cili e thotë qartë se çdo zyrtar i lartë i politikës, kryetaët e bashkive, deputetët etj, përfshirë dhe zyrtarët e lartë të shtetit duhet të deklarojnë ndalimin apo procedimin penal të bërë në një vend jashtë Shqipërisë apo në vendin tonë për një çështje të caktuar.

Ndërkohë, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mandate i kryebashkiakut për Agim Kajmakun të cilësohet si i pavlefshëm.

Pra, kështu Rilindjes i ikën dy kryebashkiakë.

Por, ka edhe një tjetër detaj. E ndërsa Edi Rama është kryetar i PS-së, kryeministër i Shqipërisë, sërish kërkon të “lajë duart” nga çdo lloj përgjegjësie.

Ashtu si në rastin e Valdrin Pjetrit edhe në rastin e Kajmakut, Rama përgjegjësinë e ka cilësuar vetëm individuale, duke iu kthyer “kurrizin” vetëm e vetëm që të dalë vetë i pa lagur nga këto histori./ CNA.al

Akuzat për dënimin në Itali/ Valdrin Pjetri merr vendimin e papritur

Fshehu arrestimin në Greqi/ KQZ shkarkon nga detyra Agim Kajmakun

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Meta merr pjesë në meshën solemne të “Zojës së Këshillit të Mirë” në Shkodër

LEXO EDHE:  Grabitja në Shkodër/ Gjykata jep masën e sigurisë për autorët

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Grabitja në Shkodër/ Gjykata jep masën e sigurisë për autorët

LEXO EDHE:  Basha pro Ramës/ Të gjithë kundër studentëve

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Tërmeti trondit Shqipërinë/ Ja ku ishte epiqendra  

LEXO EDHE:  Plagosja me thikë/ Arrestohet autori

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE