Connect with Us

Projektbuxheti 2020 “shtrëngon rripin”/ Të ardhurat 502 miliardë lekë, deficiti 29 miliardë lekë

Ekonomi

Projektbuxheti 2020 “shtrëngon rripin”/ Të ardhurat 502 miliardë lekë, deficiti 29 miliardë lekë

Publikuar

-

Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit 2020 sipas të cilit të ardhurat buxhetore pritet të arrijnë 502 miliardë lekë, shpenzimet 531.9 miliardë lekë me një deficit buxhetor 29.2 miliardë lekë.

Projekti I cili këto ditë pritet të miratohet nga qeveria parashikon njërritje të ardhurave me 16 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i këtij viti, ose rreth 3.3 per qind më shumë. Shpenzimet do të rriten me ritme më të ulëta prej 2.4%, n ëraport me vitin e kaluar.

Qeveria ka miratuar buxhet më të ulët në vitin 2020 në raport me planin afatmesëm që u miratua vitin e kaluar në kuvend bashkë me buxhetin 2019. Sipas pritshmërive të janarit 2029 buxheti i vitit 2020 do të ishte 518 miliardë lekë në të ardhura dhe mbi 548 miliardë lekë shpenzime. Por për shkak të përgjysmimit të rritjes ekonomike dhe vështirësive në grumbullimin e të ardhurave plani afatmesëështë korrigjuar me ulje., por gjthsesi projektbuxheti ivitit 2020 paraqitet optimist në raport me zhvillimet reale nërealizimin e treguesve buxhetorë të këtij viti.

Gjatë periudhë 9 mujore, janar-shtator 2019 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin 343 miliardë lekë, teksa plani vjetor I Ministrisë sëFinancave sipas ndryshimeve të fundit në aktin normativ të muajit shtator është 386.6  miliardë lekëPë9 mujorin, buxheti ka mbledhur 7.8 miliardë lekë më pak sesa plani i parashikuar për tënjëjtën periudhë.

Pavarësisht deficiteve në mbledhjen e të ardhurave, Ministria e Financave nuk e rishikoi me ulje nivelin të ardhurave, ndonëse duket pak e besueshme që qeveria të grumbullojë 30 për qind tëprogramit vjetor të të ardhurave në vetëm tre muaj. Për periudhën tetor-dhjetor qeveria duhet të grumbullojë edhe 143 miliardë lekëose 47.8 miliardë pëçdo muaj të mbetur në raport me rreth 38 miliardë që u mblodhën mesatarisht në çdo muaj për 9 muajt e parë.

Edhe gjatë vitit 2018 në dy rishikimet që iu bënë buxhetit u la pandryshuar programi I të ardhuravenë nivelin 464 miliardë lekë, por grumbullimet faktike në vitin 2018 sipas ministrisë së Financave ishin vetëm 459,9 miliardë lekë ose 14 miliardë më pak se programimi.

Projektbuxheti I vitit 2020 parashikon të grumbullojë 3.3 për qind më shumë se program I këtij viti, por kjo përqindje duhet të jetëshumë e më e lartë në raportin me faktin, duke e bërë pak tëbesueshëm realizimin e tij në kushtet kur ekonomia I ka përgjysmuar rritjen dhe burime të reja nuk po duken në horizont.

Qeveria synon të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor përgjatë vitit 2020 duke e përcaktuar atë në nivelin e 29.2 miliardë lekëve, nënivelet e njëjta të angazhimit afatmesëm. Nëse të ardhurat do tërezultojnë më të ulëta sesa plani, për të mbajtur nën kontroll deficitin, qeveria do të detyrohet të ulë shpenzimet, kryesisht ato kapitale./ Monitor 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Pasojat e tërmetit, nga çmimet deri te normat e interesit

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i 26 nëntorit do të ketë ndikime në dy linja kryesore: zhvillimet ekonomike në vend dhe në tregjet financiare. Banka e Shqipërisë analizon se, në rrafshin ekonomik, tërmeti do të ndikojë në frenimin e rritjes ekonomike, si pasojë e tkurrjes së investimeve, kursimeve dhe shërbimeve në zonat e prekura; ndërsa në rrafshin financiar, pasojat e tërmetit do të ndikojnë në kursin e këmbimit dhe në rritjen e normave të interesit.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohuan se efektet afatshkurtra të tërmetit pritet të jenë negative për rritjen ekonomike dhe inflacionin. Me shtrirjen e horizontit kohor, efektet pozitive të rindërtimit pritet të jenë më dominuese dhe të mbështetin rritjen e ekonomisë dhe të inflacionit me ritme më të shpejta. Në planin afatmesëm, efektet e tërmetit në ekonomi do të varen, ndër të tjera, dhe nga vëllimi e forma e financimit të procesit të rindërtimit, si dhe nga kohëzgjatja e shpërndarja e tij në kohë. Bazuar në informacionin e disponuar deri tani, vlerësojmë se shkalla në të cilën këto ndikime potenciale do të materializohen, pritet të jetë e vogël.

Durrësi me pasojat më të mëdha

Qarku më i goditur nga tërmeti ishte ai i Durrësit. Sipas INSTAT-it, ky qark gjeneron rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, strehon rreth 10.1% të popullsisë së vendit dhe punëson rreth 9.1% të të punësuarve në ekonomi. Statistikat për qarkun e Durrësit tregojnë se në të zhvillojnë aktivitetin rreth 7.9% e ndërmarrjeve aktive në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vitit 2018, qarkun e Durrësit e vizituan rreth 9.1% e rezidentëve, të cilët udhëtuan për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri. Këto statistika ilustrojnë rëndësinë ekonomike të qarkut dhe sugjerojnë se pasojat ekonomike të tërmetit do të ndihen në shkallë vendi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kanalet potenciale të transmetimit të pasojave të tërmetit në aktivitetin ekonomik mund të jenë:

Së pari, rritja e pasigurisë te familjet dhe bizneset shqiptare. Tërmeti ka të ngjarë të përkeqësojë perceptimin e familjeve dhe bizneseve shqiptare, të cilat mund të hezitojnë në kryerjen e shpenzimeve dhe të investimeve. Tregues të pasigurisë, të llogaritur nga vrojtimet e besimit të agjentëve ekonomikë, tregojnë për rritjen e pasigurisë gjatë muajve të fundit;

Së dyti, reduktimi i aktivitetit turistik. Turizmi në këto qarqe mund të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike te pushuesit, vendas dhe të huaj. Dëmet e bizneseve të sektorëve të tjerë përveç turizmit mbeten një kanal tjetër transmetimi;

Së treti, rritja e investimeve për rikuperimin e stokut të humbur të kapitalit. Nëpërmjet këtij kanali, ekonomia merr nxitje nga nivelet e larta të shpenzimeve, private dhe publike, të lidhura me rindërtimin e kapaciteteve të dëmtuara.

Ekonomia frenohet me 0.3-0.6%

Banka e Shqipërisë parashikon se, pasojat e tërmetit mund të ulin rritjen ekonomike me 0.3 – 0.6 pikë përqindjeje gjatë vitit 2020. Ky efekt kombinon reduktimin e të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve në kushtet e rritjes së pasigurisë. Efekti nga reduktimi i shpenzimeve për konsum pritet të jetë relativisht më i vogël në krahasim me reduktimin e turizmit. Goditja në besim dhe pasiguria pritet të zvogëlohen me kalimin e kohës dhe konsumatorët priten t’i rikthehen modelit të tyre të konsumit. Treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin janar ruajti nivelin e një muaji më parë.

Nga ana tjetër, efekti negativ i tërmetit pritet të balancohet deri diku nga stimuli pozitiv që do të injektohet në ekonomi nga aktiviteti për rindërtimin e objekteve të dëmtuara. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për mbledhjen e fondeve dhe për hartimin e planeve logjistike të veprimit, ky efekt nuk pritet të mbulojë njëtrajtësisht vitin kalendarik. Për këtë arsye, ndikimi pozitiv nga rindërtimi, ndonëse amortizon efektet negative nga tërmeti, nuk arrin ta kundërbalancojë plotësisht atë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, partitë në borxh të thellë, vetëm njera i ka shlyer/ Ja cila është

LEXO EDHE:  Zbulohen shifrat/ Borxhi që la PD dhe vlera aktuale ku e çoi Edi Rama

Ndikimi në inflacion 0.2-0.3%

Banka e Shqipërisë sugjeron se, goditja e tërmetit mund të ulë inflacionin me 0.2 – 0.3 pikë përqindjeje gjatë vitit 2020. Rritja e kërkesës agregate me ritme të ulëta edhe gjatë vitit aktual do të shoqërohej me presione të dobëta për rritje të pagave, të kostove të tjera të prodhimit dhe të çmimeve të konsumit në ekonomi. Në analizën e efekteve të tërmetit në inflacion është i rëndësishëm vlerësimi i ndikimit të tij në kapacitetet prodhuese të ekonomisë dhe, rrjedhimisht, në madhësinë e hendekut të prodhimit.

Ndikim në normat e interesit

Banka e Shqipërisë lajmëron se normat e interesit mund të rriten si rrjedhojë e pasigurive të agjentëve ekonomikë dhe/ose rritjes së huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm me qëllim financimin e masave për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Deri tani nuk evidentohet luhatje apo pasiguri e shtuar në segmentet e tregut financiar. Shtesa në deficitin e qeverisë për vitin 2020, e planifikuar pas ndodhjes së tërmetit, është rreth 10 miliardë lekë, ku rreth 7 miliardë lekë parashikohet të financohen nëpërmjet rritjes së huamarrjes në tregun e brendshëm. Banka vlerëson se, kjo shumë mbetet brenda normave historike të financimit dhe vlerësohet e përballueshme nga tregu i parasë, pa shkaktuar goditje në ecurinë e yield-eve.

Luhatshmëri në tregun valutor

Në dy muajt që kanë pasuar tërmetin, kursi i këmbimit është luhatur përafërsisht në linjë me sjelljen sezonale të tij në fundvit. Tregtimi i monedhave të huaja është realizuar brenda parametrave normalë të rrezikut dhe në treguesit e luhatshmërisë nuk janë diktuar shenja stresi.

Por Banka vlerëson se, ndikimet e mundshme në ecurinë e kursit të këmbimit në vitin në vazhdim janë të dykahshme dhe rreziqet shfaqen të balancuara. Nga njëra anë, me efekt nënçmues në vlerën e lekut qëndron skenari i reduktimeve të mundshme të të ardhurave nga turizmi. Duke qenë se bregdeti i Durrësit është një nga zonat më të prekura nga tërmeti, gjatë këtij viti mund të kemi një aktivitet më të dobët të turizmit, si prej reduktimit të kapaciteteve pritëse dhe nevojën për rindërtime, ashtu edhe prej shkurajimit të turistëve të huaj prej kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër, një rritje e flukseve hyrëse është gjithashtu e mundshme, në formën e remitancave – si ndihmë për familjarët e prekur nga tërmeti-, apo të ndihmës dhe donacioneve të tjera të huaja. Efekti mbi kursin e këmbimit do të jetë një rezultante e veprimit të këtyre dy faktorëve.

Ndikimet në kredi

Kreditimi i ekonomisë ka qenë në përmirësim të vazhdueshëm vitin e fundit, duke reflektuar së fundi rritjen e kredisë për biznese, krahas ecurisë së qëndrueshme të kredisë për individë. Ndikimi potencial në vijimësinë e rritjes së kredisë shihet në dy plane. Nga njëra anë, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në sektorë të prekur nga tërmeti dhe rritja e pasigurive të individëve, bizneseve apo dhe vetë bankave, mund të induktojnë një frenim të rritjes së kredisë. Banka gjykon se edhe nëse diçka e tillë materializohet, do të ishte e përkohshme, sikurse edhe pasojat e tërmetit në ekonominë reale. Nga ana tjetër, nevoja për rikonstruksion dhe për zëvendësimin e kapitalit fizik mund të shoqërohet me rritjen e kërkesës për kredi. Balanca mes këtyre dy skenarëve do të varet edhe nga peshimi i rreziqeve nga ana e bankave dhe përqasja e tyre ndaj kreditimit./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paketa për bizneset/ Zbardhet udhëzimi, si do të njihen shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i jep zgjidhje një nga kërkesave më shumë të artikuluara nga biznesi, për njohjen, si shpenzime të zbritshme të dëmeve nga tërmeti.

Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.

Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje: ”Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Po çfarë dokumentesh duhet të paraqesë biznesi për të përfituar nga kjo masë?

Udhëzimi përcakton se biznesi duhet të paraqesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve, listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara dhe të shkatërruara. Në listë duhet të përfshihet në mënyrë të detajuar sasia për çdo lloj aktivi të dëmtuar; faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara. Administratës tatimore biznesi do t’i dorëzojë edhe raportin e hartuar nga institucionet vlerësuese për shkatërrimin e aktiveve afatgjatë, pra të tokës, ndërtesave dhe makinerive.

Biznesi i vogël, përfitimet

Një numër i lartë kërkesash për hyrjen në fuqi të njohjes së shpenzimeve të zbritshme, erdhi edhe nga biznesi i vogël. Udhëzimi i ndryshuar i Ministrisë së Financave për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin te biznesi i vogël njeh si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve, pra pronës dhe ndërtesës që janë dëmtuar.

Edhe biznesi i vogël për të përfituar nga kjo masë lehtësuese, duhet të paraqesë në administratën tatimore, një listë të detajuar me përshkrimin e mallrave dhe aktive që janë dëmtuar dhe shkatërruar. Faturat e blerjes së mallit të dëmtuar apo shkatërruar, si dhe të ndërtesës.

LEXO EDHE:  Lajme të këqija/Thellohet deficiti i skemës së pensioneve

LEXO EDHE:  Borxhet e fshehura/ Faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 milion euro

Për dokumentacionin e ndërtesës, biznesi duhet të paraqesë kontratën e qirasë, apo të pronësisë. Përveç këtyre biznesi duhet të dorëzojë edhe raportin nga institucionet për dëmin e ndërtesës ku operon.

NDRYSHIMET LIGJORE

Biznesi i madh

Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen  ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

Njihen si shpenzime të zbritshme edhe  (i) vlera kontabël e mallrave  dhe  (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve  që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:

1. Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për cdo lloj.

2. Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara

3. Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata

Biznesi i vogël

Në udhëzimin nr. 32, datë 31.12.2013 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen  ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 5 “Shpenzime të njohura”, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

Njihen si shpenzime të zbritshme edhe  (i) vlera kontabël e mallrave  dhe  (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve  që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:

1. Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për cdo lloj.

2. Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara

3. Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN i “tërheq veshin” qeverisë për rindërtimin pas tërmetit/ Përgjegjshmëri e transparencë me fondet

Publikuar

-

Nga

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes dhe transaparencë me menaxhimin e fondeve të mbledhura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt.

Në përgjigjen zyrtare që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë News24 deklaron se është e rëndësishme që edhe strukturat e posaçme të krijuara për projektin e rindërtimit të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri.

Qeveria së bashku me ekspertë të huaj raportuan faturën financiare të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit që ishte rreth 1 mld euro. Si e konsideroni faturën e deklaruar nga qeveria për tërmetin dhe mendoni se do të arrihet diçka nga konferenca e donatorëve më 17 shkurt?

Jan Kees Martijn, Shef Misionit për Shqipërinë: Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë i publikuar disa ditë më parë është përgatitur bashkërisht nga autoritetet shqiptare, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore  dhe bazohet në një metodologji të përbashkët që zbatohet për vendet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ky vlerësim do të jetë një element i rëndësishëm për Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel. Ai do të orientojë vlerësimin nga donatorët të nevojave për fonde për të ndihmuar financimin e kostove të rimëkëmbjes. Është e rëndësishme që Shqipëria të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për të lehtësuar barrën, por do të na duhet të presim konferencën për të mësuar angazhimet që do të ndërmarrin donatorët dhe se në çfarë forme do të jetë mbështetja e tyre. Koha dhe madhësia e disbursimeve faktike do të bëhet e qartë vetëm gradualisht pas konferencës.

Çfarë duhet bërë nga ana e qeverisë për të dalë nga kjo situatë, si duhen menaxhuar këto fonde?
Si fillim më lejoni të them se qeveria mori vendimin e duhur kur amendoi buxhetin e vitit 2020 për të akomoduar shpenzime më të larta për të lehtësuar pasojat e tërmetit. Autoritetet gjithashtu kanë krijuar struktura të posaçme për t’u menaxhuar projektin e rindërtimit. Është e rëndësishme që këto struktura të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë. Një tjetër prioritet do të jetë që ato të zbatojnë standardet e menaxhimit të financave publike në menaxhimin e fondeve si të brendshme apo të financimeve nga donatorët si dhe zbatimi i standardeve të ndërtimit- për të siguruar që rindërtimi do jetë cilësor, pa kosto të tepërta dhe që do t’i japë prioritet njerëzve më në nevojë si dhe që do të marrë në konsideratë çfarë do të bëjë sektori privat për të siguruar rikuperimin më të shpejtë të mundshëm. Së fundmi, ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bëjnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për tu administruar.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, partitë në borxh të thellë, vetëm njera i ka shlyer/ Ja cila është

LEXO EDHE:  Borxhet e fshehura/ Faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 milion euro

Përfaqësuesi i BB raportoi në konferencën e raportit të vlerësimit të dëmeve për një ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike për 2019 dhe 2020, po për FMN cilat janë pritshmëritë duke llogaritur edhe pasojat e tërmetit? (në fakt vlerësimet e FMN ishin mjaft kritike për qeverinë edhe para tërmetit të 26 nëntorit)

Fatkeqësisht, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të rënda që shkuan në rreth 7% të PBB-së siç u dokumentua nga raporti i vlerësimit të dëmeve. Tërmeti ndërpreu aktivitetin në një nga zonat më ekonomikisht dinamike të Shqipërisë dhe ne gjithashtu presim që do të ketë një ndikim të përkohshëm në uljen e turizmit. Si rezultat ne mendojmë që tërmeti uli rritjen në fund të vitit 2019 dhe do të ketë ndikim edhe ne 2020. Në jemi tani në procesin e vlerësimi të ndikimit në ulje tek rritja si dhe ndikimit kompensues nga programi i pritshëm i rindërtimit dhe duhet t’i kemi parashikimet tona të rifreskuara në fillim të pranverës. Ne presim që në afatin e mesëm rritja ekonomike do t’i kthehet nivelit të saj potencial prej rreth 3.7%.

LEXO TE PLOTE