Connect with Us

Mbështet ndarjen e Kosovës?/ Cakaj iu përgjigjet akuzave

Politikë

Mbështet ndarjen e Kosovës?/ Cakaj iu përgjigjet akuzave

Publikuar

-

Gent Cakaj, Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka folur për të parën herë për akuzat që i janë bërë për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Cakaj ka treguar se çfarë e ka shtyrë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë.
“Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit dhe s’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje.”,  ka shprehur diplomati shqiptar.
E megjithatë, Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”.
Më tej Ministri në Detyrë Cakaj ka mohuar se ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ashtu siç e kishte akuzuar Vetëvendosja.
 “Është tërësisht e pavërtetë dhe deklarata e VV-s është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj.
Qëndrimi i Cakaj për idenë e shkëmbimit të kufijve:
– Problemi rajonal. Në rast se është precedan duhet theksuar që së pari është në shpërputhje me frymën e të gjitha të arriturave në Ballkanin Perëndimor deri tash në përgjithësi dhe politikisht nëse duhet ta parashtrojmë këtë problem sikur shqiptar është totalisht i pakonvenueshëm për shqiptarët.
–  Ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht dhe të menaxhohen kujdesshëm, sepse janë në shpërputhje me frymën e kooperimit në Ballkanin Perëndimor, me agjendën evropiane dhe me vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
–  Shfrytëzoj rastin po ashtu për t’u bërë kritik me idenë e korigjimit të kufijve në një komponent të vecantë, për shkak se duhet ta kemi parasysh që ka shtete si Rumania, që për shkak të dinamikave të hungarezëve në rajonin e Transilvanisë, mund të mos e njohin një marrëveshje të tillë. Duhet të kemi absolutisht vëmendje maksimale se si do të manifestohet në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera.
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fjalimi i Markut, gazetarja kryqëzon prokuroren/ “Nuk foli për tonelatat e kokainës, dosjet 339 dhe 184″

Publikuar

-

Nga

Të ndryshme kanë qenë opinionet e gazetarëve të ftuar në studion e “Real Story”, përsa i përket intervistës publike përbëllë KLP-së, të kandidatëve për postin e prokurorit.

Kritika ka patur për Prokuroren e Përgjithshme të Përkoheshme, Arta Marku, nga paneli i gazetarëve referuar deklaratave të saj se Prokuroria i ka duartë e lidhura. Ndërsa Mira Kazhani e ka justifikuar zonjën Marku duke u shprehur se kryeprokurorët sot kanë funksionin e një noteri. Për gazetarin Arion Sulo, Arta Marku ka fajet e veta sepse nga mosveprimi i saj kriza politike në vend ka marrë përmasa shumë të thella.

“Shqipëria është në krizë politikë me opozitës jashtë parlamentit për shkak të mos hetimit  të dosjeve për vjedhjeve të zgjedhjeve. Kjo është një peshqesh nga Arta Marku. Merr dosjen dhe e çon në Dibër. Ajo e zhbëri si dosje Zonja Arta Marku u zgjodh u tha se ishte përkohshme dhe ajo zgjat 6 muaj, dhe tani u be 2 vjet dhje kjo tregon anësinë e saj”, është shprehur Sulo.

Ndërkaq, për  gazetaren e kronikës Klodiana Lala, strategjia e Markut për të pranuar dështimet e saj përpara shqiptarëve, duke ardhur  pa asnjë program se çfarë do të bëjë në të ardhmen nëse zgjidhet në krye, do t’i ulë asaj pikë  në sytë e opinionit të gjerë.

Gazetarja ka kritikuar deklaratën e Markut për mospërmbushje të pritshmërive, teksa shprehet se ajo nuk foli fare për tonelatat e kokainës të kapur në Shqipëri, por as për dosjet e forta zgjedhore si ajo “339 dhe 184”.

LEXO EDHE:  “Kosova është Serbi”/ Artan Hoxha i përgjigjet ambasadorit serb

LEXO EDHE:  Turizmi shqiptar pritet të preket negativisht nga liberalizimi i vizave i Kosovës

“Zonja Marku erdhi në krye të institucionit si një grua e pastër sa i takon përfshirjes në korrupsion. Në këtë seancë unë mendoj krejt të kundërtën. Unë pashë një Arta Marku që në vend se do të fliste për vizionin se si do të drejtonte në 7 vitet e ardhshme, ajo tha se unë nuk kam përmbushur pritshmërinë e publikut.Ajo tha se këto pritshmëri nuk i kam përmbushur se nuk kanë qenë në dorën time. Ajo ka lëvizur 80 prokurorë dhe i ka  transferuar.  Ajo tha se kam punuar nën presion mediatik dhe politik, por nëse nuk del mbi presionin politik, atëherë nuk mund ta bësh  rolin e  kryeprokurorit. Ajo shiti heqjen e mandatit e kryebashkiakut të Vorës, por çështja i shkoi e gatshme në tavolinë dhe nuk tha asgjë për dosjen 184 dhe 339 dhe nuk foli asnjë fjalë për tonelatat e kokainë që janë  kapur në Shqipëri.  Dosjet 184 dhe 339 janë dosje të mbaruara, vetëm nëse Spak i zgjon sërish”, është shprehur gazetarja Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Besa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Nga

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

LEXO EDHE:  “Kosova është Serbi”/ Artan Hoxha i përgjigjet ambasadorit serb

LEXO EDHE:  Luftë mes Kosovës e Malit të Zi/ Do përfshihet dhe Shqipëria, NATO do mbyllë sytë

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Zgjedhja e Besnik Muçit e gabuar”/ Klodiana Lala “godet” Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

gazetarja klodiana lala

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin për Gjykatën Kushtetuese përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve . Nga studio e emisionit “Real Story”, ndërsa ka mbështetur deklaratën e Metës se “Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij”, Lala e ka kritikuar këtë të fundit, duke shtuar se zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  në këtë rast është  emergjente.

“Në momentin që vajtën listat tek Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj Parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim, germë për germë, të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t’i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën”, tha Lala.

LEXO EDHE:  Urim për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Zivili Sahinica

LEXO EDHE:  Kosovë/ Liberalizimi i vizave dhe kufiri me Malin e Zi

Ndërkaq, referuar përzgjedhjes së anëtarit të parë të kushtetueses, Besnik Muçi, gazetarja ka vijuar me kritikat e saj duke u shprehur se Muçi nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.

“Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”, u shpreh gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE