LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli vërsul Odeten me shokë e shoqe kundër aktivistit të nismës "Thurje"

1 Nëntor 2019, 11:40, Politikë CNA
Luli vërsul Odeten me shokë e shoqe kundër aktivistit të

Endri Shabani, një aktivist dhe pjesë e nismës ?Thurje?, dje ka publikuar një foto e cila është imazhi zyrtar i projektit të vilave në ?Long Hill?. Një rezidencë e ndërtuar nga Agron Papuli, i njohur si mik i Edi Ramës dhe i akuzuar si oligark nga PD-ja, por që prej një viti e gjysëm ka heshtur dhe më në fund u zbulua se ishte Lulzim Basha i Republikës së re, i cili është strehuar në vilat e Papulit.

Dje Shabani ka bërë një postim dhe ka përdorur një imazh që është ai zyrtari që ka përdorur kompania për reklamimin e rezidencës, ku ka thënë se ku jeton Lulzim Basha dhe për këtë ai është sulmuar në mënyrë qesharake. Është e tmerrshme po ta lexosh se çfarë komentojnë, çfarë shkruajnë dhe si interpretojnë turma e çakërdisur e Lulzim Bashës në murin e Facebook të Endri Shabanit.

Endri Shabani ka thënë një fakt, një të vërtetë, të cilën prej disa ditësh Luli dhe të tijët duan ta quajnë fake news, ndërkohë që ai është fotografuar disa herë tek vila e tij në Long Hill, dhe për këtë tha se e kishte marrë me qera përkohësisht pas ishte duke rikonstruktuar apartamentin e tij.

Për më tepër, Odeta Male, e njohur si një nga emrat që qëndron pas Lulit, si mëkëmbësja e kunatit për imazhin e Lulzim Bashës, ka thënë se ky është një fakë neës dhe ka përsëritur njoftimin për shtyp të shpërndarë nga PD-ja ku pretendohet se vila është më e vogël se apartamenti ku jeton kreu i Republikës së re.

Një argument ky në fakt qesharak, po aq sa edhe pretendimi se Luli kishte ikur se po rikonstruktohej apartamenti.

Në fakt, asnjë isntitucion nuk nxori qoftë edhe një doktument të vetëm, përfshirë dhe vetë Lulin, për dëmtimin e apartamentit të tij.

Pa folur më tej që Luli të na tregontë fotot e vilës apo që Luli të thërriste për drekë disa nga gazetarët e tij të preferuar dhe nga pas t?i filmonte Odeta me Elonën që dikur shaheshin dhe tani duhen shumë.

Por, gjithësesi mjafton të lexojmë komentet të cilat i keni në fotot e mëposhtme, për të kuptuar atë çfarë ndodh me Republikën e re dhe për të faktuar edhe një herë çetën e sharësvë të Lulit. Call Centerin e përdorur dje nga Luli dhe kunati, e sot digjitalet e tij të strehuar pranë Landmark. Që nga Odeta, e para që paguhet nga kunati, për të shkuar tek të tjerë emra që komentojnë, që janë apo nuk janë pjesë e listëpagesave të familjarëve të Lulzim Bashës.

Për ta kuptuar sesi sillet, sa i vërtetë apo sa mashtrues është Lulzim Basha mjafton të lexoni komentet dhe sulmin e bërë ndaj Endri Shabanit, i cili prej shumë e shumë kohësh nuk bën asgjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm opozitë ndaj qeverisë.

Por, sot ai ka rënë pre e opozitës jo parlamentare, pre e Republikës së re e cila nuk pranon t?i thuash të vërtetën, sepse është një fake opozitë. Nuk është fake news lajmi i vilës së Lulzim Bashës. Ajo është një e vërtetë dhe tashmë e faktuar dhe e provuar. Fake news është vetëm Lulzim Basha dhe Republika e tij e re./ CNA.al

Lajmet e fundit nga