Connect with Us

“Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

Intervista

“Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

Publikuar

-

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Gjatë qendrimit në vendin tonë, Depardieu u takua e me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurtin, që pritet të formojë qeverinë e re në Kosovë.

Aktori është shprehur se i pëlqeu Rama por nuk folën për politikë.
Sipas tij është është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë.

Depardieu u shpreh se Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë.

“Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë’, u shpreha aktori një intervistë për A2.

Intervista e plotë:

Mirëserdhët në Shqipëri dhe faleminderit për këtë bisedë. Besoj që e vizitoni vendin tonë për herë të parë…
Po është hera e parë që vij në Shqipëri. E njoh Shqipërinë që nga koha e luftës së Kosovës, kur shihja që shqiptarët kalonin malet plot me dëborë për të ardhur këtu, kur kishte luftë. Ishte koha e monstrës Milošević, e për këtë jemi këtu për filmin “Unë dhe Milošević”. Kemi këtu një Milošević, jo të vërtetë, një aktor me maskë.
Por, më pëlqeu shumë Shqipëria. Mua më pëlqen Ballkani, Shqipëria, Serbia. E di që Serbia kishte Milošević, por mua më pëlqen vendi, Ballkani, jo politika. Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë. Duhet të ketë një unifikim të Ballkanit.
Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë.
Çfarë mund të na thoni për karakterin tuaj në filmin që po xhironi?
Ai është një avokat, por duhet të pyesni Arbenin se çfarë do të bëjë me këtë personazh. Sepse ai e ka jetuar luftën e Kosovës, dhe periudhën pas lufte. Ajo që nuk kuptoj unë në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Shqipëri, edhe tani pas lufte, është se nuk mund ta lënë pas atë që ndodhi dhe të bashkohen, ndoshta edhe në një union ballkanik siç thashë më herët. Është njëlloj si historia e Nazizmit, e gjermanëve apo idetë diktatoriale sovjetike. Këto janë biseda diktatoriale, të dala nga moda. Janë njëlloj nazizmi, diktatura, apo njëlloj si konfliktet e besimeve fetare. Prandaj është mirë që të gjejmë filozofinë në besimin që kemi.
Meqenëse jemi duke folur për politikën, gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë, jeni takuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Për çfarë u fol në Kryeministrinë shqiptare?
Edi është politikan, por së pari ai është artist. Më pas ai u takua me politikën dhe e ndjeu veten shumë mirë. Është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë. Por, mua nuk më pëlqen politika. Më pëlqeu Edi, por me të nuk fola për politikë.
Unë kam takuar shumë personalitete politike, por nuk flas me ta për politikë. Erdha këtu, ata më ftuan për një darkë dhe unë shkova. Ata më folën për vendet e tyre, për historinë dhe për luftën që kishin kaluar. Ishin shumë të tronditur nga lufta, dhe në fakt të gjithë tronditen nga lufta. Por unë mendoj se pas lufte duhet të bëheni të fortë për të ndërtuar një union ballkanik. Shpresoj të jetë kështu.
Ju zgjodhët që të bëheshit rus, pak vite më parë. Ishte një zgjedhje për të qenë më i lirë?
Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem I lirë.
Pra, kjo ka qenë një zgjedhje e juaja për të qenë më i lirë si qytetar?
Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat. Unë mund të them se nuk jam dakord me Erdogan, pasi mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, kjo është shumë e vështirë, unë nuk arrij ta kuptoj, por s’kam çfarë t’i bëj politikës.
Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë.
Ju keni braktisur shkollën në moshën 13-vjeçare dhe u larguat nga shtëpia për të shkuar në Paris kur ishit vetëm 16 vjeç. Një ditë në një sallë teatri ju vendosët të bëheshit aktor. Çfarë ndjesie ju ka shtyrë drejt aktrimit?
Jo, nuk doja, madje nuk kam ëndërruar asnjëherë të bëhem aktor. Doja vetëm të flisja e të dëgjohesha. Desha të mësoja se si të flisja. Duke lexuar dhe duke folur mund të dëgjohesha, mund të ngrija zërin. Dhe aty gjeta fjalët dhe ekuilibrin tim. por, nuk ëndërroja të bëhesha aktor.
Kishte shumë filma të bukur atëherë, shumë filma, regjisorë dhe aktorë të mirë atëherë, si kinemaja italiane me Marcello Mastroianni, Marco Ferreri, Mario Monicelli, Alberto Sordi, dhe shumë e shumë të tjerë, edhe Franca kishte shumë. Por tani filmat e mirë nuk ekzistojnë më. Përveç disa serialeve. Sot na ka mbytur teknologjia. Kjo gjëja këtu i ka vjedhur të rinjve trurin, dhe sot të rinjtë nuk dinë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin. Nuk ka asgjë të keqe t’i përdorim kompjuterët, por nuk është mjaftueshëm.
Mendoj se një nga filmat më të mirë që keni realizuar është “Green Card”. Mendoj se pjesa ku ju luani piano është skena më e fuqishme që mund të realizojë një aktor. Në fillim nuk doni të luani në piano dhe unë si publik gjendem në një gjendje ankthi. Sapo personazhi, George, nis të luajë, pa diskutim shkakton të qeshura. Por, menjëherë pas kësaj George nis të luajë piano dhe të recitojë. Këtu nis përlotja. Në një skenë që zgjat më pak se 5 minuta publikun e ushqeni me 3 gjendje të ndryshme emocionale…
“Green Card” është vërtet një nga filmat specialë të Peter Ëeir, një regjisor australian që nuk i pëlqente shoqëria amerikane, madje as klasa e mesme e kësaj shoqërie. As unë nuk e dua shoqërinë amerikane. Janë gati të akuzojnë për çfarëdolloj gjëje, shumë aktorë kishin një jetë të shthurur, gratë pinin shumë. Janë një shoqëri pa histori.
Unë kam dashur gjithnjë të ndryshoj fundin e filmit “Konti i Monte Kristos”. Ju ka ndodhur të dëshironi një fund tjetër për ndonjë nga filmat ku luani?
Jo tamam ndryshimin e një filmi. Do të doja të kishte falje. Alexander Dumas e ka përshkruar Kontin e Monte Kristos shumë të nxirë, të veshur jo mirë, duke tymosur, një figurë e nxirë… gati për hakmarrje dhe hakmarrja është shumë e bukur për kinematografinë, por mënyra më e mirë për të jetuar është të falësh dhe të jetosh i qetë. Këtë do ndryshoja. Sa më shpejt të mbyllësh hesapet me hakmarrjen, është më mirë. Dashuria është zgjidhja. Pas hakmarrjes duhet të mbetet veç dashuria për të filluar një jetë të re.
Ju vetë besoni vetë në një Zot?
Jo, nuk besoj. Unë besoj se Zoti është brenda secilit prej nesh. Unë mendoj se filozofia e hebrenjve, unë bëhem zot i vetes, është e sakta. Kabhal thotë kështu. Unë mendoj se ka një fuqi, por nuk besoj në Zot.
A jeni penduar për ndonjë gjë në jetë?
Jo, edhe nëse jam penduar për ndonjë gjë ndonjëherë, unë nuk jam kthyer pas. Sepse nëse pendohesh atëherë t’i mbetesh në të shkuarën dhe unë nuk i jam kthyer asnjë pendese. Unë jam optimist. Kaq.
Keni pasur shumë të dashura, jeni martuar tre herë…
Jam martuar vetëm një herë zyrtarisht, por kam pasur tri marrëdhënie serioze.
Cila është gruaja juaj ideale?
Të gjitha femrat janë ideale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Agron Gjekmarkaj “shuplaka dhe ledhatime” Lulzim Bashës/ Tjetër thotë, e tjetër bën, por ka një bonus përballë Ramës

Publikuar

-

Nga

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj në një intervistë të tij ka komentuar edhe opozitën e Lulzim Bashës. Ai e shikon ate shpesh inkoherente, dhe nxjerr jo pak problematika dhe arsye që e kanë dëmtuar këtë opozitë, por thekson dhe gjerat që, sipas Gjekmarkajt, opozita i ka bërë mirë.

“Këtë opozitë e kanë demtuar shpesh inkoherencat! Mosperputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund te perkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam pare me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike te krijoje hapësirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato jane të pastra e të dobishme per vendin, të shohë perpara pa harruar çka qenë!

 

Opozita e Lulit shume zhurmë për asgjë?

Opozitën mund ta shajmë sa të duam , mund ti bejmë verejtje pa fund nëse e gjykojme atë nga e djathta apo te tjerë nga e majta! E përseris Qeveria është problemi! Ka 6 vjet që hame bukë e televizor, bukë e rrena, bukë e tallje, bukë e arrogance!

Le ti themi gjërat që Opozita ka bërë mirë ! Ligji i dekriminalizimit dhe e gjithë beteja për të, shndërrimi i reformës në drejtësi nga një traktat ideologjik në diçka të pranueshme, denoncimet të cilat e kanë bërë më të vetëdijshme shoqërine për çka ndodh në vend, qasja ndaj dosjeve te cilat kanë bërë pis zgjedhjet si ajo e Dibrës dhe Durrësit, por edhe vendimet e guximshme për të mos qenë fasadë!

Por kete opozite e kanë dëmtuar shpesh inkoherencat! Mospërputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund të përkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë  ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam parë me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike të krijojë hapesirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato janë të pastra e të dobishme për vendin, të shohë përpara pa harruar

lulzim basha republika e re

çka qenë! Në PD ka munguar gjithmonë kulti i garës , ndoshta ngaqë Sali Berisha ishte një lider karizmatik i padiskutueshëm dhe me mbeshtetje, por ka munguar dhe sot ku e ku ke tepër! Kulti i garës në Shqiperi urrehet teksa tentohet gjithmone kulti i Individit!

Opozita e Bashës per mua gjate ketyre muajve ka qenë më e vertete dhe me aktive së asnjeherë tjeter! Ka sakrifikuar, ka lëshuar pushtet, çdo gjë që ka pasur! Kjo mund të shërbeje për purifikim dhe rindertim të PD së ! Një mënyrë për tu afruar me njerzit! Por trasmetorët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pa domethënie! Ketu lind nevoja për figura politike me peshë dhe për elitën e vendit ! Opozita po lëviz dhe këtë e shoh me rëndesi! Nuk më duket bosh! Kjo levizje jep dobi për shoqerine e shpresoj edhe për politiken në teresi e PD në veçanti!

Banaliteti nuk prodhon gjenialitet! Vendit i duhen më të miret që të ketë normalitet! Dhe e fundit per këtë pyetje , kushtet gjermane për qeverinë tonë e çertifikuan krizën, e quajten të rënde, kërkuan që ajo të zgjidhet, I kerkuan të dënojë hajdutet e zgjedhjeve, vuri në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, kthimin e gjykatave, gjithësa ka ndodhur edhe falë përpjekjeve të opozitës

PD e lodhur apo pa ide?

PD në optikën time ka nevoje për një detante të madhe si fillim nëse pretendon pushtetin! Ajo duhet të nxitet dhe me i interesuari që ta kërkojë do duhej të ishte Basha! Një detante që i ben bashkë të gjithe faktorët historikë dhe intelektualë, cdo njeri që ka mbeshtetje, 10 , 100 apo 1 mije vota e më tepër! Votat e djathta ekzistojnë po duhet një farë pune per ti kompaktesuar mbi të gjitha vullnet! Natyrisht idetë janë themelore, po duhen përcaktuar ato prioritare e mbi te gjitha koherenca !! Pastaj idetë duan shpatullat që ti mbajne!

LEXO EDHE:  Nesër vendoset fati i koalicionit PS-LSI?!/Zbulohet plani Rama-Meta

LEXO EDHE:  Kryeministri flet në frikë, si Beni që këndonte këngë partizane në pyll

Basha ka bere disa propozime me interes për ndryshimin e sistemit, por ai së pari nëse do të behet i besueshëm

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha

duhet të kerkoje publikisht, nepermjet reformes zgjedhore, që të marrë fund emërimi i deputeteve në lista! Preferencat duhet ti caktojë elektorati jo Kryetari i partisë! Keshtu një parti behët më atraktive pse jo edhe më demokratike! Kesisoj puftet humbasin rrol perballë atyre që kanë nje cv dhe një perballje me opinionin publik! PD nuk më duket e lodhur po as shumë e freesket jo!  Nuk është pa ide, por ende ska precizuar gjithë  ato baziket ! Ajo për rrogat psh me duket shume e mirë! Qytetarët te xhepi janë të ndjeshëm dhe meritojne më shumë! Tani opozita nuk ka shumë kohë qofte nëse kemi zgjedhje të kohshme e aq me tepër nëse i kemi të parakohshme! I duhet revolucion i  brendshëm dhe shpejte! Populli po pret opoziten më 30 qershor ja dergoi asaj këtë mesazh.

Çfarë i mungon Bashës?

Basha ka cenet dhe virtytet që zoterojne shumica e shqiptarve! Ka nje bonus të madh përballë kryeministrit ka mbajtur larg botën e krimit! Nuk duket arrogant dhe shfaq aftësi komunikative normale pa pretenduar që është mesianik së paku në dukje! Për mua i mungon kurajo për tu rrethuar me personalitete të forta një handikap që duhet ta superojë! Nuk mjafton të thuash njerzit e mi nuk kanë lidhje me krimin, sepse edhe mediokriteti është një sëmundje e rrezikshme!

Ka marrë vendime të forta si askush tjeter ndaj duhet të tregohet i fortë  per tu shtrire dorën te gjithve , edhe atyre qe i konsideron kundërshtar me kushtin që këta ta duan bashkim pajtimin për të kompaktësuar të vetet, militancën, pastaj dorën ta qesë përtej gardhit dhe të kërkojë personalitetet që mund ti japin nje dore ketij vendi!

Basha duhet ta kuptoje se njerzit kanë alergji nga partite ndaj ai PD duhet ta ofrojë si laborator ku shoqëria të realizoje qëllimet e veta! Ai duhët te jetë garanti! Shoqëria nuk ka nxitim për të bërë Bashën Kryeminister ajo ka nxitim për të përmirësuar jetën e vet si dhe standartet! Basha ketë duhet ta lexojë mirë e me vëmendje! Shoqëria po e vrojton dhe teston atë ndërkohë që pret që ai ta kapë këtë vështrim! Deri tani i ka munguar aftesia të bëjë koncensione! Shpresoj ta gjejë këtë aftësi jetike si brenda ne PD si jashte saj! Në çdo rast unë besoj që rrotacioni është i dobishëm për aq kohë sa pushtetet nuk marrin fytyrën e njeri-tjetrit! Për fat të keq kjo kohë është e shkurtër në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Intervista

Agron Gjekmarkaj tregon dy ministrat e suksesshëm dhe një të ndershëm të Ramës

Publikuar

-

Nga

Në një intervistë për City News Albania

CNA | City News Albania

City News Albania

CNA

, pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj, tregon edhe dy ministrat e suksesshëm dhe një të ndershëm të qeverisjes Rama në 6 vite.

Sipas Gjekmarkajt, “ gjykimin tim modest për qeverinë e dhashë në totalitet! Megjithatë ka ende për të thenë!

Nese flasim për të shkuarën Ditmir Bushati si performancë dhe nivel inteligjence nuk e turpëronte vendin e vet! Sot duke pranuar që padija nuk është argument, sepse nuk e di sakt sesi Olta Xhaçka e administron Ministrinë e Mbrojtjes por meqenëse jemi vend i NATO-s në raport me partnerët ligjerimi i saj me duket korrekt! Pra në aspektin ndërkombetar nuk më duket se gjuan me shpulla imazhin e vendit! Nëse për një çast do të harroja gazin e hedhur bujarisht mbi popullin opozitar, shndërrrimin në socialist të thekur në një kohe rekord, gjuhën patetike e plot urrejtje të ministrit te brendshëm , deshirën që të flasë e të shkruaj si Elisa si kulm suksesi, pa vënë dorën në zjarr ende dua të besoj se Ministri i Brendshëm Sander Lleshi nuk është hajdut!! Pastaj nëse citoj titullin e nje filmi të Beninit me Troizin , non ci resta che’ piangere , ( nuk na mbetet veç te qajmë) me oi kët medet qeveri !

INTERVISTA/ Agron Gjekmarkaj analizon qeverinë: Nën mediokër, klluonë që nuk bëjnë më me qesh

LEXO TE PLOTE

Intervista

INTERVISTA/ Agron Gjekmarkaj analizon qeverinë: Nën mediokër, klluonë që nuk bëjnë më me qesh

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkaj, pedagog i Universitetit të Tiranës, analist dhe komentator i situatës politike, në një intervistë eksluzive për City News Albania (CNA.al), i përgjigjet pyetjeve për krizën politike, qeverisjen e Rilindjes, opozitën dhe situatën që po kalon vendi. Ai thekson se kriza politike në vend ekziston dhe Shqipëria nuk po qeveriset, por po grabitet nga qeveria. Sipas tij, kjo është qeveria e mungesave të mëdha! I mungon më kryesorja, ndershmëria dhe pas saj aftesia! Personazhet që e kompozojnë janë nën mediokër! Janë zgjedhur nga Edi Rama ( i cili vetë e ka nje karizëm te caktuar paçka se personalisht e shoh qasjen e tij tejet abuzive dhe propagandistike, përgjigjet Gjekmarkaj.

Krizë politike apo e stimuluar nga opozita?

Njeherë duhet të percaktojmë kriteret e Krizes! Një vend i cili nuk qeveriset po grabitet, skandalet e konçensioneve, nuk prodhon agrume e perime por kanabis , nuk ndërton udhë hekuri apo asfalti, por mirkordinon trafikun e drogës, nuk ndërton per të mirën publike po do ta shembë dhe përvetsojë pasurinë e perbashkët, rasti i teatrit kombetar, kur kriminelet i çon në parlament dhe të tjere në pushtet lokal, kur dhunon , vjedh, blen, votën e për pasoje asgjeson dinjitetin individual e shoqeror, të gjitha bashke janë deshmia e krizës!!

Sjellja e Opozitës , djegia e mandateve, mos hyrja ne zgjedhje lokale, vetem se e bënë atë më të prekshme, më konkrete, më të perditshme! Ajo ishte aty ne mesin tonë! Liria nuk gjindet mes nesh por kriza po! Lirine nuk e njohim, nuk e mbrojme, nuk e nderojmë ndersa kriza bashkjeton me ne, me karkterin tonë individual, kolektiv , partiak se në mes nesh ka një virus të tmerrshëm me disa fytyra , si fitimi, pasurimi, sundimi, mburrja , mujasharia , gënjeshtra e plot te tjera! Tanimë në fytyrën e politikës ato janë rrulla që e bëjnë atë gati të neveritshme dhe të urryer! Pra kriza ishte , opozita i dha nje dorë!

Qeveria dhe koncesionet e PPP e saj, a janë vetëm ato problemi?

Qeveria mbetet gjithmonë problemi më i madh, konçensionet a PPP janë femijët e priveligjuar të problemit më të madh! Shqetesimi kryesor për mua mbetet modeli që krijohet, që kopjohet, që rritet dhe harliset mes nesh! Modeli prodhon mbyllje mendore, nënshtrim, servilizem, mundësi te pasurohesh pa e merituar nëse plotëson këto kushte! Modeli krijon bunkerin e banalitetit koracën më të fortë të lidershipit shqiptar!

LEXO EDHE:  Nesër vendoset fati i koalicionit PS-LSI?!/Zbulohet plani Rama-Meta

LEXO EDHE:  Nesër vendoset fati i koalicionit PS-LSI?!/Zbulohet plani Rama-Meta

Në kontekstin e pyetjes suaj , po, mund tju them që edhe shoqeria është problem që i nënshtrohet dhe thyhet nga vesi, e cila nuk e ka të përhershëm shpirtin e protestës ndaj së keqes! Shumë prej nesh e negociojnë të drejten e tyre, e kërkojne si favor, si lutje , si kërkese, e jo si pretendim që lind nga deklarata e të drejtave të njeriut!  Po në shtratin e këtij konteksti mund të them që edhe opozita është pjese e këtij problemi! Po të mos harrojmë nuk qeveris opozita por qeveria!! Opozita ka përgjeqsi që shpesh mendon që Rama luftohet me mjetet e tij! Gabim, Rama luftohet me antimodel! Jevtushenko këshillonte në vitet 90 antikomunistet e rinj “mos e luftoni komunizmin me me metoda komuniste” !

Çfarë i mungon kësaj qeverie?

Kesaj qeverie i mungojnë shumë gjera! Kjo është qeveria e mungesave te mëdha! I mungon me kryesorja, ndershmeria dhe pas saj aftësia! Personazhet qe e kompozojnë janë nën medioker! Janë zgjedhur nga Edi Rama ( i cili vetë e ka një karizëm të caktuar paçka se personalisht e shoh qasjen e tij tejet abuzive dhe propagandistike) pikërisht për mungesën e cilësive! Ata jane triumfi i banalitetit dhe anonimitetit! Ajo që thashe me lart! Ky është model i frikshem! Ftesa për tu bërë ushtar! Ftesa për depersonalizim!

Ftesa për ti parë hajrin te bindurit pa sy e tru dhe mbi të gjitha pranimi i saj! Ata fyejnë çdo ditë gjuhën shqipe dhe nëpërmjet atij palo ligjërimi na fyejnë ne! Pastaj Shqiperi është ndare në Nahi dhe ata përdoren si nderlidhes e taksidarë! Nuk kanë gjë prej shtetarësh! Me duken si klluonë qe nuk bëjnë më me qeshe, vetëm të trishtojnë jo persi janë ata, por si jemi ne që i mbajmë mbi krye./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: