Connect with Us

Emërimet e drejtorëve në Shkodër/Zbardhet debati Rama-Stërkaj: E keni bërë si tender këtë çeshtje

Politikë

Emërimet e drejtorëve në Shkodër/Zbardhet debati Rama-Stërkaj: E keni bërë si tender këtë çeshtje

Publikuar

-

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Paulin Stërkaj në mbledhjen e drejtuesve të rajonit të veriut.

Rama ka thënë se do të zhvillojë ditën e hënë një mbledhje të posaçme vetëm për Shkodrën.

Rama: Kisha menduar që ju ta zgjidhni këtë çështje, por tani do merrem vetë meqë ju nuk i dhatë drejtim. Të hënën do të zhvillohet mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën.

Paulin Stërkaj: E keni bërë si tender këtë çështje, secili çon emrat e vet.

LEXO EDHE:  Emrat/Ja katër ministrat e konfirmuar të Ramës

Rama: Nuk e kemi bërë si tender, Musai më tha që i keni çuar 7 lista

Kujtojmë që në fokus të diskutimeve të mbledhjes së sotme ka qenë emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër. Ky takim erdhi pas mbledhjes së djeshme në Shkodër, e cila u shoqërua me debate të ashpra./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Publikuar

-

Nga

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Çupi shprehet se fëmijët në këto zona detyrohen të shesin misra në rrugë, me qëllim që të blejnë librat e shkollës.

“Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.



Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.”/CNA.al

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 13. September 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Operacion mes Italisë e Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal, arrestohen 12 persona

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F.L(Sh)., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Sezoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Moskallëzim i Krimit” i shtetases të shpallur në kërkim: V. O., 44 vjeçe, banuese në Itali.



Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj shtetasi A.R ( autori kryesor i vjedhjeve), kryente vjedhje të ndryshme sëbashku me shtetas të tjerë, dhe nuk ka kallëzuar për krimin dhe është mundur ti shmanget përgjegjësisë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•I.H., 18 vjeç, A.D., 18 vjeçe, dhe R.Ç., 22 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;
•Q.D, 67 vjeç, A.D., 60 vjeç, L.Ç., 56 vjeç, A.K., 44 vjeç, dhe E.R., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një video akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit. Rama ka nxjerrë bllof ish deputeten e PD, Grida Duma e cila është marrë personalishte me këtë familje, të cilën e ka vizituar shpesh herë.

Prej disa ditësh, Duma ka publikuar rastin e Manjola Cakonit, e cila jeton jeton vetëm me të birin, pasi në tërmetin e 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën. (Lexo këtu)

Duma ngriti një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar. Sipas Dumës, pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë.

Mirëpo, Rama ka publikuar një video përmes së cilës tregohet se çfarë është bërë për të ndihmuar këtë familje duke filluar nga apartamenti që i është dhuruar për të cilin kanë publikuar dokumente përkatëse, deri tek negociatat për punë me Manjolën.

Manjola në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma ka thënë se kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar, pse doli në televizor dhe tha se qeveria e ka mashtruar atë e djalin e saj. Rama nuk ka ngurruar të quajë “kafshë pylli” Dumën, ndërsa denincimet e bëra prej saj i ka cilësuar abuzime kundrejt një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit.



Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve. Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve“, theksoi Rama.

LEXO EDHE:  Emrat/Ja katër ministrat e konfirmuar të Ramës

LEXO EDHE:  Emrat/Ja katër ministrat e konfirmuar të Ramës

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë “zbuluar” ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi.

Zonja ka marrë të gjitha bonuset. Me aq sa u interesuam ne, ajo është në një apartament që i është dhuruar nga qeveria dhe djalit të saj i është dhënë bursë studimi”, u shpreh Fevziu në “Opinion”. (Lexo këtu)

Pra, siç duket gjithçka ka qënë aktrim i ish deputetets Grida Duma pranë familjes që përjetoi tragjedi mbrëmjen e 26 nëntorit. Kjo familje është përdorur nga Duma për të luajtur skena si “aktore Hollywood-i”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE