Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/Nxënësit nuk marrin bursat, Bashkia e Ministria nuk merren vesh midis tyre

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/Nxënësit nuk marrin bursat, Bashkia e Ministria nuk merren vesh midis tyre

Publikuar

-

Njëmbëdhjetë nxënësit e shkollës “Tefta Tashko” në Korçë, kanë 6 muaj që nuk marrin bursat. Qendra ekonomike thotë që nuk ua ka çuar fondin Ministria e Arsimit, ndërsa ministria e mohon këtë gjë pasi fondi që është dërguar nga ky institucion ka qenë i plotë. Arsyeja që nxënësit ende nuk kishin marrë bursat që nga fillimi i vitit ishte mosmarrëveshja midis dy institucioneve. U desh ndërhyrja e Fiks Fare që problemi të merrte zgjidhje.

Në “Fiks Fare” u ankuan nxënësi Flori Hasanllari i cili studion në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Korçë. Ai u ankua se prej 6 muaj nuk merrte rregullisht bursën që i takonte dhe që shteti i kishte vendosur.

Ai tregon se nuk është i vetmi në këtë shkollë që ka hasur në vonesën e pagesës, por plot 11 nxënës. Ai është interesuar pranë bashkisë dhe e kanë përcjellë duke i thënë se pagesën e prapambetur do u likujdohet totalisht në shtator. Por edhe muaji shtator kaloi dhe ende këta nxënës nuk kanë marrë bursën, Bashkia u thotë se fondi nuk është çelur ende nga ministria. Në këto kushte gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan pranë Bashkisë Korçë për të mësuar arsyen se pse ka ndodhur kjo vonesë.

Në qendrën ekonomike punonjësit u fshihen gazetarëve dhe nuk pranojnë të japin intervistë, por gjithsesi fajësojnë ministrinë për vonesën e bursave. Gazetarët i drejtohen edhe drejtorit të Qendrës Ekonomike pasi punonjësit e tij nuk japin intervistë , por ai shprehet se nuk i detyron dot punonjësit të japin intervistë. Madje gazetarët e Fiksit ishin dëshmitarë se si këta punonjës i kërkonin llogari drejtorit që drejtoi grupin e gazetarëve te ta , pasi ai duhet të jepte intervistë dhe jo punonjësit.

LEXO EDHE:  Aksionet e Kinës vazhdojnë të bien ne bursa

Duke mos marrë një përgjigje nga ky institucion Fiks Fare i bëri një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit se pse nuk është çelur ende fondi. Në përgjigjen e saj ministria pretendon se nuk ka arsye për t’u çelur një fond i ri, pasi fondi që ministria kishte dërguar pranë bashkisë Korçë ishte mëse i mjaftueshëm. Madje ata shkruajnë se shumë shpejt nxënësve do u shpërndahen bursat. Për ministrinë e gjitha kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqkuptimit që ka ndodhur midis punonjësve të të dy institucioneve që nuk janë marrë vesh nëpërmjet shkresave zyrtare.

Edhe njëherë , për të zgjidhur një problem shumë të vogël teknik, u desh ndërhyrja e Fiks Fare që nxënësit të marrin bursat e munguara që prej fillimit të vitit 2019./Top Channel

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Ikën babai emërohet i biri në krye të AMA-s/ Presim pergjigje nga dy institucione rehabilitimi për drogërat e forta

Publikuar

-

Nga

Maklen Misha, djali i Pirro Mishës, po projektohet të jetë në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive(AMA). Në funksion të këtij emërimi pak më parë ka dhenë dorëheqjen nga qënia pjesë e Bordit të AMA-s, babai i tij, ndërkohë që në prapaskenë, këtë javë po përgatiten letrat për ti përcjellë në Kuvend, i cili është dhe institucioni që miraton emërimin.

Denoncimi vjen nga ish Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Iken babai emerohet i biri!”, e nis postimin Berisha, duke vijuar:

“Edvin Mafia dhe Lal Plehu emerojne Maklen Mishen, shkruesin e fjalimeve te ketij te fundit, per kryetar te AMA!

Babi Pirro, anetar bordi te AMA jep doreheqjen per ti hapur vendin djalit te vet!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

“Pershendetje Doktor. Po Ju nis nje info ne lidhje me zhvillimet e fundit tek AMA.

Kete jave po pergatitet kandidatura e Maklen Mishes, per tu derguar se shpejti ne Kuvend per tu emeruar kryetar i AMA. Maklen Misha ka punuar deri para pak muajsh ne Bashkine e Tiranes (ku bente fjalimet e Erion Veliaj) dhe tani punon drejtues i nje fondacioni dhe keshilltar i jashtem i Ministres se Mbrojtjes.

Piro Misha (babai i Maklenit) e la detyren si anetar i bordit te AMA para 1 muaji. Pra iken babai dhe tani vjen i biri ne krye.

Rama po kerkon kontroll te plote tek AMA, me qellim pergatitjen per sulmin e rradhes ndaj medias dhe portaleve ndaj te cilave ka pergatitur ligjin special per censure. Nderkohe mbetemi ne pritje te kthim pergjigjes nga dy institucione rehabilitimi per drogerat e forta ne Hollande per Mishen dhe do ju shkruajme serisht”

2-

“I dashur Doktor Berisha ! Çuditë nuk kanë të sosur në vendin tonë të mjerë! E keqja ska fund! Ai që njihej në lidhje të shkrimtarve si spiun i sigurimit të shtetit , Pirro Misha ,aqsa shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e bëri personazh tek romani Hija, duke i dhënë në liber rrolin që kishte në jetë , u bë drejtor i Bibliotekes Kombetare nga anetar i bordit te AMA! Projekte të medha financiare janë në plan! Spostimi i Bibliotekes kombetare tek garda, miliona euro, destinacioni i ri i asaj pjese te pallatit të kultures per biznes, projekti i dixhitizimit , pra kudo para, para, para! Pirro Misha benjamini sorosian, gjuetari i çdo ptojekti , miku i vjeter i Linda Rames strehues i saj tek Sorosi dikur,sot shperblehet duke u gjindur ne qender te qarkullimit te parave te taksapaguesve shqiptare! Po nesë do ishte vetem kaq gjysma e te keqes! Ka edhe më! Me bekimin e Ben Blushit,Linda Rama, Endri Fuga te cilet merren me propoganden e fshehte dhe te hapur te Edi Rames po pergatiten të çojnë një kamerier të ri në krye të Autoritetit te Medjave Audiovizive, AMA ! Kush është ky do thoni ju? Maklen Misha sugari i sugarit siç thoni ju, djali i Pirro Mishes, i cili deri dje ka punuar ne Bashkine e Tiranes. dhe aktualisht keshilltar i Ministres se Mbrojtjes! Nepotizem dhe trashegimi! Iken baba e sjell djalin ! Baba drejtor i Bibliotekes Kombetare i biri Kryetar i AMA hajde shtet hajde !Kjo vegel e re në krye të Ames shpreh natyren e ketij shteti, nepotizem, lidhje familjare, dore ne thesin e parave! Une qe ju shkruaj jam pjese e stafit të Kryeministrise dhe keto i di me siguri, me eshte neveritur vetja po tani sjam me as ai qe ik as ai qe rri! Ju jeni i vetmi ze ne kete vend qe mund te shqiptoni pa frike disa te verteta! Maklen Misha ne krye te AMA duhet per te kontrollluar mediat e portalet, per te iniciuar ligjin e ri te censures! Ju lutem mos ma nxirrni numrin se me merrni ne qafe! Me respekt !”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandal në burgun e Peqinit/ 2 mijë euro rryshfet për operacionin e të dënuarit

Publikuar

-

Nga

Një investigim disa javor i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Drejtorë burgjesh, shefa policie, gardianë dhe mjekë bashkëpunojnë me njëri tjetrin që të “lejojnë” një të burgosur të bëjë operacion. Dhe, e gjitha kjo, kundrejt një ryshfeti prej 2 mijë eurosh. Këta zyrtarë i zvarritën prej disa vitesh operacionin, duke rrezikuar që i burgosuri të mbetej i paralizuar. Me zë dhe figurë, “Fiks Fare” faktoi se këta zyrtarë i shtynë operacionin, vetëm e vetëm që ta “detyronin” që të paguante ryshfetin.

Nga kabina e burgut, i burgosuri tha se prej disa vitesh vuan dënimin për një krim. “Jam dënuar me 20 vite burg. Kur kam qenë në paraburgim, kam thyer këmbën. Kam bërë operacion dhe shkoi çdo gjë në rregull. E kam ndjekur sipas kartelës, konsultat, të gjitha. Mbushi një farë kohe, dy vjet sa e ka kjo, duhet të hiqja vidat, pllakat. Janë disa vida, se unë kam thyer kaviljen, janë disa shtiza, që ato duhen hequr pa mbushur dy vjet, për arsye që nuk duhet t’i zërë mishi” thotë ai.

Më tej shtoi se ka folur me doktorin e burgut Eduart Ruçi. “Më thotë do të çoj sot, do të çoj nesër. Prit një çik, prit një çik. Është çik dallaveraxhi ai. Jo këtë javë, jo të ngrohet koha, të ftohet koha. Si përfundim ma nxori urdhrin para dy javësh, për të bërë grafinë dhe konsultën. Vajta unë në Elbasan për të bërë konsultën, siç kishte dalë urdhri, edhe bëj grafinë unë dhe më thotë doktori si ke ecur ti dy vite. I thash unë s’kam mbushur kohën, s’më kanë sjellë këta. Jo më tha, njëra vidë ty të është hyrë në kockë. Kjo ka dashur hequr para kohe tha, kjo vida. Duhen hequr edhe këto shtizat tha” vijoi më tej ai, ndërsa shtoi se doktori i burgut i bëri me disa se nëse doktori i Elbasanit e merr përsipër kryerjen e operacionit, ai ka të drejtë ta bëjë ku të dojë ai.

“Nëse ai ta merr ty përsipër, ne do të bëjmë procedurat. Do shkosh në Spital të Burgut, në Spital të Burgut do të japim QSUT-në. Unë kam dy javë që nuk më jep njeri shpjegim. Ku di unë ça procedurash bëjnë. Jo do të çojnë në Tiranë, ku di unë ça marrëveshje, janë kokrra e dallaveres. Me pak fjalë, sa kuptova unë nga një gardian tjetër tha, jepi ndonjë lekë doktorit dhe e bën doktori atë pastaj” pohoi i burgosuri, ndërsa tha se do të takohet me mjekun dhe do na marrë sërish në telefon. Dy ditë më pas, i burgosuri telefonoi sërish redaksinë e “Fiks Fare” dhe tha se takimi mirë shkoi. “Ti duhet ta kishe takuar doktorin, ti kishe çuar njeri doktorit të Elbasanit. Ishte muhabeti që ta takojë njeri para se të bëhet operacioni, pastaj të më takojë njeri mua,mbase flas unë me drejtorë, me këto… Më tha një numër telefoni mua ai. Diçka, unë rri në Durrës, mund të më takojë një njeri tha” përfundoi i burgosuri.

Më pas, një bashkëpunëtor i “Fiks Fare” takon mjekun e burgut, Eduart Ruçi, i cili fillimisht është pak skeptik. Ai dyshon dhe, në takimin e parë, vetëm sa interesohet për bashkëpunëtorin e “Fiks Fare”. Pasi bëhet i besueshëm, mjeku i thotë se do e telefonojë sërish dy ditë më vonë, pasi të ketë vizituar më parë të dënuarin.

Pas dy ditësh, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” dhe mjeku takohen në afërsi të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Mjeku bën disa lëvizje, bën telefonata me doktorin në Elbasan, i cili nuk ia merr përsipër operacionin. Më pas, shkon te takojë një mjek në Spitalin Ushtarak dhe më pas, i thotë bashkëpunëtorit se “për 2 mijë euro” bëhet operacioni. Ai thotë se në këtë “lojë” nuk është i vetëm, por është edhe drejtori i burgut, shefi i policisë, madje edhe gardianë.

***

TAKIMI I PARË

(MES BASHKËPUNËTORIT TË “FIKS FARE” DHE MJEKUT EDUART RUÇI)

Fiksi – Si je?

Mjeku i burgut – Mirë. I Elbasanit je apo?

Fiksi – L… Më ka rënë në qafë, se s’jam marrë ndonjëherë më të mo burrë.

Mjeku i burgut – I kena çu! Dy tre herë i kena çu, po s’po e bëjnë (operacion). E kemi çuar për konsulta

Fiksi – Kë duhet të takojë mo burrë i dheut?

Mjeku i burgut – Ça lidhje ke me të? Me …?

Fiksi – Unë e kam çun teze.

Mjeku i burgut – Si e ke emrin ti?

Fiksi – A… K…

Mjeku i burgut – Të flasim me doktorë atje, ta çojmë.

Fiksi – Ai më tha do iki nesër, tani, unë të them hapur, s’dua të merrem me shumë… unë flas hapur.

Mjeku i burgut – Ça ka vrarë ai?

Fiksi – Komshi të vetë ka vrarë me të atin… Problemi është te këto…

Mjeku i burgut – I janë këputur ca vida atij.

Fiksi – Po pra. Unë të them hapur, kaq këtu, kaq atje… I mbyll! Mua më ka zënë dhe ty të ka zënë se e kë për detyrë.

Mjeku i burgut – Deri ça ditë je këtu the?

Fiksi – Unë deri në 20 (nëntor) jam.

Mjeku i burgut – Nesër do të shkoj ta vizitoj, se e kemi lënë nesër. Dhe pasnesër, pastaj po ashtu takohemi pimë ndonjë kafe. Nga ç’vend është ai, nga ç’vend i …? Nga …?

Fiksi – Jo re, nga …

Mjeku i burgut – …! Mbasnesër bëjmë muhabetet. Unë e kam ndihmu sepse…

Fiksi – Më ka thënë… Unë them këtë…

Mjeku i burgut – Unë e kam detyrim ligjor me e ndihmu. Po gjë tjetër ka pengesa, ka vështirësi.

Fiksi – Më thuaj kaq, troç. Unë i kam për veten time, thuaj. Ti tërheq lekët t’i jap, të iki në punën time.

Mjeku i burgut – Tashti të lëvizi unë?

Fiksi – Po.

Mjeku i burgut – Hajde gjithë të mirat.

TAKIMI I DYTË

Mjeku i burgut – Unë tani e gjeta numrin e atij mjekut. Unë isha dje e vizitova. Pastaj e gjeta numrin e atij, ma solli një shok, doktorit ishalla…

Fiksi – Mua fol vetëm kaq, troç. Merru me mua, të iki në punën time. Nuk kam kohë me u marrë, të flasim hapur.

Mjeku i burgut – Ku e di unë sesa japin… sa ta kesh. Bisedoje me ta, as unë nuk e di. Atje te shëndetësia ku jam unë, do policia, do drejtori. Do ndahen. Pastaj më mbrapa ça do operohet atje ai, do kthej…

Fiksi – Ti më thuaj…

Mjeku i burgut – Ndaje mendjen.

LEXO EDHE:  Aksionet e Kinës vazhdojnë të bien ne bursa

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Në spitalin e Gjirokatrës punonjësit largohen nga puna me short

Fiksi – Ti më thuaj (shumën)?

Mjeku i burgut – Bën vaki të them shumë, bën vaki të them pak, ku e di unë…

Fiksi – Joo, doktor për këtu nuk e di…

Mjeku i burgut – Sa, qysh, taksë…

Fiksi – Jo, jo. Mua më thuaj zotni, kaq më bën në total.

(Flet në telefon me doktor Nelin)

Mjeku i burgut – Alo, doktor Neli si je? Mirë je? Unë jam doktor Eduart Ruçi, doktor i Burgut të Peqinit. Kam sjellë një për konsultë … aty, që ka atë për heqjen e protezës më duket aty, që kishte bërë një konsultë. Pse, s’ka aty? Fole ti me ndonjë? Ok, të përshëndes, gjithë të mirat! Nuk e mori përsipër ky (doktori i Elbasanit). Ky që e ka vizitu, nuk e mora thotë se skam kohë, duhet te Spitali i Burgut në Tiranë. Ta shtrojmë atje te Spitali i Burgut dhe Spitali i Burgut ta sjelli këtu, është më keq. Këta duan 1500 euro për me e shtru. Fola këtu në prezencë. Ndajeni mendjen sa e keni bërë.

Fiksi – Jo, jo, jo.

Mjeku i burgut – Te unë s’humb gjo. Nëse do realizohet, realizohet. Në qoftë s’hy, unë t’ja lë burrit të huaj atje ku të më thotë, ose hajde prapë. Se nuk kam qejf këtë histori. Kam shtru në Spital të Burgut, te 1500 euro kanë dhënë. Veç me marrë doktorat, me marrë doktorat, me mor andej e këndej.

Fiksi – Atëherë, më thuaj…

Mjeku i burgut – Po të ishte në Elbasan, e kisha më shumë qejf atje se shkonte më pak, një rrugë, ashtu…

Fiksi – Më thuaj, 5 lekë, 10 lekë, për 1 ditë ose 2, 1 javë, 1 muaj.

Mjeku i burgut – Po s’e di as unë, se duhet me taku 7 veta. Me taku të gjithë, kështu. Dhe unë nuk e dijsha kush je, se këto punë janë me zarar. U sigurova, e thirra (të burgosurin). I thash më ka ardhur filani, më tha emrin A. K. Më tha kushëriri im që rri dhe gruaja ime dhe njerëzit e mi andej. Atëherë unë u qetësova, se s’di si me të fol, se kjo punë është me zarar o burrë. Se bën me të ndihmu… Se sa më bën mua puna dhe karriera, s’më bën mua ato lekët. Unë dua të dal andej me ashtu doktorët, sa kshu, hajt shëndet.

Fiksi – Atëherë sa?

Mjeku i burgut – Ku di unë, 100 euro më pak, 100 euro më shumë, se s’jam tu bë llafe, se ti ke me e ndihmu. Se s’kam hyrë unë të fitoj për vete.

Fiksi – Më thuaj kaq bën, kaq! Shqip. Unë përgjigjem.

Mjeku i burgut – Ti me the, prandaj erdha unë këtu, kastile.

Flet sërish në telefon

Mjeku i burgut – Ku je Oljo, je këtu te puna? Edi, Edi jam ooo! Ça kati e ke? Te recepsioni apo te ortopedia? Ortopedinë e di unë o vllai. Hajt, hajt çiao. Do më presësh këtu, të shkoj njëherë unë atje?

Fiksi – Po, po.

Mjeku i burgut shkon në Spitalin Ushtarak (Pas disa minutash…)

Mjeku i burgut – Këtu e bëjnë ata (në Spital Ushtarak), fola me e planifiku po problemi është se këtu s’e di a e ruajnë dot policia. Vjen tjetri e ta vret aty, a e merr vesh? Është problem

Mjeku i burgut – Mund të rrijë dhe shumë pak , le të vijë atje, e mor andej unë (Spitalin e Elbasanit) po…

Mjeku i burgut – Kur do ikësh ti njëherë për Itali?

Fiksi – Unë me 20 du me ik

Mjeku i burgut – 20 nëntor

Fiksi – më ka zënë e s’kam nga iki

Mjeku i burgut – A fol me atë ti (të dënuarin),të merr në telefon ?Foli se bën ndonjë gafë ndonjëherë ai, është mes njerëzve atje dhe thonë shko tako atë,punë lekësh,fillojnë e bëjnë ëëë do marrësh ndonjë lekë. Se s’e kuptojnë këtë të dënumit, janë jashtë realitetit

Mjeku i burgut – (Flet në tel ) O Mond a ike?CA më përzune mu? Këtu te kafja erdha, hë mo mbrapa ke parkingu. Ku jashtë o burrë? Po s’kemi një parking atje, e kena lon makinën këtu.

Fiksi – Kush ishte doktori?

Mjeku i burgut – Se unë e planifikoj këtu,nxjerr pordhë policia atje se u shkon menja kan morr leke, kan mor ato..

Fiksi – Po.

Mjeku i burgut – Edhe thonë nuk e çoj sot dot,por e kam planifiku. E mor atje, e çoj në spital të burgut, thonë prit se do e mbajmë sonte këtu, s’e bijmë sonte atje. Prandaj s’e mor dot përsipër. Unë zakonisht, p.sh marr ndonjë kafe kështu e i çoj, merren vetë njerëzit, unë bëj lidhjet. Po të rri unë e të merrem pastaj unë …

Fiksi – Unë nuk di kë me taku mor burrë.

Mjeku i burgut – Deri me 20 që je ti këtu, do merrem unë me këtë punë, t’a planifikoj e të thom unë pastaj.

Mjeku i burgut – Ato janë 1,2,3 katër vende me dhënë.

Fiksi – Jam i detyruar, i kam hyrë kësaj valleje

Mjeku – Ke terezi me shku 2000 operacioni euro me pagu?

Fiksi – Ça të bëj?

Mjeku i burgut – Thuaj atij të mos llapi atje se janë shumë ( flet për të burgosurin, të mos tregoi ). Të mbaroi hallin tan, ti e di shumë mirë s’merrem hiç. Ban kafja ime kaq po desh ene shnet. Nuk rri unë të marr koston e kërkujt.

Fiksi – E zgjidh unë këtë muhabet. Nuk dua ta marr vesh njeri.

Mjeku i burgut – Se ata e kanë humbur realitetin, jo se ata e bëjnë me të keqe. Ata e bëjnë si pa të keqe ha mo se i dhashë kaq doktorit, mbaroi punë. Do flas unë me ato shokët. Kam hallin të bëj kokë më kokë, të bien dakord. Pastaj edhe të thonë pastaj e drejtoj vetë atë unë. S’e bëj sot, pas tre ditësh. unë them të bien dakord.

Fiksi – Atëherë do më thuash një llaf kur i takon e më kthe përgjigje, më thuaj çmimin

Mjeku i burgut –Unë për 2 – 3 ditë takohemi.

Fiksi – PO, e vendosim. Atëherë të përgatitem, që t’i jap në dorë, të përgatitem sa më shkon afërsish, me plus minus. Ke 2000 euroshi më the?

Mjeku i burgut – Them unë kot unë një minimale po nuk e di me të bo llogaritë.

Fiksi – Bëj llogaritë më thuaj troç. Të mbeta borxh ti sjellë brenda ditës.

Mjeku i burgut – Nuk e di unë a do ngelësh ti borxh a do të ngelem unë borxh./Tch

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Nuk i dha votën, kryebashkiakja socialiste i shemb shtëpinë qytetarit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili denoncon kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi, se ka bllokuar të gjitha legalizimet për simpatizantët e PD në këtë qytet, ndërsa një tjetri po i shemb banesën tre kat, pasi nuk i dha votëm më 30 qershor.

“Ndrikulla e Rroskovecit prish objektet atyre qe nuk votuan ne zgjedhjet moniste! sb

Doktor në fillim ju uroj shëndet,dua të ndaj me ju një shqetësim dhe një padrejtësi të madhë që bënë kryetarja e bashkisë së rroskovecit, ka bllokuar me qëllime legalizimet dhe po eleminon të gjithë simpatizantët e PD.nje gje e tillë po indoth një tregtari vetëm pse kundërshtoj atë në votimet e qershorit po i prish objektin tre katesh të cilin e ka te legalizuar e te hipotekuar ,kur të njëjtën kohë të gjitha objektet përreth janë të gjitha pa dekumenta është gjëja më poshtër që mund t’i behet një njeriu, doktor kryetarja jonë nuk është njëri por një xhelatë që i ka vënë tmerrin popullit të rroskovecit, ju lutem doktor na ndihmoni që të shpëtojmë nga kjo mostër , edhe unë që po shkruaj kamë frikë se po e mori vesh ajo mostra do të hakmerret prandaj ju lutem anonim ,me respekt dhe ju uroj shëndet”, shkruhet në denoncimin e Berishës./CNA.al

LEXO TE PLOTE