Connect with Us

“Çfarë do t’ju thoni demokratëve”/ Kulluri “dush të ftohtë” Bashës, i numëron dështimet  

Politikë

“Çfarë do t’ju thoni demokratëve”/ Kulluri “dush të ftohtë” Bashës, i numëron dështimet  

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka bërë kritika të forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa i kujton edhe marrëveshjen e 17 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa numëron dështimet e lidershpit të PD-së, Kulluri rikthehet pas në kohë, ku thekson se “Cfare mendimi paten kur propozuam me Edit Harxhin nje statut demokratizues qe synonte ndarjen e pushteteve brenda partise, mbajtjen e pergjegjesive ne raste humbjesh, transparence financiare dhe mbi te gjitha garantonte vendim-marrjen ne strukturat e bazes te Partise Demokratike per perfaqesimin ne pushtetin lokal dhe qendror?! Asnje!”.

Më tej, ai vë me shpatulla pas muri Bashën, ndërsa thekson se “C’u thone demokrateve per keto deshtime pasi u angazhuan se do rrezonin qeverine dhe s’do kishte zgjedhje ne 30 qershor?!”.

Sipas Kullurit, nëse PD vazhdon të jetë e përçarë, nuk mund të presësh për rezultate në 2021.

“Nese PD vazhdon te jete e percare dhe pa identitet ideologjik, cfare rezultati presin ne 2021?! Apo te jene ne nje karrige ne parti apo parlament dhe demokratet ne opozite pas 8 vitesh qeverisje te deshtuar?! “-thekson Kulluri.

Postimi i plotë:

Politika eshte moral! Per ata qe ishin dakort me listen klandestine te deputeteve te vitit 2017, fushaten kapitulluese ndaj Rilindjes, marreveshjes okulte te 17 majit sot gjerat nuk shkojne mire ne PD!

Po pse sot?! Ku ishin kur ndodhi masakra e 2017? Pse nuk folen ne ate kohe?! Pse nuk mbajten pergjegjesi personale si humbes ne qarqet e tyre?! Pse heshten ne mbledhjet e kryesise, Keshillit Kombetar dhe ne dy Kuvendet Kombetare?!

Cfare mendimi paten kur propozuam me Edit Harxhin nje statut demokratizues qe synonte ndarjen e pushteteve brenda partise, mbajtjen e pergjegjesive ne raste humbjesh, transparence financiare dhe mbi te gjitha garantonte vendim-marrjen ne strukturat e bazes te Partise Demokratike per perfaqesimin ne pushtetin lokal dhe qendror?! Asnje!

Pse nuk folen nje here te vetme ne 2016 kur largoheshin nga drejtimi i degeve kryetare fitues dhe qendronin humbes?! Apo se ishin klientela e tyre?! Vetem ulje koke dhe heshtje!

Pse nuk cohen ne forumet drejtuese te kerkojne llogari per deshtimin e djegies se mandateve dhe dorezimit tek Rama te 15 bashkive qe u fituan ne 2015?!

C’u thone demokrateve per keto deshtime pasi u angazhuan se do rrezonin qeverine dhe s’do kishte zgjedhje ne 30 qershor?!

Hajdeni dhe fillojme edhe njehere nga fillimi?! Sa here do filloje ky leadership te fitoje zgjedhjet duke perfunduar ne humbje te njepasnjeshme?!

Nese PD vazhdon te jete e percare dhe pa identitet ideologjik, cfare rezultati presin ne 2021?! Apo te jene ne nje karrige ne parti apo parlament dhe demokratet ne opozite pas 8 vitesh qeverisje te deshtuar?!

Ky eshte nje debat i stisur per veten dhe jo per Partine Demokratike! E djathta qe po rritet nga SHBA deri ne Angli e Itali eshte e djathta qe u drejtohet interesave te njerezve e jo te vetes! Kjo perpjekje per “vjedhur debatin” eshte e deshperuar dhe nuk con askund pervecse krijon iluzionin e “debatit te brendshem” ne forume.

Dhe me iluzione nuk fitohet por genjehen njerezit per heren e disate. Demokratet dhe votuesit gri duan zgjidhje e jo teater. E per ta mbyllur, sistemi me lista te hapura kerkon parti te hapur dhe demokratike. Listat e mbyllura apo te hapura qe firmosen ne 12 te nates nga kryetari pa garantuar perfaqesim do kene te njejtin rezultat! Deshtimin. I vetmi ndryshim do jete “renditja e humbesve”!/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

Publikuar

-

Nga

Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Saraçi ankohen në Fiks Fare duke pretenduar se prona e familjes së tyre u është marrë pa të drejtë nga tre anëtarë të familjes mbi dokumenta të falsifikuara.

Ata pretendojnë që kanë që prej vitit 2009, vit kur mësuan që familjarët po regjistronin pronën që janë përballuar në gjyqe dhe prokurori ku herë u ka dhënë e herë nuk u kanë dhënë të drejtë. Sipas tyre, janë falsifikuar firmat e trashëgimtarëve, dhe nga pesë trashëgimtarë, kjo pronë që ndodhet në qendër të Shkodrës, mbi të cilën është ndërtuar një pallat është regjistruar vetëm në emër të tre personave, siç figurojnë edhe në trung. E gjitha kjo sepse janë falsifikuar deklaratat e familjarëve, të cilët pretendohet të kenë firmosur në vitin 1988 ku heqin dorë nga prona. Faktikisht këto deklarata siç dëshmojnë edhe ata për Fiksin gjatë intervistës, por edhe sipas aktit të ekspertizës nuk janë firmosur prej tyre. Firmat janë falsifikuar.

Fiks Fare u interesua edhe pranë ndërtuesit të pallatit, të ndërtuar mbi këtë pronë. Ky i fundit shprehet që i vjen keq për familjarët, pasi ata janë një familje, janë djem xhaxhallarësh, por ai është i detyruar të lidhi kontrata vetëm me ata që kanë emrin në tapi.

Fiks Fare bashkë më Erida Saraçin ju drejtuan zyrës së Kadastrës Shkodër. Kjo e fundit ktheu një përgjigje me shkrim ku sqaron se për këtë pasuri, janë bërë dy aplikime. Aplikimi i parë është bërë në vitin 2009 dhe është refuzuar. Aplikimi i dytë është bërë në vitin 2011, vit kur është regjistruar edhe prona. Ndër dokumentet mbi të cilat është bërë ky regjistrim, sipas kadastrës është edhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i qytetit Shkodër, numër 24 datë 01.04.1989 për lejim dhurimi. Vendim ky që është bërë me deklarata të gjetura të falsifikuara, me tre akte ekspertimi. Familjarët e dëmtuar, kanë bërë një kallëzim pranë prokurorisë për shpërdorim detyre, nga ana e hipotekës, ku pretendojnë që prona është regjistruar me dokumente të falsifikuara. Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes me argumentin se nuk mund të provohet shpërdorimi i detyrës, pasi nuk është detyrë e hipotekës të verifikoj origjinalitetin e dokumentacionit.

LEXO EDHE:  Besnik Aliaj: PD aleance me qytetaret, ne Tirane te mbeshtese Gjergj Bojaxhi

Ndër të tjera prokurori cilëson se në praktikën e kryerjes së një regjistrimi mund të jenë depozituar shumë dokumente dhe organi i akuzës nuk mund të kryejë akte ekspertimi apo të pyes personat që kanë dijeni për të gjitha këto dokumente. Por në të vërtetë prokuroria ka kërkuar kryerjen e aktit të ekspertimit për deklaratat e heqjes dorë nga pasuria, dhe ndër to është verifikuar se firma nuk është e trashëgimtarëve, pra është falsifikuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar asgjesimin e këtyre dokumenteve, por ka cilësuar se personat që pretendojnë falsifikimin mund ta kundërshtojnë atë në format edhe mënyrat e parashikuara nga ligji psh duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dokumentit, duke u shmangur kështu nga hetimi falsifikimin e dokumentacionit, të verifikuar prej tyre me akte të ekspetimit, dhe duke u shprehur vetëm për shpërdorimin e detyrës. /Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një tjetër kryebashkiak në “çarkun” e të inkriminuarve/ Artan Hoxha paralajmëron videon

Publikuar

-

Duke marrë shkas nga një SMS që mbërriti në telefonin e moderatotit të emisionit “Opinion”, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka paralajmëruar publikimin e një videoje ku implikohet një kryetar bashkie.

Pa dhënë shume detaje, Hoxha e pohoi faktin dhe theksoi se videoja është ende në proces verefikimi përfundimtar , ndaj dhe publikimin e saj e ka shtyrë për ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Elisa Spiropali flet për PD: Në zgjedhjet e ardhshme s’do u mbesë as nam as nishan

“ Nuk ka rëndësi nëse është Bashki e madhe apo e vogël, por ajo që bën çudi është fakti se si ka mundësi që persona të tillë, që kanë në dorë jetën e njerëzve të sillen në një mënyrë të tillë”, u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të ardhshëm në Kosovë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e LVV në Tiranë e cila do të shprehej se 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste, duke njoftuar për një marshim si thirrje për bashkim kombëtar.

I ftuar në emisionin ”Open” mbrëmjen e sotme, teksa shprehet se qendra e LVV në Tiranë është OJF, as në pozitë apo opozitë, Kurti ka këkuar zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Foto me Obamën/PD: Rama të thyejë heshtjen, të tregojë burimin e 80 mijë USD

I pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës, i cili do ta cilësonte këtë thirrje të Vetëvendosjes si lajthitje e opozitës në tranzicion për tu bërë qeveri, kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka deklaruar se: ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE