LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Klodiana Lala zbulon dinamikën e ngjarjes

1 Nëntor 2019, 18:40, Kronika CNA
Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Klodiana Lala zbulon dinamikën e ngjarjes

Ndërkohë që atentati ndaj prokurorit të Durrësit ka tronditur opinionin publik mbrëmjen e sotme, në një lidhje direkte për News 24  gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje të tjera rreth ngjarjes.

Teksa shpjegon dinamikën e ngjarjes, Lala shprehet se atentati i sotëm ka qenë një i mirëorganizuar dhe se atentatorët kanë pasur djeni për personat të cilët udhëtonin në makinën e prokurorit.

Po ashtu, Lala sqaron se prokurori i cili ka marrë përsipër ngjarjen Anton Martini, prokuror në krimet e rënda, i cili së fundmi synon të bëhet pjesë e strukturave të reja të drejtësisë, SPAK.

Sipas Lalës, duke qenë se Martini ka ndjekur raste të rëndësishme siç është ngjarja e bandës së Durrësit dhe njeh mirë fizionominë e krimit në këtë qytet i është besuar edhe hetimi i këtij rasti.

Kujtojmë se në atentatin e sotëm, përveç prokurorit Arjan Ndoja, i plagosur rëndë  ka mbetur edhe 30-vjeçari, Andi Maloku, i cili rezulton të jetë ish-punonjës policie në Komisariatin e Krujës.

Maloku ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues i prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, dhe në vazhdim pas largimit të tij si drejtues i prokurorisë së Durrësit.

Andi Maloku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë dy plumba një në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore. Kjo ka qenë arsyeja pse është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, Aleksandër Laho me dëmtim në nofull ndodhet në spitalin e Durrësit së bashku me Prokurorin Arjan Ndoja.

Po ashtu, Lala bën me dije se, Policia po heton pasi ka dyshime për një automjet të dytë që është parë në vendngjarje. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të japin info për lidhjet që kanë me persona të papërshtatshëm, ndërsa nëse Arjan Ndoja ka apo jo lidhje me këta persona kjo mbetet për tu parë./CNA.al

Lajmet e fundit nga