LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amerika nuk u zbulua nga Kristofor Kolombi/ Ja si qëndron e vërteta

1 Nëntor 2019, 08:40, Blog CNA
Amerika nuk u zbulua nga Kristofor Kolombi/ Ja si qëndron e vërteta

Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u ?zbulua? nga Kristofor Kolombi në vitin 1492. Por kjo nuk është e vërtetë. Popujt autoktonë të Amerikës së Veriut, janë vendosur aty ndoshta 20 mijë vjet para tij, duke kaluar përmes asaj që ishte atëhere një urë tokësore nga Azia në Amerikë.

Por Kolombi nuk ka qenë as i pari evropian, që e zbuloi këtë kontinent. Ata që zbarkuan shumë më herët ishin udhëtarët vikingë. Dhe ne sot jemi me fat që disa saga të mbijetuara deri më sot, na tregojnë atë që ka ndodhur. Është e kuptueshme, që historianët janë ndonjëherë skeptikë mbi rrëfime të tilla.

Shpeshherë, sagat shkruheshin qindra vjet pas ngjarjeve për të cilat flasin, dhe përfshijnë ndonjëherë disa referenca shumë të dyshimta mbi veprime të mbinatyrshme, të cilat kanë shumë pak gjasa të kenë ndodhur në jetën reale. Por fatmirësisht, zbulimet e fundit arkeologjike na kanë dhënë prova të forta, për t?u mbështetur në rrëfimet e disa sagave.

Moderatori i njohur i dokumentarëve televizivë Den Snou, takoi arkeologun Martin Bidëll në oborrin e kishës së Shën Uajsten në Derbi, ku ai bëri një zbulim të jashtëzakonshëm, që do ndryshojë pikëpmajen tonë mbi vikingët e Britanisë. Emri i evropianit të parë që zbarkoi në Amerikën e Veriut, thuajse është harruar.

Nuk ishte Leif Erikson, fama e të cilit u sigurua kryesisht falë ekspeditave të tij në kontinent, dhe as Eriku i Kuq (që në fakt nuk zbarkoi në Amerikë). Ishte Bjarni Herjolfson, ai që udhëtoi nga Norvegjia në shtëpinë e tij në Islandë në vitin 985.

Me të mbërritur në Islandë, ai mësoi se prindërit e tij kishin lundruar në perëndim të Grenlandës me një aventurier (dhe njëherazi mashtrues), të lartpërmendurit Erikun e Kuq. Bjarni vendosi të shkonte pas tyre, duke u nisur drejt Grenlandës. Fatkeqësisht rrugës u ngatërrua.

Së pari, era nuk kishte mjaftueshëm e fortë që anija të ecte shpejt. Më pas mbi detarët ra mallkimi i të gjithë marinarëve, mjegulla. Ata humbën çdo lloj orientimi, dhe nuk e kishin idenë se ku po shkonin. Më në fund kur mjegulla u shpërnda, ata panë një breg atje tejs.

Në fillim u gëzuan, por shpejt e kuptuan që ajo ishte një tokë e pashkelur më parë nga asnjë evropian. Në dallim nga Grenlanda, ajo ishte e veshur me pyje të dendur, dhe në horizon nuk kishte asnjë akullnajë. Për disa vikingë, ai mund të ketë qenë pikërisht lloji i aventurës që ata po kërkonin.

Por Bjarni nuk kishte atë mendje. Në vend se të zbarkonte në bregdet për të zbuluar më shumë, ai urdhëroi që anija të kthehej mbrapsht, dhe të drejtohej drejt Grenlandës, ose më saktë atje ku ata menduan se do të ishte Grenlanda. Dhe mbërritën shpejt në destinacionin e tyre. Me sa dimë, Bjarni nuk u kthye më kurrë në Amerikën e Veriut.

Por udhëtimi i tij, e frymëzoi Leif Eriksonin të hynte në histori. Ai dëgjoi për udhëtimin epik të Bjarnit, bleu anijen e tij dhe u nis në udhëtim, i vendosur të mësonte më shumë rreth tokave të panjohura në perëndim. Leif, ishte një tip shumë aventurier. Ai kishte qëndruar kohë në Norvegji para se të nisej drejt Grenlandës

Dhe tani ai dëshironte një tjetër udhëtim emocionues drejt së panjohurës. Falë dy rrëfimeve që kanë mbijetuar deri në ditët tona, Saga e Grenlandezëve dhe Saga e Erikut të Kuq, ne kemi disa detaje nga udhëtimet e tij në Amerikën e Veriut. Tre rajone gjeografike mendohet se janë vizituar në atë kohë nga vikingët; Helluland (që do të thotë pllakë guri, dhe ndoshta i referohet Ishullit Bafin), Markland (tokë pyjore), dhe më i famshmi Vinland (toka e verës).

Leif nuk qëndroi gjatë në kontinentin amerikan. Ai kaloi aty vetëm një dimër, dhe më pas u rikthye në Grenlandë me një furnizim të madh me lëndë drusore, që ishte jetike në jetën e vikingëve për ndërtimin e anijeve, shtëpive dhe mobiljeve.

Pas tij shkuan edhe të tjerët. Vëllai i tij Torvald, qëndroi për disa vjet në Amerikën e Veriut.

Sidoqoftë, u bë shumë shpejt e qartë, se vikingët aty nuk ishin të vetëm. Ata hasën në një popullsi indigjene, që u etiketua prej tyre si ?skr?lings? (barbartë).

Mes palëve nisën përplasjet, dhe në një rast u vranë të gjithë përveç njërit prej indigjenëve të ftuar në një festë. Në kundërpërgjigje, indigjenët i sulmuan vikingët me një flotë varkash të vogla. Njëri nga luftëtarët indigjenë, qëlloi në shpatull me shigjetë Torvaldin, që vdiq nga plaga e marrë.

Një vëlla tjetër i Leif Eriksson, Torstein, nisi një tjetër ekspeditë në kontinent, por kushtet e tmerrshme të motit, lënë të kuptohet se ajo u anulua. Torstein vdiq gjatë një epidemie në Grenlandë. Vendin e tij e zuri Torfin Tordarson (i njohur si Karlsefni). Ai u martua me të venë e Torstein, Gudrid, dhe mori me vete në udhëtim 60 burra, 5 gra (përfshirë Gudrid) dhe disa bagëti.

Ata u përballën sa zbarkuan me indigjenët. Fillimisht mes 2 grupeve pati njëfarë tregtie, por më pas gjërat nisën të acarohen. Grupi i Karlsefnit, u rrikthye në Grenlandë. Por më parë Gudrid lindi një djalë të quajtur Snori, fëmija i parë evropian i lindur në Amerikën e Veriut. Kohë pas kohe, në Amerikën e Veriut shfaqen prova të reja, që flasin për një prani më të mdhe të vikingëve në këtë kontinent./ historyhit.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga