LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Premtimi i 7 viteve më parë/ Aleati i Bashës sulmon Ramën: Jemi në kolaps, mijëra blektor në prag të falimentimit

31 Tetor 2019, 16:26, Politikë CNA
Video-Premtimi i 7 viteve më parë/ Aleati i Bashës sulmon

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar pas protestave të fermerëve së fundmi përmes një statusi në rrjetet sociale, i shoqëruar edhe nga një video-mesazh elektoral i ?Rilindjes? shtatë vite më parë, ku përshkruhej situata jo e mirë në të cilën ndodhej buqësia asokohe dhe një premtim për ndryshim.

Mirëpo, sot “7 vite më vonë, falë qeverisjes së Rilindjes, fermerë dhe blegtorë janë në prag të falimentimit”, shprehet aleati i Bashës, Agron Duka.

“7 vite më parë, me këtë mesazh zgjedhor, Rilindja përshkruante gjendjen e bujqësisë dhe premtonte ndryshim. 7 vite më vonë, falë qeverisjes së Rilindjes, fermerë dhe blegtorë janë në prag të falimentimit.

Për Maksutin, uji për vaditje mungon, ndërsa çështja e pronësisë së tokës nuk është mbyllur ende. Ulja e TVSH-së për imputet bujqësore u shoqërua me kundërmasën vrastare të uljes së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6 %. Nafta u shtrenjtësua edhe më shumë, ndërkohë karburanti me të cilin furnizohet traktori i Maksutit ka të njëjtin çmim me të cilën furnizohet një veturë në Tiranë, apo është dy herë më i shtrenjtë se ai me të cilin furnizohet një jaht në Sarandë.

7 vite më vonë, pa orientim, pa subvencione, pa një program afatgjatë për zhvillimin rural dhe me bujqësinë në kolaps, Maksuti me siguri nuk ndodhet më në fshatin e tij. Pasi ose ka falimentuar, ose është larguar nga Shqipëria, të vetmet opsione që i ka dhënë atij partia që mbështeti 7 vite më parë”, shprehet në msazhin e tij Duka./CNA.al

Lajmet e fundit nga