Kronika
U rrëzua nga kabina elektrike/ Humb jetën 40 vjeçari

Një 40 vjeçar në Pogradec ka humbur jetën pasi u rrëzua nga kabina elektrike.
Mësohet se shtetasi me iniciale P.M. ishte duke punuar kur u rrëzua.
Kujtojmë që kohët e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur punonjësit humbasin jetën në vendet e tyre të punës për shkak të pasigurisë.
Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al