LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi/ Pranga tre vlonjatëve

31 Tetor 2019, 12:58, Kronika CNA
Tentuan të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi/

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas pasi kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi.

Në pranga janë vënë shtetasit: Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë.
A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, Policia ka bërë kapjen e këtyre shtetasve pasi kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Menjëherë, pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E.

Gjithashtu, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera: 1 kilogramë kanabis, 4 aparatë celularë, bidona, etj.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit A.E./CNA.al

Lajmet e fundit nga