Kronika
Shisnin heroinë dhe kanabis/ Arrestohen 2 persona në Korçë

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin antidrogë i koduar “Kamuflimi” si rezultat i të cilit arrestuan dy persona dhe filloi procedimi penal ndaj 5 tjerëve.
Në pranga u vunë shtetasit R. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve: A. K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J.M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.
Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.
Ndërsa 5 shtetasit e tjerë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të cilat i kishin blerë tek shtetasit e lartpërmedur.
Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...

Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ SPAK: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj?
Gazetarja investigative Klodian Lala ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim...