LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbërrin në Itali/ Conte e pret me ceremoni shtetërore

31 Tetor 2019, 12:39, Politikë CNA
Rama mbërrin në Itali/ Conte e pret me ceremoni shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu Italian Giuseppe Conte.

Dy krerët e qeverive janë duke mbajtur në këto momente një takim në zyrën e Contes në Palazzo Chigi, ku do të flasin për situatën politike dhe për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Disa ditë më patë Conte erdhi në Shqipëri, ku u shpreh se do të ketë investime të mëtejshme në biznes me Ramën./CNA.al

Lajmet e fundit nga