Connect with Us

“Politikan i mirë nuk bëhesh kur je në pushtet”/ Grida Duma tregon frikën më të madhe

Politikë

“Politikan i mirë nuk bëhesh kur je në pushtet”/ Grida Duma tregon frikën më të madhe

Publikuar

-

Ish deputetja e PD-së Grida Duma, e ftuar në “Real Story”  ka treguar se frika e saj më e madhe është të mos bëjë gjënë e duhur për të bërë PD-në fituese.

“Nëse ka një gjë që duhet ti frikësohem, është të mos bëj gjënë e duhur të bëj Partinë Demokratike fituese. A kam qenë unë luajale me vendimet e PD, apsolutisht që kam qenë. Unë po përpiqem të jem fituese. Unë e kam nisur rrugën time dhe nuk besoj se duhet folur për behlulin. Mund të vlej për dikë mund të mos vlej për dike tjetër. Politikan bëhesh më shumë kur je në opozitë se kur je në pushetet”, theksoi Duma ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po shkoni si delet drejt thertores”/ Avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me konferencën e donatorëve për Shqipërinë, e cila u zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se 880 milionë € kredi, në emër të qeverisë shqiptare, që sipas tij është njëlloj si “t’i hapësh varrin vetes”.

“Të të miratojnë 880 milionë € kredi në emrin tënd pa të pyet hiç (thuhet që është akoma dhe më shumë por duhet të presim konfirmimin) kur je zhytur me 13 miliardë € në total, do të thotë që ke marrë lopatën dhe po hap varrin tënd ekonomik.. ose po bën gati valixhet për t’ja mbathur për të mos paguar për dekada interesa për një kredi që e ka marrë Qeveria në emrin tënd pa të pyet e pa të pjerdh hiç (në fakt mendo se muaj ka Edi me 40 hajdutët e vet që bisedojnë mçeftas me këto banka)..”-shkruan Goxhaj.

Më tej, Goxhaj bën edhe një paralajmërin të frikshëm, ndërsa shkruan se “Veç ajo gjëja që s’kuptoj unë:

LEXO EDHE:  Basha nuk zhgënjen/ PD kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor

LEXO EDHE:  Pas katër vitesh/ Basha kujtohet për Këshillin Kombëtar

Po pse janë kaq të gëzuar xhanëm.. sidomos këta me shkollë?!? Si ato delet që shkojnë me qejf t’u këndu e tu lodru drejt thertores!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasi fugonin e burgjeve me të dënuar brenda/ Arrestohet shoferi

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar shoferin e drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në vendin e quajtur Qesarat.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet H.H.

Sipas policisë, 56 vjeçari duke drejtuar furgonin tip “Hyunday” në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve po kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet S. Sh. Për ngjarjen u arrestua 56-vjeçari, ndërkohë që u referuan materialet në Prokurori për 60-vjeçarin nga Memaliaj që drejtonte ‘Benz’-in.

LEXO EDHE:  Pakti për Universitetin/ PD: Rama tradhtoi studentët

LEXO EDHE:  Pas katër vitesh/ Basha kujtohet për Këshillin Kombëtar

Në furgon ndodheshin shoferi, gjashtë efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE paralajmëron Shqipërinë/ Korrupsioni nuk do të tolerohet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në bisedë me DW, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel dhe shprehet me optimizëm të matur për hapjen e negociatave në mars.

Deutsche Welle: Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro për Shqipërinë? 

Oliver Varhelyi: Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë.

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura? 

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri tani këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.

LEXO EDHE:  Basha: E vërteta nuk mund të dalë kur i akuzuari ndodhet në pushtet

LEXO EDHE:  Foto-Protesta/ Elona gati të hidhet nga ballkoni për Lulin

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!

Me Oliver Varhelyi bisedoi Lindita Arapi./ DW

LEXO TE PLOTE