Connect with Us

Nga Erjon Braçe/ E vërteta se shteti nuk i ka paguar 100 milionë euro Sigurimeve Shoqërore

Politikë

Nga Erjon Braçe/ E vërteta se shteti nuk i ka paguar 100 milionë euro Sigurimeve Shoqërore

Publikuar

-

E degjova tre dite me pare dhe kam heshtur.

Besoja se autoret e genjeshtres do permbaheshin, do vetekorrigjoheshin.

Por dje, genjeshtra u be edhe me konkrete duke shkuar deri ne raste te rreme te “pensionisteve te pa paguar”, paguar deri në qindarkën e fundit, natyrisht.

Ndaj, vendosa te sjelle fakte lehtesisht te verifikueshme, #kunderGenjeshtres.

Gënjeshtra:

Shteti i ka borxh institutit te sigurimeve shoqerore 100 milion euro!

E vërteta:

Fakti 1: Institucionet buxhetore, deri ne daten 25. 10. 2019, i kane 164. 377. 595 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore!

Pra, detyrimi i institucioneve buxhetore (shtetërore) është 1. 336. 403 euro.

Kurrë nuk është 100 milionë euro.

Bashke me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin ne 445. 570. 492 leke, 3. 622. 524 euro.

Fakt 2: Institucionet jo buxhetore, deri ne daten 25. 10. 2019, i kane 284. 862. 360 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Pra detyrimi i institucioneve jobuxhetore (publike) është 2. 315. 954 euro.

Bashke me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin ne 386. 323. 571 leke, 3. 140. 842 euro.

LEXO EDHE:  Conte jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë/ Do finalizojmë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

Pra, detyrim i institucioneve publike-identifikuar si “shteti”, është 3. 652. 357 eURO.

Bashke me gjoba e interesa detyrimi eshte: 6. 763. 366 euro.

Janë 100 milionë euro?

Kurrë, shihni numrat!

Jane pak?

Asfare! Cdo qindarke detyrim ligjor duhet arketuar dhe “shteti” duhet te jete shembulli!

Tani, a e ka rrezikuar detyrimi prej 3.6 milion euro skemen e pensioneve?

Asfare!

Skema e pensioneve, eshte e shendetshme, dukshem e permiresuar ne cdo tregues, perfshire aftesine paguese;

Paguan çdo qindarkë të pensioneve për cilindo pensionist, dhe në kohë!

Te ardhurat ne skeme jane rritur me 21.9 miliarde leke ose 42.7% ne krahasim me vitin 2013-te!

Perfitimet e pensionisteve jane rritur me 29.7 miliarde leke ne krahasim me vitin 2013-te.

Numri i kontribuesve ne skeme eshte rritur me 228 mije ne krahasim me vitin 2013-te.

Koeficenti i varesise (kontribues/pensioniste pleqerie) eshte permiresuar nga 1.25 ne 1.53, duke siguruar nje mbulim me te mire.

Deficiti i skemes se pensioneve eshte ulur me 0.35 pike ndaj GDP./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së djeshme të donatorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh falenderuese ndaj vendeve që kanë ndihmuar Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky është një mesazh i qartë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiprarëve.

“Konferenca e djeshme do t’iu japë shqiptarëve kurajon për të vazhduar betejën e tyre. Ajo tregoi mbështetjen nga BE për shqiptarët. Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, përkundrazi ndiejnë detyrimin për t’i ndihmuar ata”-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa tha se “Ajo që dua të theksoj është se tani duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Buzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitësh kërkon kredi.”

LEXO EDHE:  Conte jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë/ Do finalizojmë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

LEXO EDHE:  Braçe shpërthen ndaj Bashës/ Sfidon atë dhe deputetët e tij: Injorantë, nëse...

Më tej, ajo theksoi se “Shuma 880 milion euro, është hua, borxh që do paguhet nga taksat e shqiptarëve prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur, që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Besimi tek kjo qeveri ka humbur.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po shkoni si delet drejt thertores”/ Avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me konferencën e donatorëve për Shqipërinë, e cila u zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se 880 milionë € kredi, në emër të qeverisë shqiptare, që sipas tij është njëlloj si “t’i hapësh varrin vetes”.

“Të të miratojnë 880 milionë € kredi në emrin tënd pa të pyet hiç (thuhet që është akoma dhe më shumë por duhet të presim konfirmimin) kur je zhytur me 13 miliardë € në total, do të thotë që ke marrë lopatën dhe po hap varrin tënd ekonomik.. ose po bën gati valixhet për t’ja mbathur për të mos paguar për dekada interesa për një kredi që e ka marrë Qeveria në emrin tënd pa të pyet e pa të pjerdh hiç (në fakt mendo se muaj ka Edi me 40 hajdutët e vet që bisedojnë mçeftas me këto banka)..”-shkruan Goxhaj.

Më tej, Goxhaj bën edhe një paralajmërin të frikshëm, ndërsa shkruan se “Veç ajo gjëja që s’kuptoj unë:

LEXO EDHE:  Protesta e biznesit të vogël/ Erion Braçe shuplakë qeverisë

LEXO EDHE:  Conte jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë/ Do finalizojmë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

Po pse janë kaq të gëzuar xhanëm.. sidomos këta me shkollë?!? Si ato delet që shkojnë me qejf t’u këndu e tu lodru drejt thertores!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasi fugonin e burgjeve me të dënuar brenda/ Arrestohet shoferi

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar shoferin e drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në vendin e quajtur Qesarat.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet H.H.

Sipas policisë, 56 vjeçari duke drejtuar furgonin tip “Hyunday” në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve po kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet S. Sh. Për ngjarjen u arrestua 56-vjeçari, ndërkohë që u referuan materialet në Prokurori për 60-vjeçarin nga Memaliaj që drejtonte ‘Benz’-in.

LEXO EDHE:  Conte jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë/ Do finalizojmë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

LEXO EDHE:  Protesta e biznesit të vogël/ Erion Braçe shuplakë qeverisë

Në furgon ndodheshin shoferi, gjashtë efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit./CNA.al

LEXO TE PLOTE