Connect with Us

“Ndalimi i protestave nga opozita”/ Analisti: Sinjal për zgjedhje të parakohëshme

Politikë

“Ndalimi i protestave nga opozita”/ Analisti: Sinjal për zgjedhje të parakohëshme

Publikuar

-

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në  “News 24” u shpreh se qëndrimi i opozitës për të ndalur, është sinjal për zgjedhje të parakohëshme.

“18 tetori ishte një datë, një afat, në të cilën Shqipëria do të shqyrtohej me precedencë, sjellja e saj, institucionet e saj, opozita e saj, nga BE. Me presionin amerikan, me frymëzim të brendshëm pozitivist, opozita mbajti këtë qasje, që ndaloi protestat. Franca la të kuptojë se do shikojë procesin e afrimit të vendeve aspirantë me BE. Imagjinoj se Franca duhet të bëjë të qartë skenarin e saj, procedurën si e imagjinon ajo, në javët e ardhshme, çka do të thotë se ato faktorë që penguan opozitën që të jetë agresive dhe me protesta, duhen të sugjerojnë një periudhë pritjeje.

Faktori i dytë është paqartësia që ekziston në mënyrën se si do iu afrohemi zgjedhjeve të parakohshme, edhe nëse palët bien dakord. Që të bëhen këto zgjedhje do duhet të kemi Reformë Zgjedhore. Rekomandimet e OSBE mbi këtë reformë do duhet të miratohen në Kuvend, por që opozita nuk është e pranishme institucionalisht. Kjo e rrit misterin se çfarë po ndodh me zhvillimet e nëntokës, që nuk janë publike. Kjo duket dhe në faktin se kush e udhëheq opozitën parlamentare, zonja Hajdari apo dikush tjetër, apo sinjale tjera, si psh. Z. Duma dhe z. Basha për problemin me modelin, listë të hapur me të mbyllur.

LEXO EDHE:  Bashën e "lëshojnë" nervat/ Sulmon Top Channel

Pra, duket sikur ka një sinjal, sigurisht që një perspektivë e qartë për integrimin, dmth një datë, do t’i përshpejtojë zhvillimet e brendshme në kahje pajtuese, që mund të çojë dhe në zgjedhje të parakohshme”, tha Nazarko./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arta Vorpsi u betua tek noterja/ Salianji: Emër merr edhe Ver Llapa

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit para noteres duke e krahasuar me “Ver llapën”, një personazh i njohur në rrugët e Tiranës.

“Ne kemi kohë që themi se Rama do të kapë gjithë institucionet e  drejtësisë. Lufta me presidentin është që të kapë e të nënshtrojë çdo institucion tjetër. Sa njerëz ka kur kalojnë në rrugën që thonë kam folur me Ufot, kam zëvendësuar Donald Trump. Të gjithë këta që dalin në rrugë marrin emër, emër merr edhe Ver Llapa”, u shpreh Salianji nga studion e Opinon në News 23.

LEXO EDHE:  Bashën e “lëshojnë” nervat/ Sulmon Top Channel

LEXO EDHE:  Video/ Policia dhe prokuroria falsifikojnë dokumentet zyrtare

Sipas ish deputetit, kryeministri po tenton të thotë “ligji jam unë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj banorëve të Astirit/ Balliu tregon dy hapat që do ndërmerren nga opozita

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka paditur penalisht policinë dhe drejtues të IKMT-së për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu tha se padia është vetëm hapi i parë që ka ndërmarrë opozita, ndërsa hapi i dytë sipas tij është dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të vijë në pushtet.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari shigjeton Bashën/ Ne përfaqësojmë demokratët

LEXO EDHE:  Topalli: Basha shiti zgjedhjet/ Lista e Lulit zgjodhi Ruçin

“Padia është për shkopat e gomës, arrestimet e paligjshme, dhuna ppsikologjike, dhe drama që kanë kaluar fëmijët dhe gratë. Ky është thjeshtë hapi i partë i PD për të vënë para përgjegjësisë hajdutët.

Hapi i dytë është se me të ardhur në pushtet PD, VKM e e parë që qeveria do të nxjerrë do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve. Shkatërrimi i shtëpive të tyre është bërë me justifikimin se ka një projejkt por nuk ka një të tillë.”-tha Balliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari takon Vjosa Osmanin/ Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot kandidaten për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.

Hajdari bën me dije se gjatë takimit, Osmani ka ndarë eksperiencën e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament”, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Znj. Vjosa Osmani, në selinë e LDK në Prishtinë.
Bisedë frytdhënëse ku Znj. Osmani ndau me ne eksperiencën e LDK-së me zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament.
I uroj shumë suksese Znj. Osmani, dhe shpresoj të thellohet bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy Parlamenteve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE