Connect with Us

“Mungojnë 520 mln $ për pensionet”/ Malaj jep alarmin për borxhin në Sigurimet Shoqërore

Politikë

“Mungojnë 520 mln $ për pensionet”/ Malaj jep alarmin për borxhin në Sigurimet Shoqërore

Publikuar

-

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e emisionit “360 Gradë”, është shprehur se gjëndja për borxhet e papaguara nga sigurimet shoqërore është tejet alarmante dhe se borxhi ka shkuar deri në 520 milion dollarë.

Sipas ish ministrit, rritja e defiçitit është aq e lartë saqë  i kalon si barrë edhe brezit të ri të fëmijëve.

“Ne harxhojmë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe kompensimin e ish-pronarëve rreth 1.8 miliardë dollarë në vit, por mbledhim vetëm 910 milionë.  Gropa e fondit është 810 milion dollarë. Skemat janë defiçitare, por thellimi i defiçitit është barrë e rëndë që duhet menaxhuar. Vetëm për pensionet skema është e mangut 520 milionë dollarë kur shqiptarët me taksat e tyre investojnë në ekonomi 560 milionë dollarë. Aq sa taksapaguesit financojnë ekonominë në investime aq është dhe gropa. Skemat kudo në botë janë me defiçit, por rritja e defiçitit ja kalon barrën fëmijëve”, është shprehur Malaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po shkoni si delet drejt thertores”/ Avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me konferencën e donatorëve për Shqipërinë, e cila u zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se 880 milionë € kredi, në emër të qeverisë shqiptare, që sipas tij është njëlloj si “t’i hapësh varrin vetes”.

“Të të miratojnë 880 milionë € kredi në emrin tënd pa të pyet hiç (thuhet që është akoma dhe më shumë por duhet të presim konfirmimin) kur je zhytur me 13 miliardë € në total, do të thotë që ke marrë lopatën dhe po hap varrin tënd ekonomik.. ose po bën gati valixhet për t’ja mbathur për të mos paguar për dekada interesa për një kredi që e ka marrë Qeveria në emrin tënd pa të pyet e pa të pjerdh hiç (në fakt mendo se muaj ka Edi me 40 hajdutët e vet që bisedojnë mçeftas me këto banka)..”-shkruan Goxhaj.

Më tej, Goxhaj bën edhe një paralajmërin të frikshëm, ndërsa shkruan se “Veç ajo gjëja që s’kuptoj unë:

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu flet me superlativa për Arben Malajn: Njeri i vërtetë, gëzohu se ke fituar lirinë

LEXO EDHE:  A ka një histori shantazhi, pas emërimit të dytë të Malajt në bordin e BSH?

Po pse janë kaq të gëzuar xhanëm.. sidomos këta me shkollë?!? Si ato delet që shkojnë me qejf t’u këndu e tu lodru drejt thertores!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasi fugonin e burgjeve me të dënuar brenda/ Arrestohet shoferi

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar shoferin e drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në vendin e quajtur Qesarat.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet H.H.

Sipas policisë, 56 vjeçari duke drejtuar furgonin tip “Hyunday” në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve po kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet S. Sh. Për ngjarjen u arrestua 56-vjeçari, ndërkohë që u referuan materialet në Prokurori për 60-vjeçarin nga Memaliaj që drejtonte ‘Benz’-in.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Arben Malaj: 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu flet me superlativa për Arben Malajn: Njeri i vërtetë, gëzohu se ke fituar lirinë

Në furgon ndodheshin shoferi, gjashtë efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE paralajmëron Shqipërinë/ Korrupsioni nuk do të tolerohet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në bisedë me DW, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel dhe shprehet me optimizëm të matur për hapjen e negociatave në mars.

Deutsche Welle: Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro për Shqipërinë? 

Oliver Varhelyi: Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë.

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura? 

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri tani këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.

LEXO EDHE:  U pezullua nga detyra/ Reagon menjëherë Arben Malaj: Do ta kem më të lehtë të përballem ligjërisht me shpifësit

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Arben Malaj: 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!

Me Oliver Varhelyi bisedoi Lindita Arapi./ DW

LEXO TE PLOTE