LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos është ky mashtrimi i radhës?/ Rama premton tender për aeroportin e Vlorës

31 Tetor 2019, 17:44, Politikë CNA
Mos është ky mashtrimi i radhës?/ Rama premton tender për

?Nga java tjetër do të hapim një tender për Aeroportin e  Vlorës??, kështu është shprehur kryeministri Rama në fjalën përshëndetëse të tij, në Asamblenë e Dhomës së Industrialistëve të Detit në Romë, teksa shton se nuk mungon interesi i disa grupeve italiane për këtë projekt.

Sipas Ramës, qeveria ka firmosur edhe një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat.

Duke marrë shkas nga deklaratat e mëhershme të kryeministrit se do të ishin turqit ata të cilët do të ndërtonin aeroportin e Vlorës (lexo këtu), gjë që nuk ndodhi, natyrshëm lind pyetja: Mos është ky mashtrimi i radhës i Ramës?

‘Kemi firmosur  një marrëveshje me kompaninë MSC , për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me ‘Costa Crociere’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë  Durrësin,  ashtu si Vlorën me dy terminalë mjaft modernë, të konceptuar përherë. Nga java tjetër do të hapim një tender për Aeroportin e  Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët’, tha Rama./CNA.al

Aeroporti i Vlorës/ Rama tregon pse dështuan negociatat me turqit

Lajmet e fundit nga