LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lubonja ‘kryqëzon’ Grida Dumën: Çfarë ishit duke bërë deri dje?

31 Tetor 2019, 20:57, Politikë CNA
Lubonja ‘kryqëzon’ Grida Dumën: Çfarë ishit

Ndërsa flitej për librin e ish deputetes demokrate Grida Duma, ?Koha për politikë?, analisti i njohur Fatos Lubonja, i ka hyrë një analize të përciptë duke ushtruar disa pyetje për të kuptuar nëse ka ndryshuar qëndrimi i opozitës, apo nëse vetë Duma paraqet një rrugë tjetër, një mendim ndryshe brenda grupit.

?Grida Duma thotë se është koha për politikë. Pyetja është pse ku ishin, çfarë ishin duke bërë deri dje? Ku është lajmi? Në kuptimin ka ardhur koha për politikë të bëjmë gjëra pozitive apo çfarë na tregon. Unë mund ta marr edhe se opozita ndoshta ka gabuar dhe ka bërë edhe gabim e tani mund të bëjë ndryshe. Unë së paku kështu e kuptoj.  Unë e kam ndjekur opozitën dhe ka luhatje. Ka ndryshuar gjuha e opozitës, nuk më protesta. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, ndoshta ndërkombëtarët kanë tërhequr vëmendjen?, është shprehur Lubonja.

Përballë pyetjeve të analistit dhe konstatimit të tij se ka luhatje brenda opozitës, e cila ka ?zbutur zërin? dhe mungojnë protestat, Duma shprehet se

?Dua të them dy element. Pa dyshim që është ngritur një diskurë nëse dikush duhet të flasë kështu hapur si unë apo duhet të flitet në mënyrë forumore, pra të flas partia.

Unë besoj se të bësh politikë do të thotë se duhet të bësh politikën e alternativën zgjidhëse. Edhe aksionet politike janë padyshim politikë. Padyshim që PD në denoncimet e sa me emra me funksionarë të lartë si dhe në denoncimet e saj për korrupsionin qeveritar ka qenë perfektë. Partia Demokratike ka treguar çdo gjë se çfarë nuk shkon me opozitën. Kemi dëshmuar se jemi forcë e së ardhmes. Unë kam hedhur teza si mund të zgjidhen disa probleme të shqiptarëve. Nuk është folur me emra konkret, por si të zhvillojmë sektorët tanë. Unë e gjej sot veten në PD, unë e gjej veten në parimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mendimet e mija shkojnë jo vetëm në akord me PD-në, por janë edhe luajal në PD.

Ka pasur momente në PD që zëra të caktuar kanë patur mendime ndryshe, por kanë shkuar në akord me grupin pavarësisht se mund të dyshonim nëse ishte kjo gjëja e duhur apo jo. Kjo për mua është të qenurit luajal me grupin?, ka thënë ish deputetja Grida Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga