LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministrit italian thirrje opozitës/ Uluni pa kushte për Reformën Zgjedhore

31 Tetor 2019, 16:31, Politikë CNA
Kryeministrit italian thirrje opozitës/ Uluni pa kushte për

Për kryeministrin italian, Giuseppe Conte, i ka bërë thirrje opozitës shqiptare të ulet në dialog me mazhoracën, pa kushte për Reformën Zgjedhore.

Këtë deklaratë kryeministri italian e bëri gjatë konferencës së përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në Itali.

Kam inkurajuar në mënyrë të përsëritur kryeministrim Edi Rama për një ftesë të hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e problematikave që prej kohësh pengojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave të nisura, në veçanti reformës zgjedhore.

Dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe të fortë me Shqipërinë. I ripërsëris edhe një herë ftesën forcave opozitare, të ndjekin të njejtën qasje, me shpirt konstruktivdhe nëse më lejoni, pa kushte” tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga