Connect with Us

”Jam kërcënuar në zyrë”/ Murrizi hedh dyshime mbi pretendimet e Rudina Hajdarit

Politikë

”Jam kërcënuar në zyrë”/ Murrizi hedh dyshime mbi pretendimet e Rudina Hajdarit

Publikuar

-

Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës pas pretendimeve se është kërcënuar me jetë nga kolegët e saj deputetë.

Lidhur mbi çështje ka folur dhe deputeti Myslim Murrizi. I fruar në Ora News, Murrizi ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Murrizi e lidh gjithçka me ndonjë tension të momentit ku sipas tij mund të ketë pasur ngritje zëri apo një gjest më tepër nga ndonjë deputet.

Nuk kam informacion por jam pak dyshues të besoj se çfarë thuhet. Unë personalisht kam qenë deputet në 1997-2001 kur kishim tre palë pushtete, një pushtet i zgjedhur me votë, komiteti i shpëtimit, bandat nëpër këmbë. Nuk besoj që ka pasur të këtij lloji.Pjesa tjetër është e këtyre institucioneve ku Hajdari mund ti jetë drejtuar me shkresë, ta hetojnë. Nuk e di pse ka ardhur ky denoncim.

LEXO EDHE:  “Reforma Zgjedhore do ketë risi”/ Hajdari: Ndryshimi i sistemit zgjidh plagën e shit-blerjes

Unë nuk besoj se është kaq e madhe dhe kaq dramatike. Në debate e sipër siç bëjmë të gjithë mund të ketë kaluar dikush një fjalë më tepër apo gjest më tepër. Kam bindjen se nuk ka të bëjë më kërcënime jetësore serioze, sidomos nga ata 9 deputetë që ishim dhe nga këta 5 që me dëshirën e tyre plotësuan formularin për të qenë pjesë e grupit parlamentar Demokrat.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së për transparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit.

Sipas Vasilit, të gjithë e dinë që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron prandaj SHBA do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë.

“Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit!
SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.
Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.
Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademinë e Trasparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së djeshme të donatorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh falenderuese ndaj vendeve që kanë ndihmuar Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky është një mesazh i qartë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiprarëve.

“Konferenca e djeshme do t’iu japë shqiptarëve kurajon për të vazhduar betejën e tyre. Ajo tregoi mbështetjen nga BE për shqiptarët. Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, përkundrazi ndiejnë detyrimin për t’i ndihmuar ata”-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa tha se “Ajo që dua të theksoj është se tani duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Buzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitësh kërkon kredi.”

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Murrizit/ Plasin përplasjet brenda PS-së, ja çfarë do ndodhë në 16:00

LEXO EDHE:  Gazetari paralajmëron Bashën/ Rudina nuk është më “bija e babait”

Më tej, ajo theksoi se “Shuma 880 milion euro, është hua, borxh që do paguhet nga taksat e shqiptarëve prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur, që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Besimi tek kjo qeveri ka humbur.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po shkoni si delet drejt thertores”/ Avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me konferencën e donatorëve për Shqipërinë, e cila u zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se 880 milionë € kredi, në emër të qeverisë shqiptare, që sipas tij është njëlloj si “t’i hapësh varrin vetes”.

“Të të miratojnë 880 milionë € kredi në emrin tënd pa të pyet hiç (thuhet që është akoma dhe më shumë por duhet të presim konfirmimin) kur je zhytur me 13 miliardë € në total, do të thotë që ke marrë lopatën dhe po hap varrin tënd ekonomik.. ose po bën gati valixhet për t’ja mbathur për të mos paguar për dekada interesa për një kredi që e ka marrë Qeveria në emrin tënd pa të pyet e pa të pjerdh hiç (në fakt mendo se muaj ka Edi me 40 hajdutët e vet që bisedojnë mçeftas me këto banka)..”-shkruan Goxhaj.

Më tej, Goxhaj bën edhe një paralajmërin të frikshëm, ndërsa shkruan se “Veç ajo gjëja që s’kuptoj unë:

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari: Shqiptarëve ju duhet një elitë e re politike

LEXO EDHE:  Gazetari paralajmëron Bashën/ Rudina nuk është më “bija e babait”

Po pse janë kaq të gëzuar xhanëm.. sidomos këta me shkollë?!? Si ato delet që shkojnë me qejf t’u këndu e tu lodru drejt thertores!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE