LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I përjetshmi” i Prokurorisë së Përgjithshme/ Me tre apartamente dhe mijëra dollarë shpenzime

31 Tetor 2019, 09:48, Vetingu CNA
“I përjetshmi” i Prokurorisë së Përgjithshme/ Me

Vettingu po nxjerr në dritë jo vetëm skandale, por edhe  çudira. Në këtë vend që quhet Shqipëri dhe ku jetojmë të gjithë ne, për prokurorët dhe gjyqtarët nuk ka pasur kosto të rëndë jetese.

Pasi ata rezultojnë më të pasurit. Vetëm me pagat ata kanë bërë mrekullira, kanë shkolluar fëmijët jashtë, kanë bërë pushime luksoze, kanë blerë shtëpi dhe makina milliona euro.

Të mos flasim për mënyrën se si kanë zaptuar institucionet me familjarët e tyre në shumë raste me njerëz të paaftë dhe mediokër.

Sot, në filtër të CNA.al, prokurori Kujtim Luli, i cili ndryshe mund të quhet edhe i ?përjetshmi? i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ai ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme që nga koha kur institucioni drejtohej nga Theodhori Sollaku e më pas Ina Rama dhe Adriatik Llalla.

Shkëputja e tij nga Prokuroria e Përgjithshme pothuajse ka ndodhur për 2 vite nga viti 2015 deri në 2017, kur u emërua në Prokurorinë e Apelit në Durrës. Por, Luli në këtë periudhë ndërroi vetëm institucion pasi pagën e kishte të njëjtë si në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sjellim në vëmendje se Kujtim Luli është njëri nga gjashtë prokurorët që u ngarkuan nga ish-kryeprokurorja Ina Rama me hetimin e tragjedisë së Gërdecit.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave që CNA.al, ka marrë pranë ILDKPKI-së, Kujtim Luli është nga prokurorë që deklarohet modest me kredi sociale, ndërkohë nga ana tjetër shpenzon mijëra dollarë dhe emra për shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit.

Nuk i beson prokurori Luli, arsimit shtetëror në Shqipëri  që fëmijët i ka shkolluar diku tjetër dhe që sot jetojnë në SHBA, apo nga drejtësia e dështuar dhe e korruptuar e ka ndërmarrë këtë hap?

Në vitin 2003 ai ka deklaruar një apartament 1 plus 1 në pronësi me bashkëshorten dhe fëmijët me sipërfqe 55.9 m2 dhe me vlerë 3.5 milion lekë, një apartament 2 plus 1 në fazën e ndërtimit me sipërfaqe 105 m2 dhe me vlerë 48 346 dollarë amerikanë si dhe një shtëpi banimi në bashkëpronësi me dy vëllezërit dhe dy motrat, me sip 159 m2 dhe 200 m2 truall.

Po në të njëjtin vit deklaron se ka marrë një kredi sociale në shumën 5 000 000 lekë për strehim.

Më vonë, në vitin 2005 ai deklaron një apartament me sipërfaqe 105.1 m2 në Tiranë, me vlerë 48 346 dollarë amerikan.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Kujtim Luli.

Viti 2003

Ap 1 plus 1 në pronësi me bashkëshorten dhe fëmijët me sip 55.9 m2 dhe me vlerë 3.5 milion lekë. Blerë sipas ligjit për privatizimin e banesave.

Ap 2 plus 1 në fazën e ndërtimit me sip 105 m2 dhe me vlerë 48 346 dollarë amerikanë. Burimi: Kredi për strehim.

Shtëpi banimi në bashkëpronësi me dy vëllezërit dhe dy motrat, me sip 159 m2 dhe 200 m2 truall. Fituar me trashëgimi pas vdekjes së prindërve.

Kujtim dhe Fatmira Luli deklarojnë 3 milionë lekë kesh.

Kujtim dhe Fatmira Luli deklarojnë 2 milionë lekë kesh.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në zyrën e PP në shumën 2.27 miilion lekë.

Paga e bashkëshortes nga Shkolla e Magjistraturës dhe honorare të një studimi si dhe seminare të shërbimit social ndërkombëtare në shumën 1.095 milion lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë lekë.

Viti 2004

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë lekë. Detyrimi i pashlyer është 688170 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 695 304 lekë.

Honorare të subjektit deklarues në cilësinë e pedagogut të jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në shumën 50 000 lekë.

Honorare të subjektit deklarues në cilësinë e ekspertit trajnues në kurset e trajnimit të Policisë Kufitare në kuadrin e projektit IOM-UNHCR në shumën 1 000 dollarë.

Paga e bashkëshortes nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 1 367 350 lekë.

Viti 2005

Pasuri e paluajtshme e paregjistruar, ap me sip 105.1 m2 në Tiranë, pagesa me kredi me kontratë sipërmarrje të vitit 2003. Ka hyrë në banesë në vitin 2005. Vlera e saj është 48 346 dollarë amerikan.

Autoveturë tip Opel Kadet në emër te bashkëshortes, blerë në korrik të  vitit 2005 në vlerën 200 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 695 304 lekë.

Honorare të subjektit deklarues në cilësinë e ekspertit trajnues në kurset e trajnimit të Shkollës së Magjistraturës në shumën 300 euro.

Paga e bashkëshortes nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 854 593 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap 1 plus 1 në pronësi të bashkëshortes dhe dy fëmijëve, në shumën 90 000lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i shlyer është 285 600 lekë.

Viti 2006

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 574 230 lekë.

Honorare të subjektit deklarues në cilësinë e ekspertit trajnues në kurset e trajnimit të Shkollës së Magjistraturës në shumën 630 euro dhe 400 dollarë.

Të ardhura nga qiraja e ap 1 plus 1 në pronësi të bashkëshortes dhe dy fëmijëve, në shumën 312 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i shlyer është 285 600 lekë.

Viti 2007

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 657 063 lekë.

Honorare të subjektit deklarues në cilësinë e ekspertit trajnues në kurset e trajnimit të Shkollës së Magjistraturës në shumën 330 mijë lekë dhe 200 euro.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i shlyer është 285 600 lekë.

Viti 2008

Autoveturë tip Renaul Clio, viti i prodhimit 1995 në pronësi të bashkëshortes Fatmira Luli, blerë në mars 2008 me vlerë 400 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 952 566 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si avokate në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura vjetore të djalit Klevis Luli, i cili ka punuar me kohë të pjesshme në shoqërinë  ?Albania Online?, në shumën 179 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 4 183 431 lekë.

Viti 2009

Autoveturë Mercedez Benz, viti i  prodhimit 92, blerë në vitin 2009 me vlerë 600 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 2 627 603 lekë.

Paga e bashkëshortes nga konsulenca juridike e firmave ?Palushi?, ?Pegaso? dhe Andi Construction?, në shumat, 400 000, 500 000 dhe 500 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 4 035 823 lekë.

Pagesë shkolle (studime te larta) për djalin Klevis Luli në shumën 13 746 dollarë amerikanë, ndërsa pa u shlyer shuma 3000 dollarë amerikanë.

Pagesë shkolle (studime të mesme?, për djalin në shumën 880 euro, ndërsa pa u shlyer shuma 1 680 euro.

Viti 2010

Bashkëshortja Fatmira Luli ka shitur autoveturën Renault Clio në shumën 450 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 2 011 449 lekë. 238 mijë  lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 3 856 069  lekë.

Pagesë shkolle (studime te larta) për djalin Klevis Luli në shumën 14 453 dollarë USA, ndërsa pa u shlyer shuma 11 673 dollarë USA.

Pagesë shkolle (studime të mesme?, për djalin në shumën 2 600 euro, ndërsa pa u shlyer shuma 1 840 euro.

Viti 2011

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 839 226 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 142 000 lekë.

Paga e bashkëshortes nga konsulenca juridike e firmave  ?Pegaso? dhe Andi Construction, në shumat 500 000 dhe 500 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 3 694 131 lekë.

Pagesë shkolle (studime te larta) për djalin Klevis Luli në shumën 21 620  dollarë USA, ndërsa pa u shlyer shuma 8765 dollarë USA.

Pagesë shkolle (studime të mesme?, për djalin në 1 840 euro.

Viti 2012

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 792 451 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 142 000 lekë.

Paga e bashkëshortes nga konsulenca juridike e firmave  ?Pegaso? 300 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 210 284 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 3 508 491 lekë.

Viti 2013

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 704 191 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 142 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 706 667 lekë.

Të ardhurat e djalit Klevis Luli nga puna në një kompani të huaj në shumën 45 733  99 dollarë amerikanë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 3 326  733 lekë.

Viti 2014

Paga e subjektit deklarues nga zyra e PP në shumën 1 677 269 ekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 142 000 lekë.

Të ardhura si ekspert trajnimi në kurset e Shkollës së Magjistraturës në shumën 40 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 476 280 lekë.

Të ardhurat e djalit Klevis Luli nga puna në një kompani të huaj në shumën 53 339 dollarë amerikanë.

Të ardhurat e djalit Ermal Luli, student nga puna në Campus Regis Collece në shumën 677 88 dollarë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 3 139 585 lekë.

Viti 2015

Autoveturë tip Volsvagen Passade, viti i prodhimit 2005 në pronësi të djalit Klevis Luli, blerë në Gjermani në gusht 2015, me vlerë 350 000 lekë.

Gjendja cash, nga kursimet e subjektit dhe bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.

Kursimet e djalit Klevis Luli në shumën 31 565 dollarë.

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Apelin e Durrësit në shumën 1 589 436 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 144 000 lekë.

Të ardhura si ekspert trajnimi në kurset e Shkollës së Magjistraturës në shumën 40 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 714 824 lekë.

Të ardhurat e djalit Klevis Luli nga puna në një kompani të huaj në shumën 68 494 dollarë amerikanë.

Të ardhurat e djalit Ermal Luli, student nga puna në Campus Regis Collece në shumën 711 dollarë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 76 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 962 768 lekë.

Kredi e djalit Klevis Luli në Boston, ShBA, për blerjen e një autoveture në shumën 28 053 dollarë.

Viti 2016

LLogari bankare e subjektit deklarues në shumën 991 173 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes, Fatmira Luli në shumën 78 686 lekë dhe 3 028 lekë.

Llogaria e kursimeve të djalit në Amerikë, në shumën 44 323 dollarë.

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Apelin e Durrësit në shumën 1 587 432 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 160  000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 795 000 lekë.

Të ardhurat e djalit Klevis Luli nga puna në një kompani të huaj në shumën 75 795 dollarë amerikanë.

Të ardhurat e djalit Ermal Luli, student nga puna në Boston në shumën 1 138 dollarë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 255 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 781 294 lekë.

Kredi e djalit Klevis Luli në Boston, ShBA, për blerjen e një autoveture në shumën 28 441 dollarë. Detyrimi i pashlyer është 18 873 dollarë.

Viti 2017

LLogari bankare e subjektit deklarues në shumën 1 333 353 lekë.

Llogari të bashkëshortes, si individ, si person fizik dhe kursime në shumat  21 882 lekë, 20 euro, 40 830 lekë dhe 805 000 lekë.

Llogaria e kursimeve të djalit në Amerikë, Klevis Luli në shumën 53 834 dollarë.

Llogari rrjedhëse e djalit Ermal Luli në shumën 737 dollarë.

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Apelin e Durrësit në shumën 1 580 728 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 159  000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 1 414 332lekë.

Të ardhurat e djalit Klevis Luli nga puna në një kompani të huaj në shumën 70 145 dollarë amerikanë.

Të ardhurat e djalit Ermal Luli, student nga puna në Boston në shumën 1 138 dollarë.

Të ardhurat nga tre punë të djalit Ermal Luli në shumën 815 dollarë, 4 151 dollarë dhe 9 129 dollarë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 255 000 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 560 022lekë.

Kredi e djalit Klevis Luli në Boston, ShBA, për blerjen e një autoveture në shumën 28 441 dollarë. Detyrimi i pashlyer është 10 120 dollarë.

Viti 2018

Llogaria rrjedhëse e pagës së deklaruesit në shumën 1 650 729 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Apelin e Durrësit në shumën 1 577 377 lekë.

Pagesë e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak në shumën 157 627 lekë.

Kredi në shumën 5 milion lekë me afat shlyerje 25 vjet, kësti mujor 238 mijë  lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 313 697 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes Fatmira Luli në shumat, 1 900 euro dhe 1 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate në shumën 906 450 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës që është në emër të bashkëshortes dhe dy fëmijëve, në shumën 255 000.

Djali, Klevis Luli, kursime në shumën 8 799 98 dollarë amerikanë.

Gjendja e llogarisë së djalit Klevis Luli në shumën 3 130 96 dollarë.

Të ardhurat e djalit Klevis Luli nga puna në një kompani të huaj në shumën 70 190 69 dollarë amerikanë.

Kredi e djalit Klevis Luli në Boston, ShBA, për blerjen e një autoveture në shumën 28 441 dollarë. Detyrimi i shlyer është 10 120 dollarë.

Llogari rrjedhëse e djalit Ermal Luli në shumën 768 21 dollarë.

Të ardhura nga puna të djalit Ermal Luli në një kompani në Boston në shumën 27 060 81 dollarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga