LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyseni kundër shpalljes së 21 janarit si festë zyrtare/ Rëndon buxhetin e shtetit

31 Tetor 2019, 09:50, Politikë CNA
Hyseni kundër shpalljes së 21 janarit si festë zyrtare/

Deputeti i PS-së Alket Hyseni është shprehu kundër caktimit të ditës së Kongresit të Lushnjes si festë zyrtare.

Sipas Hysenit shprehet caktimi i një dite si festë zyrtare do të sillte shpenzime të mëdha në buxhetin e shtetit për të paguar administratën.

?Kjo sjell shpenzime të mëdha financiare, në bazë të kodit të punës, i bie të paguhen 50% ekstra. Greqia ka 12 ditë festa, Maqedonia 13, Shqipëria ka 14 ditë festë zyrtare. Më shumë se ne nuk ka vend tjetër, të mos kalojmë në Perëndim se atje ka koncept tjetër për festat zyrtare. Festa zyrtare sjell ndëprerje të punës së institucionit. Këtu duhet të shtrohet diskutimi. Dëshirat janë më të mëdha se mundësitë, dhe mundësitë më të mëdha se realizimi. Historia e Shqipërisë ka dhe ditë të tjera të rëndësishme, po a i ka mundësitë buxheti jonë? ? u shpreh Hyseni.

Lajmet e fundit nga